Forumi Horizont Gjithsej 44 faqe: « E parė ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit »
Trego 44 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- a ka tradhetar ndaj kombit sot shqiperia? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18716)


Postuar nga Fajtori datė 26 Janar 2014 - 04:18:

Strategia della tensione?

Kjo ngjan si "Strategia della tensione" ne Itali. Ka ndodhur ne vitet 70-80 me bomba te vendosura ne vende te ndryshme, me e famshmja ajo e stacionit te Bolognes. Kohe me vone Mafia sicliane ne fillim te viteve 90 perdori te njejten strategji. Ne dokumentat e fundit dhe proceset gjyqesore ka te dhena se ne vitet 70 ekstremistet e djathte te mbeshtetur nga Amerika jane munduar te mbajne larg te majten nga parlamenti, duke krijuar amulli dhe strategji tensioni. Ne vitet 90 bombat e Mafias jane pjese e asaj qe mendohet te kete qene tratative e fshehte mes qeverise, sherbimeve sekrete (qe tejkalojne kompetencat e shtetit dhe bejne manipulime madhore), dhe Mafias.

Nuk do ishte aspak per tu habitur qe bombat e diteve te fundit ne Shqiperi te vijne nga manipulime te parcaktuara politike, edhe pse ka spjegime me te thjeshta. Per shembull mund te ndodhe qe ne kushtet e krizes ekonomike, dhe me renien e pushtetit te Sales, biznesmenet qe hanin buke rehat dje sot te gjejne terren te veshtire, ose konkurrente te rinj te papelqyer, qe ne gjuhen e dhunes qe ka kultura shqiptare perkthehet kollaj ne zgjidhje me vrasje. Asgje nuk eshte e pamundur, as grupet e policeve dhe SHIKsave te Sales qe tani ne kushte krize mund vihen ne sherbim te klienteve me venie eksplozivi, ose mund te duan qellimisht destabilizimin qe te rikthejne ne pushtet njerezit qe i jepnin tendera.


  Gjithsej 44 faqe: « E parė ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit »
Trego 44 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.