Forumi Horizont Gjithsej 27 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- A eshte e drejte mungesa e lirise ndaj vajzave ne Shqiperi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=608)


Postuar nga Ana_uk datë 05 Gusht 2003 - 18:33:

Te gjithe femijet mendojne qe prinderit e tyre jane te rrepte ne disa akspekte...por po nuk dola per te bere gabime si do mesoj une??? Jo qe do e lejoj veten te vete ne ate faze por pse te byllem ne shtepi si e pavlere ose e burgosur...tani edhe kur shoqet kane mbremje ose party nuk me ftojne se e dine qe do them jo...ne fillim thoja qe s'me lejojne prinderit por pastaj e ndryshova duke nxjerrur justifikime te tjera qe jam e zene ose do vete diku tjeter etj etj sepse filluan shoqet te me pyesnin ne menyre te rregullt, qe pse s'vjen, ne te gjithe te duam dhe te respektojme ose mos kemi bere neve ndonje gje gabim e se dime...etj por faktike ishte se prinderit e mij nuk me lejonin te shkoja sidomos babi pasi mami ka dalur pak nga skicofrena e babit…por per te mos I ulur prindérit e mij une tani them qe jam e zene…

Tani jam e dashuruar tmerresisht pas nje djali qe kam dashuruar qe ne moshen 13…dhe para dy viteve ne u lidhem bashke…para disa muajsh e moren vesht edhe prindérit…sigurisht qe me qortuan por nuk me torturuan apo nuk vune dore mbi mua…dhe te them te drejten une mendoja qe po ta marrin vesht ata do me vrasin..por si per cudi ndodhi e kunderta dhe ata e pranuan si djalé…ndoshta ai nuk me bertiti se brenda ne shpirt e kupton qe sjellja etij me ka derguar te kerkoj per dike qe te me dashuroje...dhe ta dashuroj pa frike...shpesh here i thoshte mami qe kujdes me vajzen se do ta largosh...por une nuk e di por se kuptoj qe pse ndodhi kjo gje...pse si tregova prinderve sa u lidha me te...por akoma s'kam arritur ta kuptoj...tani jam shume e gezuar por babi perseri eshte I rrepte…I dashuri me lejon te shkoj tek shoqet por me duhet te pyes babin e jo ate…

Pra sic e shikoni jeta ime ka qene shume e veshtire dhe te them te drejten edhe mizore dhe se kam shijuar shume femijerine…sic mund ta kete shijuar nje njeri-tjeter…dashurine e prindérit gjithmone e kam patur te sigurte…dhe gjithmone do I dua dhe e di qe do me duan akoma me shume cdo dite e me teper…sepse tani ata e kuptojné qe une dita dites po largohem nga ata…une gjithmone do te jem ne gjirin e tyre por do te largohem fizikisht sepse dikushi tjeter ka nevoje per mua…

Por prindérit e mij kurren e kurres nuk I kam degjuar qe te behem pishman per cfare kane bere sepse sipas mendimit te tyre ajo sjellje nuk na lejoj te dalim duarsh apo te bejme gjera te padeshirueshme…por une nuk mendoj aspak ashtu…
Sepse kam patur mundesi me qindra here qe te drogohem, qe te pij alcohol te tepruar…apo te vazhdoj cigaret rregullisht…por une se kam bere nje gje te tille ne rradhe te pare per veten time, te ardhmen time…nuk dua te shquhem si drogaxhie…pijanece etj etj…dhe pastaj edhe per prindérit sepse nuk doja ti injoroja e ti semurja para kohes, nuk doja te jua ulja koken sepse ata gjithmone e kane mbajtur koken lart per neve…mami me vuan nga kanceri dhe po te beja dhe une nje gje te tille ajo do vdiste para kohes e kam mese te sigurte…pra edhe prindérit nuk doja qe ti vrisja shpirterisht…sepse kurré nuk jam munduar te hakmerrem ne to…sepse ata ashtu e kane gjykuar per te rritur femijet e tyre…por nuk do te thote qe edhe une ti rris femijet e mij ne ate menyre…kurren e kurresss…..

Por prindérit e mij I dua me shume se gjithcka dhe gjithkush ne menyre prinderore sepse tani kam edhe te dashur qe e dua verberisht…


  Gjithsej 27 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.