Forumi Horizont Gjithsej 38 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 38 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=122)
-- Renia e kultures gjuhesore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3778)


Postuar nga dena datė 09 Korrik 2004 - 11:50:

Wink

Admiral urime per temen,

Mendoj se huazimet leksikore duhen shtresuar sipas vleres se tyre ne gjuhen e sotme, sipas ngjyrimit emocionues, sipas kufizimit territorial etj. Pra, kjo do te thote qe vlera e huazimeve leksikore ne gjuhen e sotme shqipe zbulohet nepermjet veshtrimit historik te ketyre huazimeve dhe normalisht qendrimi kundrejt tyre ne kete veshtrim nuk eshte i njejte.
Sipas disa studiuesve fjalet e huaja e pasurojne gjuhen, e sipas disa te tjereve e prishin, por ne kete ceshtje duhet mbajtur nje qendrim i drejte e i bazuar.
Ne ditet tona po behen perpjekje per te hedhur jashte perdorimit fjalet e huaja sepse kemi fjale shqipe me te njohura qe kane te njejtin kuptim.

angazhim-zotim,
divergjence-mosmarrevshje
aprovoj-miratoj
aplikoj-zbatoj
ekzagjeroj-teproj
adapt-i pershtatshem etj....

Keto shembuj qe permenda me lart tregojne se cmundesi te medha ka shqipja per te zevendesuar me mjetet e saj shume fjale te huaja.

Kur fjala e huaj nuk ka shprehur me perpikmeri kuptimin e fjales se huazuar atehere, perpjekja per ta zevendesuar ka deshtuar, psh, ky lloj zevendesimi nuk ka pas sukses:
abstenim-te stepurit..??!!
adrese- drejtim..?
delegacion-dergate..?
Pra, sipas disa gjuhetareve gjuha letrare pranon fjale te huaja, te domosdoshme per permbajtjen e tyre, por eshte i paperligjur vershimi pa kufizimi i fjaleve te huaja te panevojshme......
Admiral, kam mendimin, se diskutimi per kete teme le vend per hapesira te ndryshme komentesh, dhe kendveshtrimi per ceshtjen e huazimit te fjaleve s'eshte kurre absolut......

pershendetje

------------------------------------------
kerkojeni diturine prej djepit deri ne varr.


  Gjithsej 38 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 38 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.