Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 77 78 79 80 81 82 83 84 85 [86] 87 88 89 90 91 92 93 94 95 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datė 19 Mars 2006 - 11:09:

perpunimi hnARN->mARN

Cod. A19032006

ne vitin 1902 nje mjek anglez nese nuk gabohem hodhi nje definicion per gjenin duke thene qe ndryshimi i nje gjeni conte ne ndryshimin e nje enzime dhe keshtu qe nje u be koncepti "nje gjen nje enzime"...ky do ishte nje nder koceptet qe shoqeruan historine e gjenit deri ne kohet tona te aferta por qe gjetjet e reja e hodhen poshte dhe sot mund te thuhet me plot gojen qe ky koncept ka vdekur per faktin se nuk kemi gjithmone nje gjen per nje proteine (enzimat jane proteina)....rreth viteve 70 kur shkencetaret filluan te kuptonin edhe me mire menyrat se si punonte gjenoma dhe se informacionet rreth ARN po shtoheshin filluan edhe tkenikat e reja sic qene ai e gjetjes se vendndodhjes se ketyre gjeneve...perdorej metoda ku perderisa ARN-ja ishte produkti nje gjeni atehere mjafton ta vendosje ne nje solucion ku ka ADN njefilamentoze dhe kjo do lidhej vete me te duke gjetur edhe se ku ndodhen segmenti "prind"...gjerat dukeshin te thjeshta dhe logjika ecte...por shume shpejt u pa qe nuk ishin gjerat aq te lehta...me te vertete qe ARN-ja lidhej me ADN por formonte edhe disa hapesira si forma xhepat ku segmente te ADN mbeteshin pa lidhur...sikur ajo zone te mos ishte traskriptuar...

vitet e fillim shekullit te ri treguan qe numri i gjeneve te njeriut nuk mund te ishte me 100.000 sic mendohej por rreth 25.000...nje numer qe shume kerkues e gjeten te vogel duke u nisur nga fakti qe trupi i njeriut ka rreth 90.000 lloj proteinash dhe se secila prej tyre duhet te perftohej nga nje gjen...kjo gje tregon edhe qe nuk eshte se mund te kemi vetem nje proces ku keputet segmenti i caktuar por se mund te ishin disa lloj keputjes brenda te njejtit gjen...

2 pjeset me siper mjaftojne per te futur konceptin e splicing dhe splicing alternativ...nese do te marrim nje term shqip me i pershtaturi me duket perpunim megjithse ne me te shumten e rasteve termi amerikan ehste ai qe perdoret...gjithsesi une do mundohem qe ti perdor te dy.

ndoshta shume prej nesh ky mekanizem mund ti duket si i panevojshem por thjesht po te mendojme qe antitrupat tone formohen si pasoje e nje splicing alternativ qe u behet gjenit te tyre,na mjafton te themi qe ky proces eshte shume i rendesishem (info te te teperta do shifni me vone,ose gjate shpjegimit te ketij procesi ose kur te shpjegoj sistemin imunitar nga pikpamja gjenetike)...

por cfare jane keto mekanizma dhe si funksionojne?cfare efektesh kane ne trupin e njeriut dhe ne semundjet qe formohen si pasoje e nje mosfunksionimi te tyre?

postime qe mund tu vijne ne ndihme per nje kuptim edhe me te mire te ketij postimi:
-enzimat 1 & 2 (Cod. B 06042005 & Cod. A 13042005)
-koncepti i gjenit (Cod. A 17092005)


  Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 77 78 79 80 81 82 83 84 85 [86] 87 88 89 90 91 92 93 94 95 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.