Forumi Horizont Gjithsej 153 faqe: « E parė ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- cfare semundje eshte ...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4752)


Postuar nga Indrit datė 06 Prill 2005 - 09:56:

Pak njohuri mbi Anthraksin.

Cod. A06042005

ĒC'eshte Anthraksi ?

Anthraksi eshte nje semundje me infeksion te mprehte shkaktuar nga bacteria spor-formuese e quajtur “ANTHRAKS BACILLUS”. Anthraksi ndodh zakonisht tek vertebroret shtepiak dhe te egra si: bagetite e trasha, delja, dhia, deveja, antilopa dhe barengreneset, por ai mund te ndodhe tek qenjet njerezore kur ato jane te ekspozuara tek kafshet e infektuara ose ind prej kafsheve te infektuara.

Pse anthraksi eshte teme e dites?

Sepse anthraksi konsiderohet te jete ndermjetes (agjent) potencial per perdorimin ne luften biologjike. Departamenti i mbrojtjes ka filluar dhenjen e vaksinave per personelin ushtarak aktiv te cilet mund te perfshihen ne konflikt.

Si eshte perhapur anthraksi dhe kush mund te infektohet me te?

Anthraksi eshte perhapur me shume ne zonat bujqesore ku ai ndodhet tek kafshet. Kjo perfshin Ameriken qendrore dhe jugore, Europen jugore dhe lindore, Azine, Afriken dhe Lindjen e Mesme. Anthraksi infekton njeriun kur ai ekspozohet tek kafshet e ifektuara ose tek produktet e tyre. Punetoret qe ekspozohen tek kafshet e ngordhura dhe produktet e tyre nga vendet e tjera ku Anthraksi eshte me i perhapur mund te infektohet me bakterien Bacillus (anthraks industrial). Anthraksi ne bagetite e egra ka ndodhur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Si eshte transmetuar Anthraksi?

Infeksioni i anthraksit mund te ndodhe ne tre forma: nepermjet lekures, frymemarrjes dhe gastrointerik. Sporet e Anthraksit mund te jetojne ne toke per disa vjet, dhe njeriu mund te infektohet me prekjen e produkteve te kafsheve te infektuara ose nepermjet frymemarrjes se sporeve te anthraksit nga produktet e ndotura. Gjithashtu mund te perhapet nepermjet konsumimit te mishit jo te gatuar mire te kafsheve te infektuara.

Cilat jane simptomat e Anthraksit?

Shenjat e kesaj semundje varen ne rrugen se si eshte infektuar, por shenjat zakonisht ndodhin brenda shtate diteve.

Nepermjet lekures: rreth 95% e infeksioneve te Anthraksit ndodhin kur bacteria deperton ne te ēarat e lekures si psh kur prekin leshin e kafshes se infektuar apo lekuren e saj dhe vecanerisht qimet e dhise se infektuar. infeksioni i lekures fillon si nje ngritje e lekures ne forme zgjebje qe i ngjan te pickuarit te ndonje insekti por brenda dy ditesh zhvillohet ne nje fshigez dhe pastaj ne forme gangrene (plage) pa dhimbje zakonisht 1-3 cm ne diameter, qe karekterizohet me nje qender te zeze siperfaqesore. Gjendrat limfatike ne afersi te zones se prekur mund te fryhen. Rreth 20% e rasteve te lekures te pa mjekuara shkaktojne vdekje. Vdekjet jane re rralla me therapi antimikrobale te duhura.

Nepermjet frymemarrjes: Simptomat e para jane te ngjashme me shenjat e te ftohurit. Pas dita ditesh shenjat mund te avancojne ne problemet e frymemarrjes dhe shok (traume). Marrja e Anthraksit nepermjet frymemarrjes eshte zakonisht fatale.

Nepermjet zorreve: Semundja e zorreve nga anthraksi mund te filloje me kunsumimin e mishit te ndotur dhe eshte karakterizuar me pezmatim te mprehte te gypit te zorres. Shenjat e para jane te perziert, humbja e oreksit, te vjellurit dhe dhimbje koke qe pasohen me dhimbje barku, te vjellura te gjakut dhe me diarre te rende. 25%-60% e Anthrakseve te shkaktuar nepermjet zorres rezultojne ne vdekje.

Ku gjendet zakonisht anthraksi?

Anthraksi mund te gjendet ne gjithe boten. Ai eshte me i perhapur ne vendet e pa-zhvilluara ose ne vendet pa program veterinary shendetsor. Disa zona te botes si Amerika jugore e qendrore, Europa jugore e e lindore, Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme kane reportuar me shume raste te anthraksit ne kafshe se vende te tjera.

A mund te kaloje Anthraksi nga nje person ne tjetrin?

Perhapja e anthraksit direkt nga nje person ne tjetrin eshte e pamundur te ndodhe. Komunukimi i kesaj semundje nuk eshte i lidhur me vizitimin e personave qe e kane marre anthraksin nepermjet frymemarrjes.

A gjendet ndonje menyre per ta parandaluar kete infeksion?

Ne vendet ku Anthraksi eshte i perhapur dhe vaksinimi i kafsheve te infektuara eshte i ulet, njerezit duhen te menjanohen nga kontakti me bagetite dhe produktet e tyre dhe patjeter duhen te menjanohen nga konsumimi i mishit i cili nuk eshte there ne kushte normale . Gjithashtu vaksina e Anthraksit eshte lejuar te perdoret tek njerezit. Kjo lloj vaksine sipas raporteve te bera eshte 93% efektive per mbrojtjen kunder Anthraksit.

C'eshte vaksina e Anthraksit?

Vaksina e Anthraksit eshte prodhuar dhe shperndare nga BIOPOT e cila eshte nje shoqeri aksionare. Vaksina eshte e filtruar nga qelizat qe dmth ajo nuk permban baktere as te ngordhura dhe as te gjalla ne pergatitje. Pergatitja finale e saj nuk permban me shume se 2.4 mg te hidroksid aluminit si adjuvant. Vaksina e anthraksit qe perdoret per kafshet nuk duhet perdorur per njerezit.



Kush duhet te marre vaksine kunder Anthraksit?




Komuniteti i keshillimit prane drejtorise se imunizimit ka rekomanduar per vaksinim kunder Anthraksit grupet e meposhtme:

1-Personat qe punojne direlt me lende ne laboratore.

2-Personat qe punojne me importin e kafsheve per groposje ne vende ku standartet jane te pamjaftueshme per te parandaluar ekspozimis ose gjendjen e sporeve te Anthraksit.

3-Personat qe prekin produktet e kafsheve te infektuara ne zona ku aksidendet jane te larta.

4-Trupat ushtarake te dislokuara ne zona me rrezik te madh per ekspozimin e bakteries. psh. (Kur ai perdoret ne armet luftarake biologjike.)

5-Grate shtatezane duhen vaksinuar vetem ne raste shume te nevojshme.



Cili eshte protokoli i vaksines se Anthraksit?

Imunizimi permban tre injeksione te dhena gjate dy javesh te pasuara me tre injeksione te tjera qe jipen ne muajin e 6, 12 dhe 18-te.

A ndodh reaksion ne vaksinen e Anthraksit?

Reaksione locale te lehta ndodhin ne 30% te pacienteve qe perbehen nga ndjeshmeri dhe skuqje te vogla te lekuren ne anen e injeksionit. Ndersa reaksione te renda jane jo te perseritura qe perbehen nga frerje te krahut pervec reaksionit local. Reaksione sistemike ndodhin me pak se 0.2 % te pacienteve.

Si diagnostikohet Anthraksi?

Anthraksi diagnostikohet me izolimin e Bacillus Anthracis nga gjaku, nga carjet e lekures ose sekrecionet e frymemarrjes ose duke vene kundertrupa ne gjakun e personit qe eshte i dyshuar.

A ka mjekim per Anthraksin?

Doktori mund te keshilloje anti-biotik efektive . Qe te jete efektive duhet marre heret. Nese lihet pa mjekuar semundja mund te jete vdekjeprures.


  Gjithsej 153 faqe: « E parė ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.