Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 4 [5]
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikė dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Teoria e pergjithshme e relativitetit (TPR) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18792)


Postuar nga robert datė 28 Qershor 2015 - 19:26:

Nėse unė i krahasoj kėto dy teori ajnshtajniane me fantazitė tona fėminore, tė cilat i zbrasnim herė pas here mbrėmjeve me yje e hėnė nė qiell, tek rrinim ashtu tė mbledhur para pallateve tona nė verė dhe diskutonim se si ishte formuar Kozmosi i pafund, ē’kish atje lart, etj. tema astronomike dhe kozmollo-gjike, do tė thoja se tė dyja teoritė e Ajnshtajnit nuk e kalojnė atė tė njė fėmije 4-5 vjeēar, panvarsisht se ato shoqėrohen nga formula e terminollogji tė pakuptueshme pėr njė njeri tė rritur.
Mendoj se ēdo studjues dhe shkencar mund tė gabojė. Vetėm nėpėrmjet gabimeve ne do tė bindemi pėrherė e mė tepėr pėr zbulimet tona nė tė fshehtat e natyrės. Por gabimi kėtu ėshtė, se edhe nė shkencė ėshtė pėrzier marrėzia naciona-liste dhe ajo fetare. Me kėtė ėshtė pėrzier nė shkencė edhe injoranca dhe materializmi. Shpesh shohim si pėrfaqsues tė shkencės njerėz materialistė, tė cilėt i sheh ēdo javė nė TV, dhe asnjėherė nuk i sheh qė kėta tė pėrballen me mendimet kundėrshtare tė tyre. Asnjėherė nuk ka njė emision ku tė shtrohet revizionimi i njė teorie apo dhe njė shkence tė caktuar. Por vetėm pranohen ato qė janė thėnė mė parė, pa u lėvizur presja, e kėshtu vazhdohet mė tej, duke shpikur lloj-lloj teorish dhe bashkngjitjesh artificiale. Kjo quhet ekletizėm dhe asgjė mė tepėr. Ekletizmi ėshtė pėr mua metafizikė bajate.
Kėshtu shumė kundėr-argumentues tė TSR dhe TPR, apo dhe teorive tė tjera fantastike, qė i pėrmbledh mekanika kuantike, nuk marrin hapsirėn e duhur pėr tė dhėnė mendimin e tyre.
Vetėm nė kėto dy dekadat e fundit po mundet qė shumė kundėrargumenta tė prezantohen nė artikuj interneti, por shumė prej kėtyre shfaqen mė tepėr si anti-ajnshtajnianė, se sa vėrtet duan ti ndihmojnė shkencės dhe tė vėrtetės. Njė pjesė e tyre thjesht kapen tek shpejtėsia e dritės, qė as ka tė bėj me Ajnshtajnin fare, e disa tė tjerė kapen tek manipulimi i matjeve, tė cilat nuk janė kryesoret nė vėrtetėsinė ose jo tė TSR dhe TPR.
Ne e treguam mė lart, se edhe tėrheqja e dritės ėshtė njė fenomen fizik i zakonshėm, ashtu siē ne shohim pėrthyerjen e saj nė ujė, bie fjala. Kėshtu ne marrim shpesh njė vizion jo-real tė njė trupi tė caktuar apo tė vetė dritės. Ky fenomen fizik-natyral i tėrheqjes sė dritės (sipas Njutonit), ky fenomen fiziko-gjeometrik i pėrkuljes sė dritės (sipas Ajnshtajnit), fare bukur shpjegohet me forcėn tėrheqėse tė trupave, pra me forcėn gravitacionale tė sejcilit trup nė hapsirė, pra fare bukur shpjegohet me kėtė forcė tėrheqėse njutoniane, dhe nuk ka nevojė pėr shpjegim tjetėr, vetėm nga fakti qė Njutoni nuk na paska gjetur ekuacionet e sakta tė kėsaj tėrheqje trupash, tė cilat kėshtu qė kėshtu nuk kanė se si tė jenė shabllon pėr sejcilin trup nė hapsirė dhe nė sejcilėn kohė, kjo nga fakti se e gjithė masa e njė sistemi diellor ėshtė e lėvizshme, pra e ndryshueshme, nė lidhje kjo me sitemet e tjera diellore nė afėrsi tė saj, pra ēdo sistem ėshtė i hapur, kėshtu ne nuk mund tė kėrkojmė tė dhėna fikse pėr lėvizjen e ēdo trupi nė hapsirė, siē na i jep njė ekuacion i caktuar matematike, i cili paraku-pton vetėm sisteme tė mbyllura e tė pa-ndikuar nga forca tė jashtėme. Ndaj dhe ligjet e Keplerit apo llogaritė e Njutonit pėr lėvizjen e planetėve nuk mund tė na japin kurrė saktėsi tė vendndodhjes sė ēdo trupi tė caktuar nė hapsirė.
Pėr ta kuptuar kėtė mė mirė, po qėndrojmė tek kėto ligje keplero-njutoniane mbi lėvizjen e planetėve, dhe kėto ligje po i kalojmė pastaj tek njerėzit dhe shoqėria, -trajtime dhe kalime kėto nė modė tek shumė studjues gjatė shekullit tė 20; edhe ne e kemi si projekt tė kapitullit tė fundit tė kėtij punimi kėtė lloj trajtimi dhe kalimi tė fenomeneve natyrore nė ato shoqėrore.
Siē e dimė, ēdo planet i sistemit tonė diellor nuk bėn rrotulli-me rreth diellit krejt tė rrombullakta, por eliptike, dikush mė pak e dikush mė shumė. Vetė ky rrotullim eliptik na tregon neve se sistemi yn diellor ėshtė i hapur, pra bashkvepron me forca tė tjera jashtė tij, pra edhe vetė kėto planetė janė pjesė e kėtij bashkveprimi me forca tė huaja jasht sistemit ku ndo-dhen, ndonėse shum mė pak se dielli i tyre, -njė temė kjo mjaft e rėndėsishme, qė do ta shohim hollėsisht mė poshtė.
Natyrisht, kėto planetė bashkveprimin kryesor e kanė me diellin e tyre, pastaj me njėri-tjetrin, sidomos kur ndodhen pranė njėri-tjetrit, dhe pastaj bashkveprimin e tretė e kanė me forca tė tjera jashtė sistemit tė tyre diellor. Ndėrsa dielli i tyre, panvarsisht bashkveprimit tė madh qė ka me planetėt e tij, ky ka njė bashkveprim tė madh edhe me forcat (apo forcėn) tėrheqėse jashtė sistemit (familjes) sė tij.
Kur kėto planetė ndodhen nė afėrsi tė diellit, siē pamė rastin e Mėrkurit nė perihelin (pikėn mė tė afėrt me diellin) e tij, kėto planetė lėvizin mė shpejt. Dhe kur i largohen diellit, kėto planetė ngadalsojnė shpejtėsinė e tyre. Megjithė kėtė afrim dhe largim nga dielli i tyre, kėto planetė nuk kanė frikė mos humbin rrugėn, pėrkundrazi ata e bėjn kėtė rrugė prej miliarda vjetėsh. Pikėrisht, nėpėrmjet kėtij ndryshimi nė shpejtėsinė e tyre kėto planetė as qė merakosen se ēdodh jashtė sistemit tė tyre diellor, e biles edhe pak interesohen ē’ndodh me planetėt e tjerė. Pėrse? Sepse forca kryesore ndėrvepruese (njutoniane) e tyre ėshtė ajo me diellin, pra rrotullimi rreth vetes dhe shpejtėsia e lėvizjes nė raport me largėsinė ndaj diellit. Kur janė afėr u duhet tė shpejtojnė, e kur janė larg nuk kanė nevojė tė shpejtojnė, sepse mund tė ndikohen nga forca tė tjera, siē janė ato tė planetėve tė tjerė njėherė, e pastaj ato tė jashtėme nga sistemi i tyre diellor, apo –sipas Njutonit– nga forca e tyre inerciale. Kjo lėvizje eliptike e theksuar dallohet –siē e dimė– tek Mėrkuri; tek planetėt e tjerė shumė mė pak.
Kėshtu kėto planetė, po si njerėz tė urtė, dinė e si sillen. Sikur tė jenė qėnie me mėndje.

Tani e kalojmė kėtė sistem nė shoqėrinė njerėzore. (Thamė se mė nė hollėsi kėto „pėrzierje“ tė fenomeneve natyrorė me ato shoqėrorė do ti bėjmė nė fund tė punimit.) Po marr jetėn kėtu nė Gjermani. Po tė doni mund tė merrni edhe njė vend tjetėr ēfardo, kjo nuk na prish punė pėr tė treguar sistemet e caktuara dhe forcat vepruese. Por unė po zgjedh Gjermaninė, meqė i kam fenomenet mė pranė dhe mė tė njohura. Kėshtu kemi kėtu njė popull qė, si thuajse tė gjithė popujt e tjerė, jeton prej shekujsh nė kėtė vend. Nga ky fakt kėta ndjehen tė lidhur me kėtė vend, me kėtė sistem. Kėta e quajnė veten dojē (gjermanė). Gjatė dekadave tė fundit kanė hyrė nė kėtė vend njerėz nga popuj tė tjerė, tė cilėt gjithashtu kanė nė vetėdijėn e tyre pėrkatėsinė e kombit ku kanė lindur dhe janė rritur.
Kėshtu kemi njerėz tė ardhur nga Italia, tė cilėt quhen italianė, tė tjerė nga Polonia qė quhen polakė, e kėshtu me radhė, turq, grekė, jugosllavė, etj. pa fund. Sejcili njeri prej kėtyre emigrantėve tė ardhur vjen nga njė identitet dhe kulturė e caktuar, -gjė e vetėdijshme kjo pėr sejcilin njeri dhe grup. Pra, shoqėria gjermane dhe Gjermania janė fillimish sisteme tė huaja pėr tė ardhurit. Me kalimin e kohės ky vend i caktuar, (fizikisht: ky sistem i caktuar), nis e bėhet sistem i ēdo njeriu dhe grupi tė hyrė nga jashtė. Kjo ndodh jo njėlloj dhe jo nė tė njėjtėn kohė. Faktorėt mbi kėtė janė me mijra, shpesh edhe subjektivė, ndaj nuk po i trajtojmė kėtu. Tani na mjafton qė ne dimė se kėta njerėz (kėto trupa) tė huaj janė fillimisht tė lidhur me vendet (sistemet) nga kanė ardhur. Kėshtu italianėt me Italinė dhe kulturėn italiane, grekėt me Greqinė dhe kulturėn greke, turqit me Turqinė dhe kulturėn turke, e kėshtu me radhė tė gjithė tė huajt. Nė vendet (sistemet) ku kėta njerėz (trupa) ishin mė parė, silleshin atje mė lirshėm (mė shpejt). Me largimin nga vendi (sistemi) i tyre, kėta lėvizin fillimisht mė ngurshėm (mė ngadalshėm), pasi ndodhen nė tė tjera kushte nga ato qė kanė qenė mėsuar e qė kanė pas jetuar.
Tani po marrim sjelljen faktike tė kėtyre njerėzve emigrantė kėtu nė Gjermani, dhe po e krahasojmė me atė tė trupave nė hapsirė. Nga shumė grupime emigrantėsh, ai me origjinė turke dukej mė aktiv dy dekadat e plota tė kaluara, gjė qė e tregojnė organizimet e ndryshme fetar-nacional-politike tė ngjyrave tė ndryshme, -dominues tek ‘ta dallon ngjyrimi i shumanshėm, mysliman-turk-i majtė-, e tregonin edhe aspektet shoqėrore, si ato „negative“ tė zėnieve me fjalė dhe grushta, por dhe ato „pozitive“ tė pjesmarrjes nė aktivitete tė ndryshme social-politike, e duke vazhduar kėshtu me kėtė lėvizje mė tė gjallė edhe nė hiearkinė administrativo-politike, duke u prezantuar edhe kėtu mė shumė nga ēdo grupim tjetėr emigrant. Pra, lėvizja e kėtij grupimi ka qenė mė e gjallė (sot mė pak) nga ajo e tė tjerve, qė nė terma fizike pėrkthehet: mė e shpejtė.
Ndaj dhe i futėm nė thonjza negativ e pozitiv, pasi kėto terma kanė kuptim vetėm nė aspektin shoqėror dhe janė mjaft subjektivė; nė aspektin fizik tė trupave dhe forcave nė natyrė nuk kanė aq kuptim. (Dreqi e marrtė, nuk mund tė dalim kurrė nga pėrkufizimet metafizike, pasi nuk do tė mundnim tė shpjegonim dot diēka vetėm nėn kėndvėshtrimin dialektik.)
Kėshtu, duke e krahasuar kėtė lėvizje mė tė gjallė shoqėrore me trupat nė sistemn tonė diellor, kemi rastin e lėvizjes sė planetėve afėr diellit; ky rast i pėrngjitet rastit kur kėto grupime emigrantėsh janė nė vendet e tyre; aty, po si dhe planetėt, kėta njerėz lėvizin mė shpejt. Por kur, nė lėvizjen e tyre eliptike, planetėt i largohen diellit, ata ulin shpejtėsinė e tyre, kėshtu edhe qėndrojnė tė lidhur mbas diellit tė tyre. Tė njėjtėn gjė bėjnė edhe emigrantėt nė pėrgjithėsi tek ndodhen larg nė vend tė huaj. Lėvizja e tyre ėshtė fillimisht e ngadaltė. Mirpo trupat nuk mund tė lėvizin kurrė nė tė njėjtin ritėm, ndryshe lėvizja do tė marri fund shpejt. Kėshtu kemi ndryshimin, (pėr tė cilin duhet tė flasim mė vonė, sepse ėshtė njė temė e gjėrė, si, qysh e pse ndodh), kėshtu kemi njėrin nga njerėzit, apo grupet, apo pjesė tė grupeve, qė lėvizin mė shpejt. Kėshtu, kėtu nė Gjermani grupi emigrant mė i gjallė e nė shumicė ka qenė kryesisht grupi me prejardhje turke. Pra, nėse nė kėtė rast do tė kemi planetė qė nuk u qėndrojnė ligjeve tė tyre tė shpejtėsisė sė lėvizjes, atij tė ngadalsimit tė shpejtėsisė kur ndodhen larg diellit, por vazhdojnė tė lėvizin shpejt, kėta planetė prishin sistemin planetar / sistemin diellor, kėshtu ose do tė dalin nga orbitat e tyre, ose do tė tėrheqin masa tė tjera planetėsh, ose do tė detyrojnė diellin tė shtoj energjinė dhe forcėn e tij tėrheqėse.
Kushdo nga kėto ērregullime sjell lėvizje tė padėshiruara tė planetėve tė tjerė. Kėshtu ai planet qė vazhdon tė lėvizė shpejt apo tė ruajė afėrsisht shpejtėsinė e mėparnme, sjell ērregulli-me tė paparashikuara tek planetėt e tjerė dhe ylli qėndror. Kėshtu ai planet quhet -me termat njerėzor- shqetėsues.
Me terma fizike ky planet ėshtė destabilizues, qė ruan tė njėtėn shpejtėsi. Kėshtu, duke kaluar sėrish tek njeriu dhe shoqėria, ky grup me prejardhje emigracioni turke, (mė sakt: njė pjesė e tij), me tentativė ruajtje tė shpejtėsisė sė lėvizjes si mė parė, destabilizonte her pas here sistemin shoqėror, aq sa humbi simpatin e vendasve dhe grupimeve tė tjera emigrante, ndonse nuk duhet mohuar qė njė shumicė e tyre u manipuluan boll nga qarqe politike dhe fetare prej Turqisė.
Ashtu siē Natyra/Materia ndryshon pėrherė lėvizjen e saj, tė njėjtėn gjė bėn edhe shoqėria, e pikėrisht pėr tė ruajtur bashk-veprimin. Mirpo tek shoqėria veprojnė shum mė shumė forca, tė cilat hyjnė tek ato qė quhen: faktorė subjektivė. Ndaj dhe njerzit pėrplasen me njėri-tjetrin mė shum se trupat nė natyrė. Rastėsia ėsht tek natyra mė pak e mikpritur se sa tek shoqėria. Nė kėtė pėrparsi tė natyrės nuk duhet tė kemi parasysh vetėm masėn dhe energjinė e madhe tė saj, e cila ndėrvepron nė njė hapsirė tė madhe, por kohėn e saj tė gjatė evoluese. Njeriu sapo ka filluar ta njohė natyrėn. Ai ka akoma kohė tė bėjė gabime nė lėvizjen e vet.
Unė mora kėtu si shembull grupimin „turk“, meqė ai ka dalluar nė dy dekadat e fundit tė plota nė Gjermani. Por ne mund tė marrim si shembull dhe si krahasim tė shpejtėsisė sė lėvizjes edhe faktorin shumė mė tė gjallė tė dekadės sė fundit, atė arabo-islam, i cili don po ashtu tė ruajė atė gjallėri lėvizje dhe normash si nė vende myslimane. Apo ne mund tė marrim edhe grupimin italian tė viteve ’60, i cili po ashtu nga gjallėria e tij shihej deri diku si destabilizues i sistemit tė rregullt (disiplinor) gjerman tė asaj kohe.
Duhet tė kemi parasysh se, kur marrim dhe i kalojmė ligjet e natyrės n‘ ato shoqėrore, ne nuk bėjmė ndonjė gabim esencial, -siē dhe mėsojmė nė shkollė. Por, -po sipas kėtyre mėsimeve- nuk duhet tė harrojmė qė tek shoqėria veprojnė edhe mijra faktorė tė tjerė, shumica e tyre subjektiv, (nė dominancė, pasi edhe subjektiviteti ėshtė nė fund tė fundit pjesė e natyrės.)
Duke u shkėputur nga shoqėria e duke shpresuar se lexuesi na kupton nė shembujt e sjellur, themi se si natyra ashtu dhe shoqėria i rregullojnė herpashere shpejtimet e tyre, sipas tezės „leniniste“: dy hapa para e njė prapa, e sipas tezės „time“: njė hap para e njė hap nė vend qėndro, qė mund tė pėrkthehet nė gjuhėn e fizikės: njė moment para e njė moment pusho, gjė qė natyra kuantike „e Plankut“ e bėn prej krijimit tė saj e deri mė sot, pra pėrjetsisht. Ndaj dhe natyra i korrigjon gabimet e saj shumė mė kollaj e mė thjesht nga njeriu. Sepse ajo ėshtė permanent (pėrherė) nė korrend tė ēdo ndryshimi qė ndodh tek vetja, pra cilido trup e ndjen ēdo ndryshim qė ndodh nė afėrsi tė tij. Si e bėn natyra kėtė, si e ndjejnė trupat nė hapsirė ndryshimin e ndodhur pak mė tej, a e ndjejnė njėlloj dhe a reagojnė njėlloj, apo nė propocion me madhėsinė e tyre, apo nė varėsi tė pėrbėrjes sė tyre, apo ēfarė tjetėr force dhe faktori, -kėto ne do i shohim siē dhe jemi duke i parė; ne nuk kemi mbaruar akoma me punimin tonė.

Thjesht edhe me sy ne dallojmė tek trupat qiellorė, se bashkveprimi i forcave ndodh papushim. Kėshtu natyra ruan gjatė ekuilibrin e saj. Duket sikur natyra sillet miliona herė mė pėrgjegjėse se njeriu dhe kafshėt. Dhe thjesht, me vėshtrimin tonė empirik, na duket se kjo pėrgjegjshmėri ėshtė nė raport tė drejtė me madhėsinė e trupave. Sa mė tė mėdhenj trupat aq mė tė „pėrgjegjshėm“ pėr tė ruajtur ekuilibrin nė natyrė. Edhe kur kemi historira mitollogjike, si ajo e Faetonit qė morri kuajt e tė atit, Heliosit (Diellit) dhe desh i vuri zjarrin qiellit me rrėzimin e karrocės, ku po fluturonte si i ēmendur, (pra pėrplasje asterodėsh, planetėsh, satelitėsh natyralė, apo rėnie meterorėsh, apo shuarje diejsh, ose shpėrthime dhe lindje yjesh tė rinj, etj. fenomene Natyre/ Universi tė panjohura mirė nga ne), nė tė gjitha rastet Natyra/ Universi ruan stabilitetin e saj, ruan ekzistencėn e saj, ruan bashkveprimin e mėtejshėm tė forcave tė saj, pra atė midis trupave tė saj.
Kėshtu Natyra ruan sistemin e saj, duke shkaktuar tek sistemi i caktuar sa mė pak ērregullsi, nė mėnyrė qė dhe bashkveprimi i forcave tė kėtij sistemi diellor me sistemet e tjera tė afėrta diellore tė mos ketė ndikim tė madh, por njė ndikim sa mė tė vogėl, kėshtu nė tė gjithė galaktikėn ky ndikim ėshtė edhe mė i vogėl pastaj.
Pra, i gjithė shembulli krahasues qė sollėm mė lart, midis fenomeneve natyrore dhe shoqėrore, ka tė bėjė me atė qė ne nuk mund tu kėrkojmė ekuacioneve algjebrike tė na shpjegojn lėvizjen e trupave nė hapsirė, pasi ekuacionet algjebrikė parakuptojnė sisteme tė mbyllura, ndėrsa natyra/ hapsira (po si dhe shoqėria) janė sisteme tė hapura. Kėshtu ne nuk mund ti kėrkojmė as Brahes, as Keplerit, as Njutonit, parashikimin 100% tė lėvizjes sė planetėve. Sepse nė forcat e njė sistemi tė caktuar, veprojnė edhe forca tė jashtėme. Kėshtu veprojnė tek forcat e brendėshme tė tokės, ato jashtė tokės, kėshtu tek dielli ynė nuk veprojnė vetėm forcat rrotulluese dhe tėrheqėse tė planetėve dhe trupave tė tjerė brenda tij, por ndikojnė edhe forca tė sistemeve tė tjerė diellorė mė tė afėrt, si dhe ato nė qėndėr tė Galaktikės tonė; biles vetė dielli ynė me gjithė neve bashkė, nuk bėn vetėm lėvizjen rreth qėndrės sė galaktikės tonė, por bėn edhe njė lėvizje tjetėr rrotulluese me yjėsitė e tjera afėr saj. Pra, forcat vepruese tek dielli dhe planetėt nuk janė vetėm kėto tė tyre, kėto tė brendėshme, siē edhe i pėrshkruajnė ligjet kepleriane dhe ekuacionet njutoniane, pėrfshi kėtu edhe ato tė panevojshme ajnshtajniane, por janė edhe forca tė jashtėme, tė cilat nuk merren parasysh nga kėto ligje dhe ekuacione.

Por, do thotė ndonjėri, ne mund ti marrim parasysh edhe kėto forca tė jashtėme nė ligjet qė do pėrshkruajmė dhe nė ekuacionet qė do krijojmė! Kėshtu tė llogarisim edhe bashkveprimin e forcės sė diellit tonė me forca tė tjera, qė vijnė nga jashtė sistemit tonė!
Vėrtet, ne mund tė tentojmė ta bėjmė kėtė, si nė rastin e derivateve nė ekuacinet algjebrike, por ne do tė pėrdorim si masė pastaj pėr kėtė forcė (apo kėto forca) tė jashtėme njė masė statike tė llogaritur nė masėn e trupit (apo sistemit) tė jashtėm, qė po ashtu nuk ėshtė e vėrtetė, sepse ėshtė relative, pra qė ka lidhje vetėm me atė trup (apo sistem) nė vetvete, nė njė kohė qė edhe ai trup (apo sistem) ka po ashtu lidhje –pra bashkvepron– me forca tė tjera tė trupave jashtė sistemit tė tij. Kėshtu ndryshimet e njėrit influencojnė –sado pak– lėvizjen e tjetrit, panvarsisht se nė kohė tė mėvonshme, dhe ky ndryshim lėvizje i tjetrit ndikon tek tjetri e tjetri, me radhė. Kategoria filozofike shkak-pasoj vepron nė tė gjithė Universin. Me njė fjalė, ekuacionet statike tė matematikės nuk mund tė na japin kurrė saktėsinė e lėvizjes sė trupave nė natyrė, sepse natyra ėshtė sistem nė lėvizje tė pėrhershme dhe nė ndryshim tė pėrhershėm.
Kjo ėshtė e ditur, do vazhdojė dikushi tė na thotė, kjo mėsohet qysh nė fillore! Vėrtet, i pėrgjigjemi ne, pikėrisht sepse kjo ėshtė e vėrtetė ne nuk mund tė pėrdorim ekuacione algjebrike qė na flasin pėr sisteme tė mbyllur nė pėrshkrimin e lėvizjeve sė trupave nė natyrė. Natyra nuk ka nevojė pėr ekuacione dhe as pėr pėrshkrime ligjesh. Kėto ligje dhe kėto ekuacione kanė nevojė pėr natyrėn, si tė tilla duhet ti pėrshtaten orė e ēast lėvizjeve nė natyrė. Ajo qė thotė Pitagora, e qė e pėrsėrit me kėnaqsi edhe Ajnshtajni, se natyra ėshtė radha e numrave, kjo vlen vetėm pėr njė njėsi tė caktuar kohe, pra tė shkurtėr, pėr njė moment tė caktuar. (Ironia tek Pitagora ėshtė, se ai vetė bėnte pjesė tek njerėzit qė e kuptonin principin e relativitetit.) Natyra shoqėrohet nga aspekti kohė, tė cilin numrat nuk mund ta shprehin. Po kėshtu edhe notat muzikore, nuk shprehin tė gjitha cilėsitė e pjesės muzikore. Njė dirigjend na jep tjetėr pjesė, tjetėr shije, tė tjera ndjenja pėr tė njėjtat nota, nga njė tjetėr dirigjend. E gjithė kjo nga njė prekje mė e lehtė apo mė e fortė e instrumentave muzikorė, etj. faktorė.
Nė gjithė kėtė shpjegim ne nuk duam tė themi se Natyra luan sipas qejfit, por duam tė theksojmė tezėn njutoniane qė thotė, sa mė shumė ne ti pėrsosim matjet tona, aq mė shum i afrohe-mi lėvizjes absolute. Kjo lėvizje absolute –e pėrsėrisim– ka kuptim nėse ne do tė ishim krejt tė palėvizshėm nė Univers, kėshtu tė shihnim si zhvillohet nė tė vėrtetė lėvizja e ēdo trupi material dhe shumė fenomene tė Kozmosit, -kėshtu dhe mund tė llogaritnim largėsinė tonė nga trupi/ fenomeni i caktuar nėpėrmjet zbritjes sė shpejtėsis sė trupit/ fenomenit tė caktuar nga shpejtėsia e dritės. Por kėtė palėvizshmėri ne nuk e kemi! Kėshtu koha dhe hapsira mbeten relative, ēfarė d.t.th. se ato janė tė ndryshme pėr sisteme tė ndryshme referuese. Nėse trupi A lėshon njė sinjal drite, kjo dritė do tė ketė tė tjera parametra pėr trupin e ngadalshėm B dhe tė tjera pėr trupin C me shpejtėsi tė madhe, (hipotetikisht) afėr asaj tė dritės. B-ja e shikon dritėn afėrsisht siē ajo ishte. Ndėrsa C-ja e shikon tė stėrgjatur, sepse e shoqėron sinjalin dritor pėr njė farė rruge dhe kohe. Kaq, asgjė mė shumė! As rinohet kush, as vjetėrsohet dikush! Tė gjitha shpjegimet e tjera janė vetėm ekletizma dhe sofizma bajate sharlatanėsh, tė cilat gjoja provojnė ndry-shimin real/ absolut tė orės, pra tė kohės dhe hapsirės!
E duke dashur ti bashkojnė teoritė ajnshtajniane me vrojtimet nė botėn mikroskopike tė grimcave, me tė cilėn merret ajo qė quhet mekanika kuantike, nxjerrin teori akoma mė fantastike, si ato tė strinxheve, etj., apo shpjegime tė pakuptueshme, si ajo e singularitetit, me tė cilat, ja, pa dashur, po hyjmė edhe ne nė kėtė pjesė („tė pakuptueshme“) tė fizikės.

Duhet ta sqaroj lexuesin, se si koncepti fizikal i singularitetit, ashtu dhe shumė koncepte ...
(FUND; me tej vjen singulariteti, pjesen e shkurter te te cilit e kam dhene tek singulariteti, e me pas mekanika kuantike.) Kush ka patur qejfin dhe durimin ta lexoje deri ketu, mund te bej cdo kritike te mundshme mbi temen ne fjale. Kritikat te tipit: me ke do matesh ti, etj., jane pa kuptim per mua. Sorry!)


  Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 4 [5]
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.