Forumi Horizont Gjithsej 319 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 319 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Ditar i Lire per te gjithe. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3802)


Postuar nga Bledumi datė 21 Janar 2004 - 20:56:

sot e Merkure..

Ora 1:00 e nates dhe makina ndaloi perpara pallatit ku une zbrita..Isha aq i lodhur sa po pertoja te ngjitja shkallet deri ne kat te 4-ert.Bera si bera dhe u ngjita.Sa futem brenda direkt ke TV.Top SHOW skishte mbaruar akoma.Prita sa mbaroi dhe pas pak filloi Fiksi.Isha shume i lodhur por deshira per ta pare me mposhti te qendroj edhe 30 min te tjera.Qielli ndirconte nga vetetimat jashte..Bubullimat kishin nje zhurme shurthuese.Ora shenonte 2:15 dhe nuk mundesha me.Vete ne dhomen time dhe krevati i ngrohte ma bente me sy..Sa futem dhe ve koken ne jastek,direkt gjume..Endrrat pasonin njera-tjetren.Perseri zilja e cel-it me zgjoi.Edhe sot ne 10:00 te "book house".Qendrova pak i shtrire dhe mendoja per nje person qe para 1 muaji ndrroi jete.Pse jeta eshte kaq mizore me ne dhe ne kaq te pafajshem qe e jetojme.E di qe ai tani jeton ne parajse,pasi ne ferr jetonte perpara 1 muaji...Shikoj oren 10:00.Cunave i thash qe do te vij pak me vone ne bibloteke..U nisa te shkruaj nje mesazh ne cel por mu ndryshua mendja..U cova dhe direkt ne WC si cdo mengjes :p..Mengjesi me priste ne dhomen tjeter..Sa vajta ne gjysem te bukes bie cel-i..Nje shok qe kisha rreth 2-3 muaj pa e takuar..Hajd se jam ke "Sidney",me tha...U vesha shpejt e shpejt dhe per 5 min ke lokali,se e kam afer shtepise,ngjitur me Fakultetin e Shkencave..Hera e pare qe futesha aty dhe me la pershtypje shume te mira si lokal..Cdo gje nderthurej me njera-tjetren,ngjyrat,karriget,bari,veshja e kamarjereve,cdo gje...Pas nje muhabeti te kendshem ora 11;30..U cuam dhe une u nisa per ne biloteke..U futa brenda dhe ideja se pas dy ditesh vjen provimi me dha force qe i futesha me themel mesimeve,dhe ashtu bera..Ora 15:20..U cuam dhe rruges u futa ke ai dyqani qe pash kepucet dje..I provova dhe me pelqyen..I thash shiteses qe ti fuste ne nje qese dhe i mora..U ndava me cunat ke ura e vogel,ke Shallvaret..Rruges per ne shtepi kalova perpara dyqanit qe eshte shitese nje shoqia ime..Thash te futem dhe te bej nje dore muhabet,dhe keshtu bera..Pas disa min muhabet me tha qe kishin ardhur shalla shume te bukur..I pashe dhe njeri me pelqeu..Me qejfin tim dhe shtysen e asaj e bleva dhe ate.."nje rruge e 3 pune i thone kesaj" :p.Dola dhe shiu ne cadren time trokiste me nje zhurme shume te embel..Njerezit ecnin te gjithe koke ulur dhe qe te gjithe te fshehur pas telave te cadrave..Ja edhe shtepia dukej nga larg..Xhamat qe ishin veshur nga avulli tregonin qe ishte duke u gatuar ndonje gje e mire..Futem brenda dhe menjehere ke TV..Ishte ora 16:30 dhe Top Fest kishte kaluar gjysmen..Pjata e ngrohte dhe tingujt e kengeve e kaluan kohen pa u ndjere..U ngrita dhe "gjoja" vajta nga dhoma ime per te mesuar..Kufjet ne vesh dhe fillova te provoj rroba te ndryshme qe kisha ne dollap..Pasi u lodha u shtriva dhe filluan mendimet.."pse kaq pa fat une mer"..."te tjeret shkojne per bukuri,une si dreq"."kush me ka mallku njehere".."Perse nuk me ka kuptuar asnjehere,ndoshta edhe une kam fajin tim per kete"...
Mendime nga me te ndryshmet,por synimi vetem 1..
Ora iku tak-fak,18:45..Po nisem thash me vete,per 10 min jam ne zyre..Keshtu jam ketu tani..Ja ditar kjo ishte dita ime edhe sot..po rri para PC dhe akoma mendoj si idiot..
yyyyyyy filloi nje dhi i madh tani qe po troket ne dritare dhe une po i them Shenjtorit mos ta hapi..:p...Hajd shifena pra ditaro...Shnet..


  Gjithsej 319 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 319 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.