Forumi Horizont Gjithsej 213 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 213 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Kuriozitete mjekesore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2834)


Postuar nga Endri datė 21 Janar 2004 - 03:11:

Bioetika dhe e ardhmja e njerezimit

Cod. A21012004
Kėshilli i Presidentit Bush pėr bioetikėn ka botuar njė raport pėr pasojat e mundshme morale dhe politike tė zhvillimeve tė kohėve tė fundit nė shkencė dhe mjekėsi. Autorėt paralajmėrojnė se aftėsia pėr tė tjetėrsuar dhe kontrolluar proceset jetėsore mund tė sjellė pasoja negative tek njerėzit.

Nė librin fantastiko-shkencor “Brave New World” botuar nė vitin 1932 nga shkrimtari britanik Aldous Huxley, njerėzit pinė njė tabletė tė quajtur “soma” qė i bėn ata tė kėnaqur. Fėmijėt lindin nė laboratorė tė caktuar nga embrione tė krijuara me kujdes.

Po tė zėvendėsosh “somėn” me njė nga ilaēet e njohura qė tė ngrejnė humorin, si Prozac dhe po tė shikosh pėrparimet nė inxhinierinė gjenetike dhe nė klonim, bėhet e qartė se jemi nė prag tė kthimit nė realitet tė fantazisė sė librit “Brave New World”. Doktor Leon Kass ėshtė kryetar i Kėshillit tė Presidentit pėr Bioetikėn. Ja ē’thotė ai:

“Epoka e bioteknologjisė filloi plot shpresa. Pėrparimet nė gjenetikė, nė zbulimin e barnave tė reja dhe nė mjekėsinė rigjeneruese premtojnė kura pėr sėmundjet e frikshme dhe lehtėsimin e vuajtjeve tė tmerrshme. Pėrparimi nė shkencėn neurologjike dhe nė psiko-farmakologji premtojnė kura mė tė mira pėr tė sėmurėt mendorė. Teknikat e riprodhimit me ndėrhyrje nga jashtė u kanė dhėnė shansin mbi njė milion ēifteve qė nuk mund tė riprodhojnė, pra qė tė kenė fėmijėt e tyre”, thotė ai.

Por doktor Kass mendon se nė tė ardhmen bioteknologjia nuk do tė pėrdoret pėr qėllime terapike. Ai mendon se shkenca do tė bėhet nė mėnyrė tė pashmangshme njė mėnyrė pėr arritjen e lumturisė dhe pėrsosmėrisė tek njerėzit: jetė mė e gjatė, trupa mė tė fortė, shpirtra mė tė lumtur, sukses mė i lartė dhe fėmijė mė tė mirė. Megjithatė, Kėshilli i Presidentit pėr Bioetikėn paralajmėron se tjetėrsimi dhe kontrolli mbi mendjen dhe trupin e njeriut mund tė kenė njė ndikim negativ tek liria njerėzore, dinjiteti, ndjenjat dhe integriteti moral.

Doktor Kass thotė se pėrpjekjet pėr tė kontrolluar mendjen e njeriut pėrmes barnave qė ngrenė humorin dhe stimulantėve janė tė diskutueshme. Ai thotė se ēelėsi pėr tarritjen e lumturisė nuk ėshtė pėrbėrja kimike e trurit, por rrjeta e pasur e marrėdhėnieve njerėzore.

Pėrfundimet e Kėshillit tė Presidentit pėr Bioetikėn u diskutuan nė njė takim tė organizuar nga Instituti Amerikan Enterprise. Njė nga pjesėmarrėsit nė diskutim, profesor Peter Lawler i Kolegjit Berry beson se ēdo pėrpjekje pėr tė arritur lumuturinė mendore pėrmes mjeteve teknologjike dhe farmaceutike do tė resultojė tė pafrytshme dhe kundėrproduktive.


“Tė gjitha pėrpjekjet moderne ose teknologjike pėr tė na bėrė ta ndjejmė botėn mė shumė si shtėpinė tonė, na ka bėrė tė ndjehemi mė shumė tė pastrehė. Edhe nė kėtė rast nuk do tė jetė ndryshe. Shumė shpejt mund tė vijė dita qė tė na krijohet bindja se pėr t’u bėrė tė lumtur nuk ka rrugė tjetėr pėrveē pirjes sė njė grushti tabletash. Kjo varėsi e re dhe thelbėsore nga manipulimi teknologjik do ta bėjė ekzistencėn tonė mė tė kushtėzuar se asnjėherė mė parė. Dhe nėn lumturinė tonė sipėrfaqėsore, do tė jetė njė formė e re ankthi, njė trishtim vėrtet i madh. Vrapi ynė drejt lumturisė do tė jetė mė fanatik dhe mė i kotė se kurrė”.

Anėtarėt e Kėshillit tė Presidentit pėr Bioetikėn theksojnė se qeveria amerikane nuk do ta pėrdorė teknologjinė pėr tė imponuar vizionin e saj pėr njė shoqėri tė pėrkryer. Ata mendojnė se nė vende tė hapura me tregje tė lira, pėrdorimi i lėndėve biologjike qė ngrenė humorin do tė jetė personal dhe vullnetar. Megjithatė, ata paralajmėrojnė se kultura e prirur nga tregu dhe konsumi mund tė krijojė nxitjet e veta tė fuqishme pėr tė luftuar pėr njė jetė mė tė mirė dhe tė pėrmirėsuar biologjikisht. Pėr kėtė arsye nė raport thuhet se shoqėritė e lira duhet tė pėrpiqen tė reflektojnė nė atė qė i jep jetės mė shumė kuptim dhe tė heqin dorė nga kėnaqja e menjėhershme e ēdo dėshire njerėzore.

Zeri i Amerikes


  Gjithsej 213 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 213 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.