Forumi Horizont Gjithsej 143 faqe: « E parė ... « 54 55 56 57 58 59 60 61 62 [63] 64 65 66 67 68 69 70 71 72 » ... E fundit »
Trego 143 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dritėro Agolli (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=95)
-- I madherishmi Dritero (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=673)


Postuar nga Fajtori datė 07 Mars 2010 - 17:05:

Ligjėrimi i ujkut plak

Mua ujkun mė ndjekin me britma e sharje,
Mua qė botės i dhashė vėrtet nje kulturė,
Mua heronė e pėrrallave me kurthe, kanosje e hakmarrje,
Nė vatha dhėnsh e ahurė.

Sikur mos tė isha unė, as gjysma e pėrrallave s'do te ishte,
Dhe ndofta s'do tė ishte as gjysmė e folklorit,
Se mendja poetėve aspak s'do t'ua priste,
Tė bėnin rrėfime pa bėmat e mua te gjorit.

Ju pyes, a nuk vlejnė pėrrallat e mia,
Njė dele tė zgjebur qė marr diku nė njė vathė,
Apo njė gomar qė pėllet nga uria,
Me miza nė veshėt e gjatė?

Po ju, tė thinjur nė librat e trashė,
Ju, folkloristė, kritikė, poetė e shkrimtarė,
Me honoraret qė merrni nga bėmat e mia brenda dhe jashtė,
A nuk gėlltitni mė tepėr se unė mijėra viēėr, dele e gomarė?


  Gjithsej 143 faqe: « E parė ... « 54 55 56 57 58 59 60 61 62 [63] 64 65 66 67 68 69 70 71 72 » ... E fundit »
Trego 143 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.