Forumi Horizont Gjithsej 55 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 55 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- A po i vjen fundi i parakoheshem qeverise Rama? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18803)


Postuar nga Piktor datė 17 Korrik 2016 - 21:04:

A po i vjen fundi i parakoheshem qeverise Rama?

Kohe me pare, pata deklaruar se kjo qeveri e Edi Rames ishte e destinuar te deshtonte. Qe ne nisje kesaj qeverie i mungonte realisht shkelqimi i saj. Jo vetem per faj te Ilir Metes.

Tashme qe jane konsumuar tre vite qe kur lindi kjo qeveri dhe shume jane, veshtire se mund te arrije te perfundoje mandatin e saj. Baterite kane skaduar dhe llustra ka filluar te rrjepet si boja e vjeter, apo lekura e pjekur ne diell.


Ne fakt sebepi kesaj rradhe eshte reforma ne drejtesi. Kesaj reforme te gjithe i druhen. Kuptohet se te gjithe jane te perlyer. Frika ne reforme shihet ne mundesine e nje prokurori te arrestoje pa frike politikanin.
Pavarsisht ēfare thuhet apo shkruhet ne media se reformen nuk e do ai apo ky. Kjo reforme do te behet.

Ne momentin kur Basha beri deklaraten e rradhes Rama me fodullekun e tij qe e karakterizon deklaroi qe do pranonte ēdo propozim te Bashes qe nuk binte ne kundershtim me USA_BE. Reagimi i diplomatit amerikan ishte i menjehershem. Kjo nuk u mireprit nga Meta i cili nuhati se ata mund te ndanin me 50% drejtesine dhe ky dilte i humburi i madh. Ndaj e beri qe te reagonte duke e kercenuar Ramen se mund te prishte edhe koalicionin.


Rama ne kete rast eshte i humburi i madh nga kjo reforme pasi do te duhet ta ndaje me Meten hisen e tij ne drejtesi.
Me vone del Braēe dhe i kujton Metes se egzistojne edhe referendumet popullore. Mirpo tashme kjo eshte e vone dhe data 21 korrik eshte pas tre ditesh.


Gjithsesi kjo qeveri do ike ashtu si erdhi pa shkelqim edhe pse llustruar mire pra e dale boje.


  Gjithsej 55 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 55 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.