Forumi Horizont Gjithsej 967 faqe: « E parė ... « 849 850 851 852 853 854 855 856 857 [858] 859 860 861 862 863 864 865 866 867 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)


Postuar nga Fajtori datė 27 Janar 2012 - 04:39:

A dangerous method (2011)




Filmi tregon zhvillimet ne psikanalize ne vitet e hershme, kur Carl Jung ndiqte hapat e Sigmund Freud per te sheruar nje vajze. Ai rast u be sebep qe psikanaliza te kishte zhvillime dhe me pas dy doktoret te kene divergjenca te rendesishme (histori e vertete).


E pashe sepse traileri eshte shume i bukur dhe dinamik, por filmi kishte difekte qe e benin te dobet. Ndersa aktoret luajne mire, kamera nuk leviz kurre, momentet e dinamizmit xhirohen me kamera statike dhe montazhi nuk ka ate profesionalizem qe te mbuloje difektet e regjizorit. Muzika mungonte shpesh, me skena te gjata me audio origjinale.

Filmi te fut deridiku ne boten e psikanalizes dhe te ben te ndjehesh i lire, sepse doktoret mundohen te njohin veten (ashtu si duhet te beje secili prej nesh). Por nga ana tjeter nuk behet dot film i plote dhe i shikueshem edhe nga ata qe nuk njohin psikanalizen. Eshte vertet per te ardhur keq sepse detajet e tjera jane goxha te arritura, psh fotografia, akterimi, kostumet. Sikur regjizori ti jepte marshin e peste ketij filmi me kende te levizshme kamere, levizje montazhi, etj, do shenonte nje pune qe do terhiqte shume producente ne filmat historike. Eshte veshtire te tregosh nje skene ankthi, nervozizmi apo batutash te zgjuara me nje kamera qe tregon fytyren e personit 30 sekonda me rradhe. Syte e shikuesit kane nevoje te shikojne plot gjera qe te besojne skenen, kurse stili i ketij regjizori eshte teper teatral per te bere filma.

Me e keqja e filmit eshte perfundimi. Filmi praktikisht s'ka fund. Ne nje fare pike nxihet ekrani dhe mbaron filmi. Kjo eshte padyshim nje zgjedhje teper idiote qe cilido producent do e refuzonte, sepse gjithmone mund te krijohet nje perfundim, qofte dhe me truqe kinematografie. Pra shikuesi pretendon nje mbyllje llogjike me nje histori te caktuar. Ky film shkruan tre rreshta ne fund si perfunduan personazhet dhe mirupafshim.

P.s. Bravo atij qe ka bere trailerin, sepse aty qendron talenti i vertete qe detyron njerezit te shikojne filma gjoja dinamike qe ne fakt s'kane dinamizem.


  Gjithsej 967 faqe: « E parė ... « 849 850 851 852 853 854 855 856 857 [858] 859 860 861 862 863 864 865 866 867 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.