Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikė dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Teoria e pergjithshme e relativitetit (TPR) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18792)


Postuar nga robert datė 28 Qershor 2015 - 19:07:

Kuptimi metafizik dhe dialektik i levizjes
Me poshte teksti eshte shkeputur nga nenkapitulli: fizika metafizike, f-123 e me tej. Po e jap pjese-pjese; figurat nuk dilkan ketu!?
Tani le tė vazhdojmė me TPR, e tė shohim disa prova (si gjithnjė nė thonjza) tė sjella nga (pseudo)shkencėtarėt, pėr vėrtetimin e saj. Njė nga kėto ėshtė pėrllogaritja e rrotullimit tė planetit Mėrkur rreth diellit.
Ky planet ka njė rrotullim tė veēantė nga planetėt e tjerė tė sistemit tonė diellor, qė d.t.th. se bėn pak a shumė rrotullime elipsore mė tė forta nga ēdo planet tjetėr, mirpo pėrveē kėsaj, kėto rrotullime elipsore kanė njė afrim dhe largim shumė tė madh nga dielli. Nga matjet e bėra Mėrkurit, astronomėt mund tė llogarisnin pozicionin e tij gjatė ēdo kohe. Ja, po e illustrojmė me njė figurė rrotullimin e tij rreth diellit tonė.

Mėrkuri nė pikėn mė tė largėt nga dielli, 69.8 milion km.


Mėrkuri nė pikėn mė tė afėrt me diellin, 46 milion km.

Fig.9

Kėto rrotullime eliptike kanė spostime nga njė pozicion nė njė tjetėr, pra pas ēdo rrotullimi nė 88 ditė tokėsore, qė bėn Mėrkuri rreth diellit, pika mė afėrt (apo ajo mė e largėt) nga dielli spostohet mė tej. Pas rreth 225 mijė vjetėsh tokėsorė, apo 930 mijė vjetėsh mėrkurianė, (sipas Vikipedias) kjo pikė e afėrt dhe ajo e largėt vijnė nė pozicionin e njėjtė. Natyrisht, ēdo njeri qė ka bėrė 8 klasė shkollė, e di dhe e kupton se edhe pas kaq rrotullimesh tė Mėrkurit, kjo pikė e njėjtė nuk ka si tė jetė e njėjta pikė si ajo para 930 mijė rrotullimeve tė Mėrkurit, pasi si forca tėrheqėse e diellit tonė ka ndryshuar, si rruga dhe shpejtėsia e Mėrkurit ka ndryshuar, si dhe me ēdo planet tjetėr. Tani, kėta shkencarė na paskan gjetur se kėto spostime permanente (tė pėrhershme) tė kėtij periheli –siē quhet– apo mė saktė, tė kėtyre pozicioneve tė afėrta tė Mėrkurit karshi diellit, nuk paskan njė spostim tė rregullt, por kemi njė lėvizje prej 0.1“ nė vit, qė i bie njė lėvizje prej rreth 29 km. mė tej tė kėtij planeti nga parashikimi i shkencarve. Kjo diferencė u hipotezua se mund tė shkaktohej nga grumbuj asteroidėsh.
Mirpo kur kėta nuk u gjetėn, u la ky problem. Ndonėse herė pas here dėgjohen nga astronomė amatorė zbulim i njė planeti tjetėr midis Mėrkurit dhe diellit, ēfarė do tė shpjegonte kėtė shmangie tė Mėrkurit nga pozicioni i parashikuar.
Dhe vetėm dalja e TPR nga Ajnshtajni mė 1916 –u tha se– mund tė shpjegonte kėtė shmangje tė planetit Mėrkur nga pozicioni i caktuar. Sistemi i tij gjeometrik dy-dimensional (!!!) i hapsirės-kohė na e shpjegonka kėtė shmangie tė vogėl tė Mėrkurit nga pozicioni i caktuar. Le ta shohim pak kėtė provė vėrtetimi tė TPR.
Qė elipset e planetėve rreth diellit nuk janė tė mbyllur, kjo ėshtė ditur qysh nga koha e Njutonit. Pra, asnjė planet nuk vjen pikėrisht nė tė njėjtin pozicion pas njė rrotullimi tė plotė rreth diellit, as pas 2, 3, 5, 20, 100, 1000, apo 1 milion rrotullimeve rreth diellit. Sejcili planet ka shmangie nė rrugėn rrotulluese rreth diellit.
Kėto shmangie vijnė –jemi akoma sipas Njutonit– kryesisht nga tėrheqja (graviteti) qė planetėt kanė me njėri-tjetrin. Po sipas Njutonit, forca gravitaconale nė Univers merret si konstante, pra e varur nga masa e trupit. Sa mė i madh trupi, aq mė e madhe forca e tij tėrheqėse. (Ky shpjegim, tė cilin e mėson(te) ēdo nxėnės (i 8-vjeēares nė kohėn ime) nė shkollė, ka mangėsitė e veta, por ato nuk na hyjnė tani kėtu nė punė; ato do i shohim mė vonė.)
Pra, si Toka jonė ashtu dhe ēdo planet tjetėr kanė shmangiet e tyre. Kėto shmangie janė llogaritur, (sipas Njutonit) nė bazė tė ligjeve tė Keplerit, (tė cilėt kėshtu qė kėshtu e parakuptojnė forcėn tėrheqėse tė diellit). Ne, pa u hyrė nė hollėsi ligjeve tė Keplerit dhe gravitetit tė Njutonit, na mjafton kėtu tė pėrmendim qė lėvizjet eliptike (tė hapura si gjithmonė) tė planetėve llogariten nė bazė tė kėtyre ligjeve tė zbuluara nga Kepler dhe akomodifikuar nė lidhje me gravitetin, (forcėn tėrheqėse edhe tė planetėve, pėrveē diellit) nga Njutoni.
Tani, mbas vrojtimesh tė gjata, rezultonte qė shmangia e Mėrkurit nga rruga e tij ishte pakėz mė e madhe nga sa ishte llogaritur nė bazė tė ekuacioneve tė Njutonit. Nė 100 vjet dilte njė diferencė prej 43“, ēfarė i binte nė njė vit 0.43“, qė do tė thoshte njė shmangie prej 0.01°, rreth 29 km. nė ēdo rrotullim. Kjo shmangie pra, ishte mė e madhe nga llogaritjet e mėparme me ekuacionet e Njutonit, tė cilat kishin rezultuar (nė njė farė mase) tė sakta nė pėrllogaritjen e lėvizjes sė planetėve, ndonėse duhet pohuar, ligjet e Keplerit dhe llogaritjet e lėvizjes sė planetėve janė pėrmisuar nga astrono-mėt gjatė kėtyre 2-3 qind vjetėve tė fundit.
Kėtė shmangie aq paksa (fare pak) tė pajustifikuar nga graviteti njutionian, Ajnshtajni pretendonte ta shpjegonte me llogaritė e teorisė sė pėrgjithshme tė relativitetit, pra me anė tė hapsirės sė tij gjeometrike, ku veēoritė fizike si energjia, masa, nuk luajnė fare rol. Dhe nė 1915 ai paraqiti shpjegimin e tij, njė punim i cili pėrmban mė sė shumti formula.
Kėtu mė duhet ta sqaroj lexuesin e kėtij punimi, se gjatė kėtyre viteve unė kam lexuar si thuajse tė gjitha punimet e Ajnshtajnit dhe Njutonit, njė pjesė e tė cilave –ato me shumė formula matematike– ngelen tė pakuptuara edhe pėr mua, por kam lexuar edhe me dhjetra artikuj dhe libra tė tjerė mbi teoritė e relativitetit nga Ajnshtajni apo Fizikėn nė pėrgjithsi. Edhe nėse unė do tė merresha kėtu me tė gjitha hollėsitė e shpjegimit ajnshtajnian pėr shmangien e Mėrkurit, –duke parakuptuar se i kam kuptuar tė gjitha ē’thuhen nė kėto shpjegime–, prapseprapė do ta bėja kėtė punim tė pakuptue-shėm pėr masėn e gjėrė tė lexuesit, gjė qė d.t.th. tė mos shpjegojmė gjė. Ndaj e sqarojmė lexuesin tonė shkurtimisht mbi shpjegimin ajnshtajnian tė shmangies sė Mėrkurit nga rruga e tij, se ky shpjegim barazohet nė formula tė gjeometrisė statike, pra tė rrotullimit dhe rėnies sė lirė tė trupave nė gropėn e hapsirės dy-dimensionale sė krijuar nga dielli, si dhe gjithashtu nė shmangien e rrezeve dritore tė diellit gjatė vrojtimit tė kėtij planeti. Pra, shmangia prej 29 km. e Mėrkurit nga rruga e tij ėshtė jo vetėm reale, ēfarė nė njė farė mase e llogarit dhe graviteti njutonian pėr planetėt pranė masave tė mėdha gravitacionale, siē ėshtė rasti i planetit tė vogėl Mėrkur pranė gjigandit Diell, por ėshtė edhe jo reale, pra qė varet nga kjo pėrthyerje drite e diellit nė kėndvėshtrimin tonė gjatė planetit Mėrkur. Pa diskutim shpjegimi i Ajnshtanit ėshtė i principit tė relativitetit, vetėm se nė kėtė rast duhet tė parakuptojmė qė e gjithė TPR (teoria e pėrgjithshme e relativitetit) ėshtė e saktė dhe i pėrgjigjet eksperimenteve tė njeriut dhe fenomeneve nė natyrė.
Mė poshtė ne do tė prezantojmė argumentet dhe faktet tona, se kjo teori nuk i pėrgjigjet fenomeneve nė natyrė e as eksperimenteve tė njeriut, por kjo nuk do tė thotė se shpjegimi ajnshtajnian ėshtė jashtė konceptit tė relativitetit. Kjo, nga fakti se ai i pėrgjigjet sistemeve tė ndryshėm tė referimit, tė cilat i pėrfshin aq mirė edhe TPR e tij.
Pra, duhet ta pranojmė se sistemi gravitacional ajnshtajnian i hapsirės-kohė ėshtė po ashtu brenda konceptit tė relativitetit. Pra, nėse ne pranojmė qė vėrtet kemi njė hapsirė tė tillė, siē e pėrshruan Ajnshtajni, (shiko fig.8, f.98), ku ēdo trup formon nė hapsirėn dy-dimensionale njė gropė, pra e ka deformuar hapsirėn nga vetė masa (apo pesha) e tij, -kėto dy koncepte (masa dhe pesha) do i shohim mė vonė-, edhe nė kėtė rast ne kemi zbatime tė principit tė relativitetit, pasi ēdo trup jep njėsitė dhe pėrmasat e tij nė varėsi tė sistemit referues (matės). Pra Mėrkuri, si mė thellė nė hapsirėn-kohė, transmeton tė tjera tė dhėna njė trupi tjetėr pak mė lart tij, apo njė tjetri akoma edhe mė lart tij. (Kur themi mė lart, parakuptojmė sistemin ajnshtajnian, qė i pėrgjigjet gati pikė pėr pikė konceptit mė larg tė sistemin njutonian.)
Qė ta mbyllim kėtė pikė, duhet thėnė se ky shpjegim ajnshtajnian ėshtė brenda konceptit tė relativitetit, vetėm se ēfarė pėr tu provuar ėshtė, a i pėrgjigjet realitetit ky sistem gjeometrik ajnshtajnian apo jo!? Nė rastin e shmangies sė Mėrkurit, (nė tė dhėnat e pakuptuara dhe sugjestive), duket se relativiteti ajnshtajnian ka pėrparėsi, por ne nuk mund ta vėrtetojmė kėtė, nga fakti se Ajnshtajni nuk na ka dhėnė njė shpjegim tė trashė, qė mund ta kuptojė cilido njeri me tė paktėn 10-12 klasė shkollė, por na ka dhėnė njė shpjegim prej profesori, me formula, qė mund ti kuptojė vetėm njė matemacien i lartė.
Nė kėtė shmangie tė Mėrkurit ngelet vetėm tė thuhen ato fjalė qė pėrsėriten shpesh nga tė dy kampet, si ai ajnshtajnian ashtu dhe ai anti-ajnshtajnian, se korrigjimi i Ajnshtajnit nė rastin e lėvizjes sė planetit Mėrkur, nuk ėshtė aq domethėnės nė vėrtetimin e TPR; kjo nga fakti se 1. mundet vėrtet tė kemi njė masė materie (planet, asteroidė, pluhur kozmik, etj.) midis Mėrkurit dhe Diellit, ose 2. llogaritė njutoniane nuk mund tė saktėsojnė 100% rrugėn e njė planeti aq afėr diellit, pėr mė tepėr dhe me kaq shumė rrotullim eliptik ( ), qė asnjė prej planetėve tė tjerė tė sistemit tonė diellor nuk e ka.
Sidoqoftė dhe panvarsisht shpjegimit tė komplikuar tė Ajnshtajnit, ne duhet tė dimė disa gjėra; duhet tė dimė se pozicionet e ēdo planeti tė sistemmit tonė diellor, ashtu siē dhe pozicionet e ēdo dielli dhe planeti tjetėr nė Hapsirė, nuk pėrsėriten asnjėherė saktėsisht nė periodicitetin e tyre rrotullues. Ato ose largohen gjithnjė nga pak prej diellit tė tyre, ose (rasti mė i besueshėm), ato afrohen pėrherė e mė shumė nė diellin e tyre. Kėshtu pozicionet e tyre rrotulluese nuk mund tė jenė kurrė nė tė njėjtat perioda tė sakta dhe as mund tė bazohen nė koefiēentė statikė tė njėllojtė pėr ēdo planet. Kjo do tė thotė, qė kėto lėvizje rrotulluese nuk janė elipse tė mbyllura; pra nuk vijnė saktėsisht nė tė njėjtėn pikė, por janė mė tė spostueshme. Dhe kjo vetvetiu, pasi ēdo trup qiellor nuk vjen kurrė nė tė njėjtėn pikė tė mėparme; -kjo gjithashtu na le tė kuptojmė, se gjithshka nė kėtė Univers ėshtė relative.
Nė kohė tė ndryshme, kėto ndryshime largėsish nga dielli janė pėr ēdo planet tė ndryshme. Ashtu siē janė tė ndryshme edhe shpejtėsitė e tyre, ashtu siē janė tė ndryshme edhe forcat e tyre tėrheqėse (graviteti i tyre). Ndaj nė rrotullimin dhe pozicionet e parashikuara tė trupave qiellorė, pėrfshi edhe planetėt, ne duhet tė presim gjithnjė shmangie nga parashikimet tona, sepse ne akoma nuk dimė ē’ėshtė graviteti, ne nuk dimė ē’forca tė tjera veprojnė midis diellit dhe Mėrkurit, apo kėtij tė fundit dhe Venusit. Ne nuk e dimė saktė ngadalsimin (apo shpejtimin) e planetėve nė lėvizjen e tyre rrotulluese rreth vetvetes apo rreth diellit, ne nuk dimė a ka asteroidė tė vegjėl pranė Mėrkurit qė shkaktojnė kėtė shmangie prej 29 km., ne nuk dimė se ē’janė ato ērregullime tė vėrejtura nė brendėsi tė Mėrkurit dhe pse shkaktohen, ne nuk dimė se ē’e shkakton forcėn tangjetale tė planetėve, ashtu siē nuk e dimė ndryshimin e her pas hershėm tė forcės tėrheqėse tė diellit dhe pse ndodh kjo, e sa e sa faktorė, tė cilėt sapo kemi nisur ti mėsojmė.
Me njė fjalė do thoja, se ato shmangie qė i kemi tek ēdo planet, por tek Mėrkuri mund ti dallojmė mė shumė, -fakt ky i njohur dy qind vjet mė parė-, duhet tė kenė shkaqe qė ne sapo po fillojmė ti njohim. Biles vetėm nėpėrmjet njė hapsire absolute dhe njė kohe absolute, (panvarsisht se kėto nė lidhje me njė sistem tė caktuar janė relative), ne kemi mundėsi tė zbulojmė shumė e mė shumė tė fshehta tė natyrės, siē edhe kemi filluar ti tregojmė, dhe qė akoma nuk kemi mbaruar.
Ndėrsa TPR ajnshtajniane, (po ashtu dhe ajo speciale, TSR), janė teori tė mbyllura. Teori qė nuk kanė mė nevojė pėr shtesa. E ē’mund ti shtosh mė njė hapsire tė shtrirė, nė tė cilėn kemi vetėm gropa tė shkaktuara nga diej, planetė, pulzarė, qendra galaktikash, vrimash tė zeza, etj.!? Siē do ta shohim mė poshtė, -kur ta trajtojmė kėtė teori (TPR)-, do tė na dalin shumė probleme me ‘tė.
Mė pas, tek do vazhdojmė me shpjegimet tona mbi gravitetin, lexuesi do tė jetė vetė nė gjėndje tė mendojė se pse ndodhin shmangiet e ndryshme nė planetė tė ndryshėm.
(Vazhdon)


  Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.