Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 [4] 5 »
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikė dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Teoria e pergjithshme e relativitetit (TPR) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18792)


Postuar nga robert datė 28 Qershor 2015 - 19:17:

Pėrveē kėtyre tre vrojtimeve-eksperimente qė pėrmendėm mė lart (shmangia e Mėrkurit, tėrheqja e dritės nga forca/fusha gravitacionale, veēimi lart i ngjyrės sė kuqe nė forca/ fusha gravitacionale), tė cilat ishin shtruar nga vetė Ajnshtajni, shkencarėt kanė bėrė edhe prova tė tjera pėr tė vėrtetuar TPR-n. Po si nė rastin e vėrtetimit tė TSR (teorisė speciale tė relativitetit) me orėt atomike nė aeroplan, edhe kėtu tek TPR-ja u muarėn orė me atomė hidrogjeni dhe u vendosėn nė njė raketė, tė cilat treguan nė lartėsi 10 mijė km. shpejtimin e kohės.
Po kėshtu janė bėrė eksperimente me atome tė tjerė, tė cilėt vėrtetojnė –sipas shkencarve– teorinė ajnshtajniane tė Kohės-Hapsirė.
Pėr kėto ndryshime nė sjelljen e atomeve nė shpejtėsi tė ndryshme, apo nė lartėsi tė ndryshme nga forca e gravitetit, ne folėm mė lart dhe shpjeguam se ky ndryshim nuk ka tė bėjė me kohėn nė vetvete, por me sjelljen e tyre. Edhe me njeriun ėshtė e njėjta gjė. Nėse ai udhėton me tren apo me aeroplan, ka njė farė ēlirimi nė vetvete, ndjehet mė i lehtė e mė i qetė, biles edhe gėzimi i tij pėson rritje. Po kėshtu, nėse ai ndodhet lart nė njė mal, nė njė lartėsi tė caktuar, ai ndjehet mė i ēliruar e mė i gėzuar. Pėr ndikimin qė ka graviteti kėtu, do flasim mė poshtė. Ajo qė na mjafton kėtu ėshtė kuptimi, se koha nuk pėson ndryshim nė vetvete. Ajo rrjedh e pavaruar nga sistemi i caktuar, nga ne dhe kushdo, nga psiqika jonė, nga ajo nėse ne kemi kushte pėr tė jetuar mė gjatė apo jetojmė mė shkurtėr.
Duhet thėnė se teoria e pėrgjithshmė e relativitetit (TPR) nuk bazohet nė tė kundėrta tė kuptimit njutonian tė hapsirės, kuptim ky qė ka ēdo njeri nė botė. Por ajo teori bazohet nė disa tė dhėna pak mė tė ndryshme nga ato tė marra prej teorisė njutoniane. Kaq, asgjė mė shumė.
Tani le ta shohim pak nė vetvete kėtė teori tė pėrgjithshme tė relativitetit, kėtė vizion ajnshtanian. Pėrse kjo teori dhe vizion janė njė pesė me hiē, njė fantazi kalamajsh.
Po tė kemi parasysh se ky Univers, -me aq sa ne kemi mundur tė shohim deri mė sot me anė tė teleskopėve-, ka me miliarda galaksi, tė cilat gjithashtu kanė nė vetvete me qindra milionė deri milardė diej, e mes tė gjithė kėtyre ka distanca tė caktuara gjigande, mund tė imagjinohet se ēfarė pėrmasash ka ky univers, -deri aq sa shohim tė paktėn, siē edhe thamė. Sipas vizionit tė ēdo njeriu, nga antikiteti e deri mė sot, pra edhe atij njutionian, mbi kėtė Univers, kjo hapsirė kaq e madhe ėshtė e mbushur me masa tė caktuara trupash materialė, si yjet, planetėt, galaktikat, etj..
Tani mendoni kėtė Univers sipas vizionit ajnshtajnian. Tė gjitha kėto masash trupash materialė si galaktikat me yje dhe planetė, etj. , tė cilat –sipas vizionit normal– gjinden kudo nė kėtė hapsirė, tashmė –sipas vizionit ajnshtajnian– na duhet ti vendosim vetėm nė njė hapsirė tė jashtėme tė kėtij Universi. Nė kėtė rast do tė kishim njė Univers miliarda herė mė tė madh nga ai qė parafytyrojmė! Pėrveē kėsaj do tė shihnim me teleskopėt tanė nė dy anė tė universit, atė lart dhe atė poshtė vėtėm njė hapsirė tė zezė pa trupa materialė. Nė kėtė rast, edhe po ta parakuptonim kėtė hapsirė gjeometrike ajnshtajniane si tė rrombullakėt, nė kėtė Univers-rrethor, do tė kishim nė mes njė hapsirė po ashtu miliarda herė mė tė madhe nga kjo e sotmja dhe pa trupa materialė, kėshtu nuk do tė arrinim tė shihnim trupat materialė nė anėn tjetėr tė kėtij Universi, por vetėm kėtė hapsirė tė zezė pa trupa dhe energji. Nė kėtė rast, duke patur parasysh qė kjo hapsirė do tė ishte e pėrkulur nė tė gjithė sipėrfaqen e saj rrethore, do tė bėhej pyetja: pėrderisa nė njėrin krah trupat rėndojnė duke pėrkulur hapsirėn, i bie qė rėndesa e trupave tė tjerė nė anėn tjetėr tė topit tė jetė nė po kėtė drejtim, ēfarė zhduk kuptimin e universit rrethor, (shiko fig. 11a).
Nėse, pėrkundrazi, trupat materialė do ta pėrkulnin hapsirėn nė brendėsi tė kėtij universi-top, atėhere do tė dilnim me konceptin e njė energjie tėrhese nė mes tė kėtij universi (fig. 11b).

?

Fig.11a
Fig.11b

Ndonėse figurat skematike kėtu janė edhe mė tepėr komike se vetė teoria Ajnshtajnit, e prezantohen vetėm nė disa pak masa trupash materialė, ne pyesim: shkon pėrkulja e hapsirės drejt njė drejtimi (fig.11a), apo shkon kjo pėrkulje drejt njė qėndre (fig.11b), apo kemi njė hapsirė jo rrethore, jo tė mbyllur?
Si nė shpjegimet e Ajnshtajnit, si nė shpjegimet e ajnshtajni-stėve tė sotėm, si nė figurat e ndryshme tė kėsaj hapsire, tė para nė revista dhe libra tė ndryshėm, apo dhe tė nxjerra nga interneti, -disa prej tė cilave do pėrpiqemi ti sjellim kėtu-, nuk kemi asnjė gjė tė qartė mbi kėtė hapsirė tė Universit. Nuk shpjegohet se si ishte vizioni i Ajnshtajnit dhe as si ėshtė vizioni i kėtyre ajnshtajnianėve tė sotėm!!! Edhe nėse tregohet diēka vizionare-skematike mbi kėtė pėrkulje, tregohet vetėm njė trup, e shumta disa trupa, por jo i gjithė Universi.

Dikush mund ta hedhė poshtė kėtė sistem universi tė mėsipėrm dy-dimensional, dhe tė na shpikė diēka tė re alla ajnshtajniane, duke ia veshur Ajnshtajnit, e duke na thėnė se kjo pėrkulje Hapsire ndodh kudo, pra kjo Hapsirė qėndron kėshtu siē ėshtė, tre-dimensionale, dhe brenda kėtij Universi kemi pėrkulje aty, kėtu, atje, gjithandej. Ne do ta pranonim edhe kėtė skemė, pėr hir tė shkencės dhe nė kėrkim tė sė vėrtetės, -ndonėse nuk ėshtė nga Ajnshtajni. Por nė kėtė rast do tė na dilnin sėrish shumė probleme (pikpyetje).
E para do tė pranonim, qė nė mes/ nė fund tė galaktikės tonė, Rrugės sė Qumėshtit (Kashtės sė Kumrit), Hapsira duhet tė ketė njė pėrkulje rreth 100 miliard herė mė tė fortė nga ajo qė shkakton dielli ynė. Nė kėtė pėrkulje tė kėsaj hapsire do tė kemi kėto miliarda diej nė kėtė galaktikė, tė cilėt gjithashtu kanė pėrkuljet e tyre, nė shumicėn e tė cilve vėrtiten planetėt, por dhe kėta e kanė pėrkulur hapsirėn, sepse nė kėtė pėrkulje vijnė rrotull satelitėt natyralė tė tyre, si Hėna tek Toka jonė. Tani, nė kėtė pėrkulje tė madhe qė ka shkaktuar vetė qendra e galaktikės tonė, si i paraqesin kėta ajnshtajnianė ato qindra miliarda pėrkulje tė tjera tė Hapsirės nga diejt dhe planetėt?
Dhe tė mos harrojmė, qė kemi me miliarda galaktika si kjo e jona, Rruga e Qumėshtit. Kemi kėshtu edhe miliarda pėrkulje gjigande tė hapsirės. Pa llogaritur edhe trupa tė veēantė nė Hapsirė, apo grumbuj galaktikash, zona mjegullore ku po formohen yje tė rinj, e tjera forma materie dhe energjie.
Nėse pranohet kjo Hapsirė tre-dimensionale, siē edhe shihet me sy, pėrse duhet tė flasim pėr pėrkulje tė Hapsirės, dhe ēfarė ndikimi ka kjo nė kuptimin e funksionit tė natyrės? Apo sa ndihmon kjo nė zbulimin e ligjeve tė natyrės? Pra nė kuptimin e zhvillimit tė natyrės?!
Pasi sipas TPR na jepen vetėm masa tė caktuara, pa iu futur formimit dhe zhvillimit tė kėtyre masave materie nė Kozmos!
Pėrveē kėsaj, sipas TPR nuk shpjegohet pėrse disa galaktika komunikojnė me njėra-tjetrėn, duke u afruar apo larguar nga njėra-tjetra!?
Pėrveē kėsaj, sipas TPR nuk shpjegohet ajo energji e matur midis galaktikave tė ndryshme, dhe e cila sipas gjeometrisė aq tė bukur ajnshtajniane tė hapsirės, i binte qė midis galaktikave tė mos kishim fare shkėmbim energjie, apo ndodhje (gjėndje) energjie!?
Pėrse sistemi Kepler-Njuton i matjeve tė lėvizjeve tė trupave nė Hapsirė ka patur pėrmisimet e veta gjatė shekujve, ndėrsa sistemi i Ajnshtajnit shihet si i pagabueshėm?
Unė do tė kisha dėshirė qė nė ato dhjetra artikuj tė lexuar mbi TPR-ajnshtajniane tė gjeja njė tė vetėm shpjegim, se si ėshtė kjo hapsirė Universi. Nė vend tė kėsaj gjen nė tė gjithė artikujt vetėm prova, (nė thonjza kjo pėr ne), tė vėrtetsisė sė kėsaj teorie, si psh. rasti i Mėrkurit, drita e pėrkulur, (matematikisht) singuraliteti nė vrimat e zeza, etj. „prova“. Nė asnjė artikull nuk jepet njė pėrshkrim i kėsaj Hapsire, ashtu siē edhe nuk gjindet njė foto-skematike e kėtij lloj Universi me Hapsirė tė pėrkulur nga pesha e diejve dhe planetėve! Por kudo vetėm foto-skematike tė vetėm njė planeti, apo tė njė „prove“ tė dalluar diku!
Mbi tė gjitha, herė thuhet se pika kulminante e kėsaj pėrkulje tė hapsirės gjindet nė mes tė trupit, pra nė mes tė galaktikės, nė mes tė yllit, nė mes tė planetit. Ndėrsa nganjėherė kjo pikė kulminante e pėrkuljes sė planetit vendoset poshtė kėtij trupi apo dhe mė poshtė akoma!
Nė rastin e parė ngrihet vetvetiu pyetja se nga cila anė ėshtė hapsira e pėrkulur!? Nė rastin e dytė, qė duket mė llogjik, pasi fundi i njė trupi tė caktuar ėshtė ai qė e prek kėtė bazament tė kėsaj hapsire tė pėrkulur, do tė kishim nė satelitėt artificialė tė tokės prekjen e kėsaj hapsire, kėshtu kėto objekte fluturues do ta ndienin kėtė perde hapsire tek rrotullohen prej kaq e kaq vitesh rreth tokės, e nė tė gjitha anėt e saj!?! Pra, pėrse nuk ndjehet nga satelitėt nė njė farė forme kjo hapsirė e pėrkulur?
Ja po e pranojmė Hapsirėn e pėrkulur ajnshtajniane, kėshtu kuptojmė pse toka vjen rrotull diellit dhe Hėna rreth Tokės. Por si ta shpjegojmė rrotullimin e tokės rreth vetes? Si ta shpjegojmė rrotullimin e diellit rreth vetes? Si ta shpjegojmė rrotullimin e galaktikės tonė rreth qendrės sė vet? Si ta shpjegojmė rrotullimin e pulsarve rreth vetes me njė shpejtėsi marramendėse?
Tė mos harrojmė, se bashkė me kėtė pėrkulje tė Hapsirės kemi edhe ngadalsimin e kohės. Edhe kėtu na dalin pyetje dhe paqartėsira, tė cilat ajnshtajnianėt duhet tė na i shpjegojnė.
Ku gjindet pėrkulja mė e madhe e hapsirės dhe ku gjindet koha zero? Pra ku kemi njė pikė qė koha ndalon?
Tek vrimat e zeza? Mirpo dhe kėto nuk nuk na paraqiten njėlloj! Mendohet se nė mes tė ēdo galaktike kemi vrima tė zeza. Mirpo galaktikat janė tė madhėsive e moshėrave tė ndryshme! Pra, kėto vrima tė zeza kanė pėrkulje tė ndryshme tė hapsirės. Pra, koha nė ‘to ėshtė e ndryshme! Kur kemi kohė zero nė vrimat e zeza? Apo kur kemi kohė zero pėrgjithsisht?
Nėse kemi nė Kozmos arritjen e kėtyre kohrave zero, apo pranė zeros, dhe nga ana tjetėr, (apo pas njė farė kohe, me kohėn tonė tė vėzhguesit), kemi shpėrthime dhe rifillime galaktikash tė reja, pra kemi mjegullnaja ku fusha gravitacio-nale ajnshtajniane sapo po fillon tė formohet, a ka nė kėtė rast kohė tė shpejtė, pasi hapsira nė atė zonė ėshtė pėr momentin e drejtė, pa masa trupash rėndues? Dhe sa e shpejtė ėshtė kjo kohė, nėse e masim me kohėn absolute tė lėvizjes sė dritės, pra me kohėn zero tė dritės (sipas TSR)? Po koha e Universit tonė a ka ecur normalisht nė kėtė kohė, apo nė lidhje me kėtė pjesė tė saj? Apo kjo kohė e Universit ka qenė e varur nga kėto kohra lokale?
Po nė ato zona ku nuk shohim materie, pra parallogaritet se hapsira nuk ka pėrkulje, sa shpejt ecėn koha? Dhe sa mė shpejt nė lidhje me njė tjetėr tė sė njėjtės formė gjeometrike ajnshtajniane? Dhe sa mė shpejt nė lidhje me orėn tonė?

Dhe pse nė disa zona ka hapsirė mė tė madhe pa trupa tė dukshėm materialė, e nė disa zona kjo hapsirė pa trupa tė dukshėm materialė ėshtė mė e vogėl? Pėrse disa zona paraqiten mė tė vjetra nė Univers dhe disa mė tė reja? Tregon kjo vjetėrsi e ndryshme e materies sė formuar nė Kozmos se koha ėshtė absolute dhe e pavarur nga sistemet e referimit? Tregon kjo vjetėrsi e ndryshme e materies sė formuar nė Kozmos, se koha nuk varet nga hapsira e pėrkulur, pra nga kjo fushė gjeometrike graviteti?
Duke iu afruar fundit tė pyetjeve, pyesim se ēfarė ėshtė kjo hapsirė qė pėrkulet? Nga ēfarė materiali ėshtė e pėrbėrė? Apo ėshtė thjesht njė material hipotetik, pėr tė kuptuar gravitetin? Apo ėshtė fusha konstante (?) gravitacionale nė Hapsirė, e cila pėson pėrkulje nga pesha e trupave tė ndryshėm? Kėshtu ėshtė e pėrbėrė nga grimcat graviton (?) pa masė (?) e peshė (?)?!
Po vetė energjia bėrthamore dhe termobėrthamore e yjeve, apo dhe ēfardo lloj tjetėr energjie qė ne nuk e njohim nga trupat nė hapsirė, ēfarė ndikimi ka nė kėtė hapsirė? Ēfarė ndikimi ka nė strukturėn e kėsaj hapsire? Nė strukturėn e saj materiale, nėse ėshtė vėrtet diēka materiale?
A shkatėrrohet struktura e kėsaj materie? Nėse po, nga se? Nėse jo, pėrse? Nga ēfarė grimcash ėshtė ajo e pėrbėrė? Nėse ėshtė e pėrbėrė nga grimca tė caktuara, cilat janė cilėsitė e kėtyre grimcave? Ē’forca veprojnė nė kėto grimca dhe pėrse? Nga ē’shkaqe?
Pėrse ka nevojė kjo Hapsirė pėr njė konstante? Ē’rol luan kjo konstante nė kėtė teori relativiteti tė pėrgjithsėm, me njė Hapsirė tė pėrkulur nga pesha e trupave? Dhe pėrse kjo konstante hapsinore do tė hiqej po vetė nga Ajnshtajni, duke u quajtur nga ai vetė, si gomarllėku mė i madh i jetės sė tij?
Nėse hapsira nuk paska konstante pra, kėshtu ajo zgjerohet pėrher, ē’ndikim ka ky zgjerim nė format e saja tė pėrkulura?
Pėrse nuk kemi nė asnjė shkrim tė Ajnshtajnit njė pėrshkrim mbi kėtė Hapsirė? As tek Historia e Fizikės me bashkautor J. Infeldin, nuk kemi nga Ajnshtajni njė pėrshkrim tė saktė tė Hapsirės sė tij dy-dimensionale! Aq mė pak pėr strukturėn e saj! Pėrse nuk ėshtė sqaruar deri mė sot ky problem?!
Pėrse zbulimi i pritur i grimcave gravitacionale duhet tė jetė si njė provė akoma mė e madhe nė ndihmė tė TPR, dhe jo si provė e forcės gravitacionale njutoniane? Pėrse nuk mund ta pranojė forca tėrheqse e trupave nė Hapsirė grimcėn graviton, por duhet ta pranojė vetėm hapsira 2-dimensionale e pėrkulur, qė na jep kėshtu njė fushė gjeometrike gravitacionale?
Pėrse ka nevojė njė fushė gjeometrike e hapsirės pa masė e peshė, (ndaj dhe duket kishte nevoj pėr konstanten e Ajnshta-jnit!), e pa forca tė caktuara, pėr grimcėn graviton?
Vetvetiu njė fushė gjeometrike ėshtė konstante e pandryshuar. Duke e shtrirė kėtė fushė gjeometrike nė Hapsirėn e pafund qiellore, kjo Hapsirė ka nevojė pėr kėtė konstante, pra tė jetė konstante (e pandryshueshme nė vetvete), tė jetė statike, si e tillė pėson deformime vetėm nga pesha e caktuar e trupave tė tjerė mbi ‘tė. Nuk e kuptojmė, pėrse e hoqi konstanten e tij Ajnshtajni, e cila ishte vetė thelbi i gjithė kėsaj teorie!? Apo sepse Huble dalloi zgjerimin e universit!? Ėshtė njėlloj si ti heqim teorisė sė Njutonit forcėn gravitacionale qė ka sejcili trup, e cila ėshtė nė propocion tė drejtė me masėn e trupit, e tė themi se kjo forcė gravitacionale ėshtė thjesht njė grimcė nė Hapsirė qė mban kėta trupa!!! Nė kėtė rast do tė na dilnin sėrish shumė e shumė pyetje kardinale, si kėto mė lart.
Kėto grimca tė hipotetizuara, me emrin graviton, e tė cilat po kėrkohen, a hyjnė nė pėrbėrjen e trupave materialė, si yjet apo planetėt? Apo janė vetėm pjesė pėrbėrse e kėsaj Hapsire dy-dimensionale? A janė kėto grimca, gravitonet, pjesė pėrbėrse elementėsh, apo thjesht grimca qė nuk bėjnė pjesė nė asnjė element tė njohur, si heliumi, hidrogjeni, etj.? A ndikohen ato nga drita, apo nga fotonet? Apo pėrkundrazi, drita ndikohet nga grimcat (akoma hipotetike) gravition? A kanė ato pole?
Ēfarė ndikimi ka nė kėtė hapsirė dy-dimensionale shpejtėsia e rrotullimit tė njė trupi tė caktuar? Nėse ka ndikim, veprojnė atėhere forca tė caktuara nė kėtė hapsirė dy-dimensionale? A ndodh magnjetizmi apo elektro-magnjetizmi nė kėtė hapsirė dy-dimensionale? Pra, a ndodh magnjetizmi ose elekto-magnjetizmi nė fushėn e caktuar gjeometrike gravitacionale tė krijuar nga pesha e trupave? Pra a ndodh elektro-magnjetizmi nė grimcat (akoma hipotetike), gravitionet? Pra, kjo fushė gjeometrike gravitacionale e krijuar nga hapsira dy-dimensionale, a kthehet edhe nė fushė elektromagnjetike?
Apo, a mund tė konfondohet edhe me njė fushė elektro-magnjetike? Nėse po, pėrse na duhet atėhere kjo hapsirė dy-dimensionale? A nuk na mjafton nė kėtė rast shpjegimi njutonian i forcave gravitacionale midis trupave nė hapsirė?
E sa e sa pyetje tė tjera mund tė bėhen, e sa e sa pyetje tė tjera nuk na kujtohen edhe neve tani! Tė gjitha kėtyre pyetjeve mund tu afrohet aq bukur dhe kollaj shpjegimi njutonian i bashkveprimit tė forcave nė Hapsirė dhe mund tu japi njė farė shpjegimi. Ndėrsa gjeometria aq e thjeshtė ajnshtajniane e hapsirės dy-dimensionale ėshtė aq larg pėrgjigjeve dhe shpjegimeve tė kėtyre pyetjeve kaq tė thjeshta, sa unė nuk e di pse dhe ku ajo e ka vlerėn e saj! Nuk e kuptoj as se pėrse kjo gjeometri kaq e thjesht e Hapsirės ka nevoj tė zbulojė grimcat gravition? Ku dhe pėrse e ndihmojnė kėtė hapsirė gjeometrike, (apo kėtė teori ajnshtajniane) kėto grimca graviton?
Ndonjėherė unė do tė merrem nė hollėsi me tė gjitha thėniet e Ajnshtajnit, nėse koha do tė na lejojė, pasi dhe vetėm tek libri aq i thjeshtė dhe i kuptueshėm, Historia e Fizikės, me bashkautor J. Infeld, prezantohen nga Ajnshtajni ngatėrresa tė pafalshme, sidomos tek TPR.
Si pėrfundim themi se tė dyja teoritė e Ajshtajnit vetėm sa e kanė futur fizikėn nė qorrsokak, pa e lėnė tė studjojė mė tej natyrėn tre-dimensionale, nė proēeset e saja nė kohė absolute, e cila i shoqėron kėto proēese tė natyrės, duke qenė kėshtu dimensioni i katėrt i saj.


  Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 [4] 5 »
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.