Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 51 52 53 54 55 56 57 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datė 07 Shtator 2005 - 23:00:

koncepti i riparimit te ADN

Cod. B08092005

ku e kam lene une kete teme se me duket se ja humba fillin ...
po flisnim per faktin qe enzima ADN polimerazi nuk bente shume gabime gjate kohes qe shtonte ne zinxhirin e ri te ADN.sipas nje numri gabimet qe bente shkonin ne rreth 1 gabim cdo 100.000 nukleotide te shtuara...edhe kete gabim pastaj e ka aftesine ta korregjoje...kur fola per funksionet e saj permenda edhe faktin qe pervec qe shton nukleotide ne drejtimin 5'->3' kjo enzime mund te punoje edhe mbrapsh,por duke i keputur ato nukleotide qe vendos,nese ato jane gabim(normalisht nuk eshte e vetme sepse ka edhe shume struktura shtese qe e bejne me te sigurte funksionin ne menyre qe te mos beje gabim edhe gjate korregjimit).sapo formohet nje lidhje bazash ne menyre gabim(pershembull adenina te bashkohet me nje guanine,ose citozine dhe ne fakt kjo gje nuk eshte e rralle sepse ka raste qe nukleotidet formojne disa struktura te perkohshme qe vendosja ne hapesire e atomeve bejne te mundur nje lidhje te tille,sidmos nese qeliza goditet nga rreze qe jane ne gjendje te ndryshojne strukturen e rese se elektroneve rreth berthames.sapo kryhet dyfishimi i dyte ne ate zone formohet nje mutacion.dmth ajo qe dua te them eshte qe nese ne fillim ka qene nje lidhje A*=T* gjate dyfishimit te pare mund te formohet nje lidhje e perkohshme A*=C(zinxhiri i pare) te themi dhe A=T*(zinxhiri i dyte) dhe kur A*=C dyfishohet serish njeri nga dy zinxhiret do te permbaje G=C(ne fakt ketu duhet te kete 3 lidhje hidrogjenore por ketu ne kompjuter nuk kam nje shenje me 3 lidhje )kjo gje eshte edhe si koncept ne rastet kur perdoren substanca qe ne strukture kane nje ngjashmeri me nukleotidet (rasti qe kam hasur tek libri i gjenetikes se snustadit si shembull ka qene 5-bromouracili qe ka aftesi te formoje lidhje si me adeninen edhe me guaninen qe si pasoje jep mutacione te mevonshme)....ku e lame?po!atehere enzima,sapo formohet nje lidhje gabim eshte ne gjendje te ndaloje ecjen perpara te saj dhe duke shfrytezuar aftesine tjeter te veten qe eshte shkaterrimi ne drejtimin e kundert (3'->5')ajo keput nukleotidin e vendosur keq dhe e rizevendeson ate me formen e sakte....ne fakt ajo nuk keput vetem ate por keputjen e fillon qe gati 10-12 baza me para dhe duke filluar qe ne ate pike rivendos nukleotidet....format e riparimit jane te shumta ne fakt dhe mekanizmat varen sipas pikes qe ka pesuar dem....
kur demet jane me te medha qeliza mundohet si perpjekje te fundit te beje nje dyfishim te materialit gjenetik duke u munduar te korregjoje gabimet(ndoshta do ti permend me vone se jane ca te ngaterruara),ne rast te kundert merr rrugen e apoptozes ose ka raste qe trasformohet ne nje qelize kancerogjene...


  Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 51 52 53 54 55 56 57 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.