Forumi Horizont Gjithsej 97 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)


Postuar nga oliinter datė 03 Nëntor 2004 - 14:40:

Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene

Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene?
Po e filloj vete i pari:
Dje pashe filmin "Bourne diplomacy" dhe me pelqeu shume!
Flet per nje agjent sekret i cili pasi humbet memorien duan ta vrasin!
Ai arrij tju shpetoje dhe te vere ne rrezik nje sherbim te tere inteligjence sic eshte CIA!

Ju keshilloj qe ta ndiqni!


Postuar nga wydra datė 03 Nëntor 2004 - 22:18:

C'kemi oliinter, une me duket se kam pare pjesen e pare te atij filmi, "Bourne's identity", dhe ishte interesant, po vazhdimin s'kam pasur mundesi ta shoh. Te them te drejten keto kohet e fundit s'kam qene fare ne kinema, por shyqyr rrofte interneti qe na furnizon me filma Filmi i fundit qe pashe para ca ditesh ka qene "The insider" me Al Pacino dhe Rusell Crow, ishte interesant.

Ne fakt une kam nje filozofi () per mua filmat qe ja vlen te shkoj ne kinema jane ato me shume efekte, sepse atje shpalosin madheshtine e tyre (hehe, matrixin e pashe tek IMAX, me ekran sa nje pallat 6 katesh, dukeshin dhe vrimat e mbyllura te vatheve ne vesh te agent Smithit ), ndersa filmat me intriga, ose filmat per te qeshur me vjen keq te harxhoj leket ne kinema, keshtu qe i terheq nga interneti


Postuar nga SUNBELOVED datė 04 Nëntor 2004 - 00:01:

Filmi i fundit qe kam pare (une nuk shoh shume filma) ka qene Troja, nuk ja vlente. Historia ishte ndryshuar komplet me cfare kam lexuar nga Homeri, qofte ne ngjarje, qofte ne rrjedhsheri ngjarjesh.

Nuk mund ta imagjinoja bukuroshin Brat Pitt te luante Akilin. Dreqi e mori Akili ka qene imazhi i luftetarit te perjetshem, ka qene grek, ashtu sic jane greket flokezi - syzi, jo bjond me sy larushe si eshte Brad Pitt, pastaj e imagjinonit dot Pitt-in tone luftetar? Mu kujtua filmi "Cakalli" ku Richard Gere vret Bruce Willis. E imagjinon dot Richard Gere bukuroshin qe ka luajtur te Pretty Woman, te vrase Bruce Willis, nje kriminel perfekt gjakftohte? Qe te mos dal nga tema, tek "Troja" ishin shpenzuar shume para per efekte speciale , por NUK JA VLENTE SI FILM.


Postuar nga oliinter datė 04 Nëntor 2004 - 07:34:

Thumbs up Pershendetje!

Dje kam pare serine e trete te Matrix!
"Matrix Revolution"
Eshte nje film fantastik! Tregon su ku mund te arrije raca njerezore kur ka si synim te saj dashurine! Kjo i ben makinat dhe boten e tyre qe te mos fitojn asnjehere kundra nesh!
Eshte nje ndjenje e vjeter sa vete bota!
Everything that has a beginning has an end Neo!

That's AWSOME! Ju sugjeroj qe ta shihni dhe ju!


Postuar nga wydra datė 04 Nëntor 2004 - 08:24:

ehh, e kam pare dhe revolution, por fatkeqesisht jam zhgenjyer. Zhgenjimi vinte nga fakti, se s'i vinin pjeses se pare as te thoi i kembeve. Tek pjesa e dyte dhe e trete u perqendruan shume tek efektet, dhe pak tek permbajtja. Nuk mund te them se ishte film i keq, por e ke parasysh vete si eshte kur prifesh per te pare filmin e shekullit, dhe del nje film thjesht i mire.

Sa per Trojen, jam dakort me sunbeloved, ngjarjet ishin ndryshuar kot me kot, dhe zgjedhja e aktoreve nuk ishte optimalja, per mendimin tim. Megjithate, instinktet e lindura fituan dhe ne kete rast, vajta ne kinema kryesisht per te pare brat pittin me fund te shkurter


Postuar nga oliinter datė 04 Nëntor 2004 - 08:49:

Pershendetje!

Ndonjehere ne presim shume nga Regjisoret!
Ke te drejt se pjesa e pare Matrix eshte me e mire nga dy te tjeret!
Nuk me pelqeu edhe aq fundi pasi nuk nxori asnje gje ne drite!
Trinity vdes, per neon nuk dihet gje, e pra eshte pak i cuditshem!

Gjithsesi ngelet i mrekullueshem!


Postuar nga aleus datė 04 Nëntor 2004 - 12:11:

Thumbs up

Filmi i fundit qe kam pare eshte ''Se mi lasci ti cancello'' me JIM KERRY.Kujtova se do ishte nje film i bukur si filmi i meparshem ''Un giorno da dio'' por nuk me pelqeu filmi qe pashe mu duk nje film pa kuptim dhe jo nje film qe me te ba me qesh.


Postuar nga wydra datė 04 Nëntor 2004 - 17:42:

me thene te drejten, s'e kam shume parasysh per ke film po thua, sepse filmave jua di vetem titullin e origjinalit... c'do vend e perkthen ndryshe


Postuar nga oliinter datė 05 Nëntor 2004 - 08:57:

Thumbs up Pershendetje!

Dje kam pare filmin Shrek2 ishte fantastik!


Postuar nga wydra datė 05 Nëntor 2004 - 09:08:

Jam dakort, Shreku ishte shume i bukur!!

Ndersa une dje pashe Pirates of the Caribbean, dhe me ne fund e kuptova pse e kishin vleresuar kaq shume Johnny Depp tek ai film, luan mrekullueshem aq sa te vjen keq qe s'eshte ai heroi i historise se dashurise se filmit


  Gjithsej 97 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.