Forumi Horizont Gjithsej 55 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 55 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- A po i vjen fundi i parakoheshem qeverise Rama? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18803)


Postuar nga Fajtori datė 18 Korrik 2016 - 01:04:

Sa bukur flisni ju poetet, me figura letrare, mure qe merziten, lekura qeverish, rruge qe marrin fryme, etj. Gati gati ngjan si reportazhet e gazetarit tone te ndritur Marin Mema (qe ju befte mikrofoni top ishalla).

Renia e qeverise, nese vjen, eshte pikerisht nga reforma ne drejtesi, pasi Ilir Meta po ndjen seriozisht rrezikun e fundosjes. Prandaj doli papritur te propozoje zgjedhje te reja. Pra, ky nuk eshte sebepi, eshte aresyeja thelbesore pse po kthehet reforma ne kolaps politik.

Se dyti, qeveria e Rames nuk erdhi ne pushtet pa shkelqim. Perkundrazi, mori aq vota sa Sali Berisha nuk i ka marre ndonjehere deri sot, as me koalicion as pa koalicion. Ne muajt e pare te qeverise kishte shume optimizem se do behen ndryshime te mira. Me kohen kjo ndryshoi. Ndryshimi per mendimin tim vjen per dy aresye. E para se dukej nje ore larg cfare do prodhonin zgjedhjet e fundit, kantidate trubosh, kriminele, dhe aleanca te peshtira. Sic i thone fjales, dielli duket qe ne mengjes, dhe kete e pata thene qe para se te beheshin zgjedhjet. Me kohen shume e kuptuan qe vertet parlamenti ishte mbushur me Mark Frroka, kaubojsa, Tom Dosha, etj. Po edhe ne qeveri, vendin e dyte e zuri nje batakci si Koco Kokedhima, mjafton ti shikosh cfare beri me gazeten Shekulli qe te kuptosh sa tru ka Koco per politike. Aresyeja e dyte pse njerezit jane te pakenaqur eshte se shqiptaret jane popull kriminal, nuk durojne dot rregullat, nuk duan ti zbatojne. Qeveria e Rames ka behe hapa gjigande ne fusha te ndryshme qe te vinte rregull, por e ka shtrenguar rripin pa leruar ne anen tjeter. Ekonomia ka rene dhe rregullat qe u vune ne arsim apo ne energjitike nuk sollen me shume mireqenie. Plus qe kjo qeveri si shume te tjera perdorin dhunen dhe jo mirekuptimin ne aplikimin e politikave. Fjala vjen, leshojne urdhra te brendshem per taksa te reja, qytetari nuk kundershton dot taksat, detyrohet te paguaje me cdo kusht, edhe kur fatura vjen gabim.

Ne piken qe eshte tani, Shqiperia ka marre fund si shtet unitar me nje kulture te veten. Pjesa me e madhe e njerezve qe njoh duan te ikin nga Shqiperia. Ne rruge enden alabake e drogaxhinj, me makina lluksi, njerez qe nuk dihet si i bejne parate. Keto nuk i ka krijuar Edi Rama, perkundrazi, ata jane shpresa e fundit e Lul Bashes qe te kthehet ne pushtet. Cdo krim qe ndodh ne Shqiperi PD-ja ferkon duart, dhe nuk do habitesha aspak qe nje pjese e krimineleve te jene prodhim i perjashtimeve nga puna te PD-isteve te dikurshem. Per kete aresye, njesoj si zgjedhjet e fundit, nuk ka asgje te mire nga renia e Edi Rames. Alternativa politike jane te lidhur me krimin akoma me ngushte, madje do vijne ne pushtet fale tyre, kshu qe kane borxhe per te lare...


  Gjithsej 55 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 55 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.