Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 31 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura tė shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12387)


Postuar nga Niqua datė 01 Tetor 2006 - 04:09:

Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Ketu mund te shkruani dhe lexoni per personalitete dhe intelektual te Shkoders neper shekuj

Me rastin e 100 vjetorit tė lindjes sė Kardinalit Mikel Koliqi

Kardinali, shenjtori i krishterimit dhe kombit shqiptar

Njė portret tė veēantė ia kemi kushtuar sot Kardinalit te parė shqiptar Mikel Koliqit. Ky njeri i madh i kombit, ai qė u bė shenjtor i gjallė i krishtėrimit dhe i vendit tė vet, qė Shqipėria tė reflektonte vetėm paqe, dritė e mirėsi e kulturė, ka dhėnė njė kontribut tė madh jo vetėm pėr krishtėrimin, por edhe pėr artin, nė fushėn e muzikės dhe kluturėn shqiptare.

Mikel Koliqi u lind nė Shkodėr nė 29 shtator 1902 nė njė familje tė pasur e tė nderuar. Babai i tij, Marku, ose Shani siē e thėrrsinin, ishte njė tregėtar i zoti dhe njeri me influencė nė Shkodėr. Mikeli ishte fėmija i dytė nga 8 fėmijėt e kėsaj familjeje (Ernesti ishte fėmija i parė dhe pas Mikelit Guljemi, Leci, Margarita, Antonieta, Viktori, Terezina. Sot jetojnė vetėm Margarita nė Shkodėr dhe Terezina nė Romė).

Nė vitin 1911 u regjistrua nė Kolegjin Saverian tė etėrve jezuitė nė Shkodėr dhe nė vitin 1912 sė bashku me tė vėllanė Ernestin nisen pėr studime nė Itali, pranė dajės sė vet. Nė Itali kreu me radhė Kolegjin Arecia dy vjet, kolegjin Vilorez nė Monxa nė vitet 1919 -1924, nė Breshia qėndroi njė vit shkollor, nė Bari mori maturėn, njė vit nė Firence e mė pas nė Milano, ku studjoi dy vjet nė Universitetin Politeknik, pėr inxhinier e mė pas teologji. Mikeli gjatė kėtyre viteve dallohej pėr njė kulturė tė gjėrė dhe si i apasionuar pas muzikės. I binte pianos qė nė moshėn 17 vjeē dhe harmonisė. Ndiqte shfaqjet e ndryshme nė Itali, sė bashku me miqtė e shokėt e tij studentė. Njėri ndėr ta ishte edhe pianisti i shquar Tonin Guraziu. Nė vitin 1931 nė kulmin e studimeve i vetoi hiri i Zotit pėr t'u bėrė prift e pėr t'i shėrbyer me zemėr popullit. Nė 30 maj u shugurua meshtar nga arkipeshkvi i shquar i Shkodrės Imzot Lazėr Mjeda.

Nė atė kohėm, nė vitet 30 -tė, Shkodra ishte nė lulėzim tė plotė artistik. Emra tė nderuar tė qytetit kishin afruar rreth vetes djelmurinė shkodrane. Pa frikė thuhet se Shkodra ishte kryeqyteti i kulturės shqiptare. Pader Martin Gjoka, i pari profesionist nė muzikėn shqiptare kishte krijuar me kohė rrethin e tij artistik.

Njohuritė qė kishte Mikeli nė muzikė ishin autodidakte ndaj ai i kėrkoi Monsinjor Lugj Bumēit njė bursė, ose njė kurs pėr muzikė. Me gjithė pėrpjekjet e tij pėr tė gjetur njė bursė nė Francė, gjė qė nuk u arrit, Monsinjor Bumēi arriti qė t'i gjejė njė specializim njė vjeēar Mikelit pranė njė kori tė famshėm austriak, ku Mikeli u specializua pėr dirigjent koral, qė do t'i vlente mė vonė nė krijimtarinė e tij artistike dhe nė punėn e tij si meshtar e mė vonė si famulltar. Nė prill tė 1936-s u caktua famulltar i Shkodrės, kur mė parė kishte shėrbyer edhe si zv/famulltar i arkidioqezės sė Shkodrės. Gjatė kėsaj periudhe u shqua edhe si muzikolog. Kjo ėshtė edhe periudha e artė e krijimtarisė sė tij muzikore. Gjatė 10 vjetėve tė tij si famulltar, krahas punės sė tij si njeri i Zotit, luajti njė rol tė rėndėsishėm nė kulturėn dhe muzikėn shqiptare. Nė vitin 1932 Mikel Koliqi krijoi njė grup koral me emrin latin "Scuola Cantorum", me kėrkesa tė mėdha profesionale, edhe pse ishte vetėm njė kor amator. Me kėtė kor qė kėndonte edhe nė shėrbesat fetare tė katedrales sė Shkodrės don Mikel Koliqi u bė nismėtar i gjallėrimit tė aktiviteteve korale me vepra tė autorėve tė njohur tė muzikės botėrore, duke hedhur kėshtu bazat e muzikės sė kultivuar shqiptare. Gjithashti Ai themeloi "Veprimin katolik shqiptar", dhe themeloi e drejtoi revistėn "Kumona e sė djelės" (1janar 1938 - nėntor 1944), njė revistė kulturore, fetare pa harruar edhe problemet sociale, u muar me edukimin e rinisė shkodrane nė mėnyrė tė njė emancipimi tė moralshėm e tė natyrshėm, mbi bazat e doktrinės kristiane. Krijoi njė studoi ky shfaqte edhe filmat e kohės, krahas aktivitetit tė tij si krijues nė muzikėn kishtare. Ai krijoi reth 30-40 pjesė pėr korin e Kishės. Kėto pjesė tashmė kanė humbur, kur iu sekuestrua biblioteka dhe u zhduk gjithēka e tij.

Pjesa mė e rėndėsishme dhe kulminante e karrierės sė tij artistike ėshtė krijimtaria si kompozitor dhe pikėrisht tre melodrama tė tij. Ai vuri bazat e melodramės shqiptare.

Mikel Koliqi krijoi tre melodrama tė shkruara nga poeti dhe dramaturgu i njohur Dom Ndre Zadeja. Kėto ishin "Rozafa", "Rrethimi i Shkodrės", "Ruba e kuqe", tė cilat janė trasmetuar tek ne si dorėshkrime. Por edhe ato kanė ardhur deri sot falė njė muzikantit tė talentuar, njėri nga nxėnėsit e Tij, Tonin Harapi, i cili i ruajti kėto dorshkrime pėr mėse 45 vjet rresht, njė akt i guximshėm e qė shpreh njė ndėrgjegje tė lartė patrioptike e kulturore tė tij.

(Nė nėntor 1998 nga kori i ringritur mbi emrin "Scuola Cantorum" qė nė vitin 1991 nga kompozitori Gjon Kapidani dhe qė sot drejtohet nga kompozitori Zef Ēoba, u ekzekutuan pjesė nga tre melodramat e tij. Kėto melodrama i studioi dhe pėrpunoi nipi i tij kompozitori i nderuar qė sot nuk jeton mė, Gjon Simoni)

"Kur u bėra meshtar i ri, e dinin se merresha me muzikė, -ka thėnė dikur nė njė nitervistė tė Tij Mikel Koliqi, para se tė mbyllte sytė. Kėshtu qė shkrojta do pjesė fetare. Njė ditė vjen nė qelė nė Shtėpinė e Famullisė Dom Ndre Zadeja e mė hedh mbi tavolinė pjesėn e shkruar letrare "Rozafa". Deri nė atė kohė fjalėt shqip i shoqėronim me muzikė tė huaj. Nuk mu duk e pėlqyeshme qė kėtė histori tė vjetėr shqiptare ta shoqėrojė njė muzikė e huaj. Kėshtu qė fillova me punue shqip. Dua tė them qė motivet e Rozafės janė bazuar mbi pjesėt kombėtare, kėshtuqė edhe dy melodramat e tjera nuk kanė karakter fetar."

Kėto vepra ishin pikėnisja e parė e muzikės sonė skenike. Fillimisht kjo qe pėr tė mbajtur gjallė tek pjestarėt e "Scuola Cantarum" interesin e frekuentimit tė korit e njėkohėsisht argėtimin e popullit.

Muzika e melodramės sė parė "Rozafa" u muzikua gjatė muajve shkurt - mars 1936 dhe shfaqja u dha nė 26 prill 1936 nė Teatrin e Jezuit. Shfaqja drejtohej nga vetė Dom Mikel Koliqi, qė luante edhe nė piano. Kjo shfaqje u dha edhe mė 3 dhe 10 maj. Melodrama pėrbėhej nga tre akte me tetė numra muzikorė tė gjinive tė ndryshme si arie, duete, korale, kėngė dhe ansamble me solistė e kor. Shfaqja zgjaste rreth dy orė, recitime plus muzikė. "Me thanė tė drejtėn, pjesė nga kujtimet e Tij, kėto pjesė i kam bėrė shpejt e shpejt si i kam ekzekutuar vetė nė pjano dhe nuk kisha kohė t'i orkestroja. Salla ka qėnė e mbushur plot, kryesisht me tė rinj."

Nė kėto melodramė interpretuan Loro Bytyēi nė rolin e Rozafės, e mė pas Nikollė Ēuni, Tef Gjonej, Gjon Kujxhia, Joz Jakova, Pjetėr Gjoka, Ndoc Jakova Kolė Naraēi, Cin Lufi, Pac Luli, etj.

Melodrama "Rrethimi i Shkodrės" u muzikua mbi dramėn me tė njėjtin titul tė Dom Ndre Zadesė dhe u shfaq nė 26 prill 1937, njė vit pas tė parės. Edhe kjo melodramė pėrbėhej nga tre akte me gjashtė numura muzikorė dhe u interpretua nga "Scuola Contarum".

Melodrama "Ruba e kuqe" u shkruajt dhe u shfaq brenda vitit 1937 nė 19 dhjetor. Tė trija melodramat kanė karakter patriotik dhe evokojnė luftėn e popullit tonė pėr pavarsi.

Gjatė pushtimit fashist Dom Mikel Koliqi nuk u pėrzie me luftėn, as me njėrin krah. Vazhdoi punėn e tij si famulltar dhe njėkohėsisht edhe nė gazetėn e tij deri nė 1944.

Ndėrkohė kujtojmė se i vėllai i tij, Ernesti, ka njė tjetėr aktivitet tė dendur letrar e politik.

Ai bėnte pjesė nė kabinetin e Shefqet Vėrlcit si Ministėr i Arsimit (prill 1939 - dhjetor 1842). Njė nga iniciativat e tij mė tė mėdha ėshtė thirrja qė u bėri mėsuesve shqiptarė pėr tė shkuar mėsues nė Kosovė, thirrje qė ju pėrgjigjėn shumė mėsues patriotė. Nė vitin 1942 shkon ambasador nė Romė dhe nuk u kthye mė nė Shqipėri.

Por Mikeli gėzonte njė respekt tė madh, njė njeri me influencė nė Shkodėr dhe kjo si dhe vėllai i tij ka qėnė njė nga arsyet qė Ai mė 2 shkurt 1945 u burgos nga regjimi komunist. Iu sekuestrua gjithēka, iu shkatėrrua biblioteka dhe u zhdukėn dorshkrimet e tij. Pėr dom Mikelin do tė fillonte rruga e gjatė e kalvarit, njė rrugė e frikshme, shumė e egėr. Nė vitet 1952-52 u lirua pėr njė kohė tė shkurtėr dhe mė pas u riburgos sėrish pėr tė kaluar 38 vjet nė burgjet komuniste.

dėnimin e tij e ka vuajtur nė tė gjitha burgjet e vendit dhe ėshtė trajtuar i veēantė, pasi jo ēdo kush mund tė bisedonte me tė. Mbikqyrej vazhdimisht. Shpresa tek Zoti, e mbajti gjallė nė atė ferr komunist. Ndėrkohė i vėllai Ernesti ishte njeri i nderuar, personalitet nė kulturėn shqiptare, themelues i katedrės sė gjuhės dhe letėrsisė shqipe nė Universitetin e Romės. Ai mbajti ushqeu gjuhėn shqipe tek arbereshėt, nė programet e tij figuronin edhe emrat e shkirmtarėve qė nė Shqipėri e shanin, si "bashkėpuntor" tė fashizimit.

Njė nga arsyet qė Mikelin e kanė mbajtur peng nė burg ėshtė edhe i vėllai i tij, tė cilit i bėnin presion vazhdimisht se "e ekzektuam", "do ta ekzekutojmė", etj, nė mėnyrė qė ky tė mos fliste kundėr regjimit dhe tė mos zhvillonte veprimtari politike. Nė tė kundėr kujdeseshin qė Mikeli tė mbetej gjallė me ēdo kusht. Me vdekjen e tė vėllait nė 1975, edhe trajtimi i tij ndryshoi. Nėpėr kampe izolohej tė mos lėviste. Gjatė gjithė viteve tė burgut ka ardhur vetėm njė herė nė Tiranė, kur do tė vizitohej nga fundi i viteve 70-tė dhe fillimi i viteve 80- tė. Gjatė viteve tė burgimit pjestarėt e familjes i shkonin rrallė, pasi njė persektim mė i egėr i priste ata. Ajo qė e vizitonte shpesh ishte e mbesa ....

Me vdekjen e diktatorit Hoxha, presioni mbi pushtetin ishte i madh. Si mbahej nė burg njė plak 84 vjeē?! Pushteti e liroi nė 1986 -n. Me zemėr e frikė njėkohėsisht e pritėn nė shtėpinė e motrės Margarita e tė nipit Albert Kurti, djali i muzikanit tė npjhur Palokė Kurti, i cili u kjudes pėr tė deri nė ēastet e fundit tė jetės, duke sakrifikuar e marrė parasysh gjithēka.

Dhe erdhi Demokracia! Nata e egėr komuniste mori fund. U hapėn kishat dhe xhamiat. Dom Mikeli ishte nė prag tė 90-ave. Gjithmonė kokulur, zemėrbardhė e i buzėqeshur.

Nė nėtor tė 1990-s, prifti guximtar Dom simon jubani celebroi publikisht meshėn e parė pas 23 vjetėsh nė kishėzėn e varrezave tė vjetra tė Shkodrės.

Qeveria shqiptare vendosi marrėdhėniet me Selinė e Shenjtė dhe Dom Mikeli u bė personifikimi i pėrndjekjeve gjysmėshekullore qė pėsuan nė vitet e diktaturės feja nė pėrgjithėsi dhe sidomos bashkėsia katolike qė ai pėrfaėqsonte.

Edhe pse nė moshėn 91 vjeųare, Dom Mikeli ushtronte detyrėn e familltarit tė Shkodrės, tė cilėn nuk e kishte braktisuar asnjėherė por u lirua, me kėrkesėn e tij, nga kjo detyrė pėr arsye tė moshės.

Nė janar 1992 Ati i Shenjtė e emėroi ipeshkv.

Dom mikeli dhe Nėnė Tereza ishin dy figura tė mėdha tė krishtėrimit dhe njėkohėsisht tė kombit shqiptar. U takuan nė prill tė vitit 1993, nė njė dhomė tė errėt tė Shkodrės. Nėn Tereza u ul nė gjunjė para tij, duke thėnė: "Mė jep bekimin tėnd sepse ti je martir!". Me modesti dom Mikeli u pėrpoq t'i shmangje kėsaj ųėshtjeje, por mė pas bekoi dorėn me dorėn e vet shqiptaren mė tė madhe tė tė gjitha kohrave.

Takimi tjetėr me Papėn ndodhi nė prill 1993 nė Arqipeshkvinė e Shkodrės.

i nė Selia e Shenjtė fillimisht i dha titullin "Monsinjor", ndėrsa nė 28 nėntor 1994 Papa Gjon Pali II e shuguroi Kardinal. Nė sallėn plot dritė nė Vatikan, me plot njerėz, kur u thirr emri i tij, Ai u ngrit nė kėmbė. Ashtu i lodhur, kockė e lėkurė, i plakur jashtėt mase, por me fytyrė fisnike.“Pėrpara mediave tė ndryshme Kardinali Mikel koliqi shprehej me thjeshtėsinė mė tė madhe: "Papa mė ka zgjedhur mua pėr kardinal se isha mė i moshuari " dhe "... titullin kardinal e ka marrė Shqipria".

Kėsisoj dom Mikel Koliqi u bė kardinali i parė shqiptar. Kjo shėnoi kulmin e karrierės sė tij fetare.

Nė fillim tė vitit 1994 erdhi nga Amerika i vėllai Guljemi, gati 90 vjeųar. Pėr pak kohė tė dy vėllezėrit jetuan bashkė deri nė mars tė vitit 1996, kur Guljemi vdiq, duke e lėnė pėrsėri vetėm Kardinalin Mikel.

Nė vjeshtėn e vitit 1995 pėsoi njė aksident. E dėrguan me urgjencė nė Itali pėr kurim. Me gjithė kujdesin e lartė, ndėrhyrja kirurgjikale nuk pati sukses. Tani ai nuk mund tė ngrihej mė nga shtrati.

Mė 25 dhjetor 1996, Presidenti i Republikės, shkoi personalisht nė shtėpinė e tij, pėr t'i dorėzuar dekoratėn e lartė "Nderi i kombit". Ishte nderimi i fundit qė i bėhej. Vdiq pas dy muajsh nė Shkodėr mė 28 janar 1996 nė moshėn 94- vjeēare. Vdiq i rrethuar nga kujdesi i lartė i motrės Margaritė, e nipit Albert e gruas sė tij Xhina.

Varrimi i tij u bė nė qytetin e lindjes nė 30 janar, ndėrsa meshėn me kėtė rast e udhėhoqi i dėrguari i Papa Gjon Palit II, Nunsi Apostolik nė Shqipėri, Ivan Dias.

Kardinali Mikel koliqi ishte njė nga njerėzit e veųantė qė, falė kulturės sė gjėrė dhe punės sistematike, arrijnė tė bėjnė vepra tė mėdha dhe tė rėndėsishme pėr kombin. Ishte njė nga klerikėt qė kuptuan shpejt kohėn, realitetin, mjedisin dhe mendėsinė qė i rrethonin dhe zgjodhi natyrshėm stilin e punės, harmonizimin e fesė me shkencėn tė pėrjetėsisė me vdekjen.

"Jeta e Mikel Koliqit, ka thėnė Imzot Rrok Mirdita, ėshtė simbol i gjallė i fesė nė Shqipėri. Ajo shfaqet edhe nė zhvillimin e saj tė natyrshėm, edhe gjatė pėrpjekjes sė egėr, edhe nė ringjalljen e saj."

Flori Slatina


Postuar nga Niqua datė 01 Tetor 2006 - 04:14:

Zyliha Miloti, aktorja e tė gjitha roleve
Shkodra ėshtė quajtur dhe e quajnė ende "Djep i kulturės dhe i qytetėrimit", ky djep qė ka pėrkundur kaq e kaq emra kolosėsh. Njė ndėr kėto emra ėshtė edhe aktorja e mirėnjohur e humorit, Zyliha Miloti.

M. Garuja: Si spektatore, gjithmonė kam vėnė re se artdashėsit kėrkojnė tė dinė diēka nga ju?
Zyliha Miloti: Nuk ka shumė kohė qė jam kthyer nga njė turne nė Amerikė, sė bashku me Sandėr Ruēin, nje partner i denjė, ku kam qenė e ftuar nga komuniteti i shqiptarėve tė Miēiganit nė Amerike dhe nė Kanada. Kemi patur njė pritje tė jashtėzakonshme nga shoqata "At Gjergj Fishta", nga shkodranėt dhe artistėt. Emocionet kanė qenė tė mėdha, sidomos gjatė shfaqjes sė parė, ne Kishėn e Shėn Palit. Aty takova shumė shkodranė, qė vetėm nga emri mė njihnin, por qė mė ndenjėn shumė afėr. Ata i kishte marrė malli pėr humorin shkodran, biles mė folėn si shkodranė.

- Sa ėshtė mirėpritur humori shkodran nė ato ambiente?
Nė fakt, kudo qė shkuam i njihnin materialet tona. Sa mė shihnin, thonin: Paska ardhė Hana! Apo paska ardhe Lokja! Mė thėrrisnin me emrat e roleve te mia.

- Si u ndjetė pas kthimit nga Amerika nė qytetin e Shkodrės?
Nė turne e kam ndjerė shumė mungesėn e spektatorit tim, qė nuk e ndėrroj me asnjė tjetėr dhe jo vetėm spektatorin, por edhe Shkodrėn. Asnjė vend s`ėshtė mė i bukur se Shkodra, megjithė problemet e saj tė shumta. Ėshtė vendlindja ime e dashur...
Ajo qė mė bėn pėrshtypje kur kthehem, ėshtė kur shoh kalanė e Shkodrės. Atėherė them me vete, se asgjė nuk e zėvėndėson qytetin e vendin tim.

- Keni realizuar role tė shumta. Ēfarė apo kush ju ka ndihmuar pėr kėtė?
Rolet e mia kanė qenė shumėplanėshe, nė njė karrierė 35-vjeēare. Ata qė mė kanė ndihmuar nė realizimin e roleve tė tilla, qenė i ndjeri Tano Banushi, me tė cilin kemi patur njė cikėl parodish, qė mė vonė ėshtė pasuar me kohėn e Gjosho Vasisė, apo sė fundi, me Zef Dedėn, nė mbrėmjet e Vitit tė Ri.

- Ēfarė mendoni pėr gjendjen e kulturės nė Shkodėr dhe cilat janė, sipas jush, shkaqet e kėtij kolapsi kulturor?
Humorin e duan kudo, ai largon streset dhe mendimet e ditės, por arti nuk ndihmohet, as dhe nė Shkodėr, ku ka lindur. Mė shumė sponsorizohen miss-et apo koncertet shou, sesa arti i vėrtete dhe me vlera.

- Jeni vlerėsuar me ēmimin "Gruaja e vitit 2000-2001" nga Instituti i Biografive ne Kembrixh te Anglise, duke u zgjedhur mes 2000 personaliteteve botėrore. Ēfarė ndjeni?
Pėr mua ishte njė ngjarje e madhe dhe vlerėsuese. Ėshtė njė kėnaqėsi e madhe, megjithėse nuk kam qenė e pranishme nė kėtė ceremoni. Pllakėn e mermerit e kam gjetur nė shtėpi dhe u stepa pėr momentin, por i falenderoj pėr vlerėsimin

- Ndoshta do tė merrni dhe tituj tė tjerė?...
Nė fakt, qė nė 40-vjetorin e estradės tė Shkodrės, sė bashku me Paulin Prekėn, na ėshtė bėr propozimi nga bashkia per titullin "Mjeshtre e skenės", por pėr ēudi edhe pas 3 vjetėsh pėr neglizhencėn, e nuk di se tė kujt, ajo dosje ėshtė e papostuar pėr presidencė. Nė tė vėrtetė, nuk e di nė do tė aprovohet apo jo. Mjafton qė mė do populli dhe unė e dua shumė! Kjo ka rėndėsi pėr mua

- Programet tuaja tė afėrta?...
Me datė 27, do tė jemi nė Tiranė ne Pallatin e Kongreseve pėr recitalin e Sandėr Ruēit. Do tė ketė materiale tė reja, por edhe ndonje kujtim ne vite. Tė ftuar do tė jenė pjesėtarėt e Estrades se Shkodrės, si Paulin Preka, Bep Shiroka, Gezim Kruja, Drande Xhai.

Ndėrsa kengėtarė tė ftuar do tė jenė Florinda Gjergji, Bujar Qamili, Myfarete Laze, Ledina Ēelo, Eduard Jubani dhe Mimoza Selimi. Do tė jetė njė program i bukur dhe i arritur, mendoj. Nė tetor, Estrada e Shkodrės ka njė plan tė bėjė njė turne nė Londėr, mes bashkatdhetareve tane atje.


Postuar nga Niqua datė 01 Tetor 2006 - 04:16:

TIRANE (16 Nėntor)

- Nė orėt e para tė ditės sė sotme ndėrroi jetė nė moshėn 86 vjeēare, dramaturgu, poeti dhe romancieri, Kolė Jakova.
I lindur nė Shkodėr nė vitin 1916, ku kreu shkollėn fillore dhe tė mesme, Kolė Jakova mori pjesė gjallėrisht nė Luftėn Antifashiste Nacional-Ēlirimtare.

Nė kėto vite ai bėri hapat e para nė letėrsi me vjershat "Kėnga e tre heronjve" dhe "Shqiponja partizane", tė cilat u kėnduan si kėngė kudo.
Pas Ēlirimit ai shkroi vepra poetike, nga tė cilat shquhen "Heronjtė e Vigut" nė vitin 1953, ku, sipas poetikės sė folkorit, i kėndoi heroizmit tė partizanėve.
Fusha kryesore e letrave shqipe, tė cilės ai iu pėrkushtua mė tepėr, ėshtė dramaturgjia, me dramat; "Toka jonė" 1954, "Perkolgjinajt" 1965, "Lulet e shegės" 1970, "Bashkė me agimin" 1975, "Lugajanėt" 1977, etj.
Kolė Jakova u bė i njohur me dramėn "Halili dhe Hajria", shkruar nė vitin 1949, ku pasqyrohet trimėria e luftėtarėve tė Malėsisė sė Madhe nė ndeshje me pushtuesit turq, nė shekullin XVIII-tė.
Sipas kritikės, dramaturgjia e Kolė Jakovės karakterizohet nga psikologjizmi, fryma e mprehtė dramatike, veprimi i ngjeshur, dialogu i shkathėt dhe i goditur.
Ai ėshtė gjithashtu autor i romaneve "Fshati midis ujėrave", "Pėrballė hekurave tė kryqėzuara", "Kullė buzė liqenit". Homazhet nė nderim tė kėtij personaliteti tė letrave shqipe, do tė bėhen nė ambientet e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve, ndėrsa ceremonia e varrimit tė tė ndjerit do tė bėhet nesėr nė orėn 12:00.


Postuar nga Niqua datė 01 Tetor 2006 - 04:18:

MIGJENI (1911-1938) - life and work.
Born in Shkodra (Scutari) on Oct. 13, 1911, Migjeni became a teacher in Vrake, a village few miles from Shkodra, and began to write verse and short stories. Having contracted tuberculosis, he went for treatment in 1937 to Turin in northern Italy, where his sister Olga was studying at the university. After some time in the sanatorium there, he was transferred to the Waldensian Hospital in Torre Pellice, where he died on August 26, 1938 at the age of twenty-six.
Migjeni was one of the first poets to abandon the tradition of romantic nationalism, which lasted for a long time in Albanian literature. The contemporary poetry of Albania begins with Migjeni's poetry, which was characterized by a strong social ethic, not of pity for the poor, but of outrage against injustice and oppression. His volume of poetry entitled Free Verse ("Vargjet e lira") went to press in 1936, but was confiscated by authorities. His work in verse and in prose, came out only after his death.
Song of Youth

Sing, youth, the loveliest song you know!
Sing the song that seethes within your breast,
Let your joy burst forth in passion...
Don't hold back your song! Let it soar.

Sing your song, youth. I beg you sing...
Let it seize you, kiss you, inspire you to love
With youthful ardour... Let the foaming wave of feelings
Which your song arouses surge over us.

Sing your song, youth, and laugh like children!
Let the sound of your voice rise to the heavens
And echo back to us again, from the envious stars.

For we adore you, as we adore the sun.
Sing, youth! Sing your joyful song!
Laugh, youth, laugh! The world is yours.
...........................

Broken Melody

Broken melody -- tear sparkling in the eye
Of a woman loved...
Please past,
Jewel lost,
A trampled dream
Lips unkissed
In the broken melody.

With silent sobs the naked shoulders shake,
Their whiteness dazzling...
Stabbed, stabbed with remorse
For the moments of mindlessness,
For her ruined fate,
For the happiness lost
In the broken melody.

Face hidden in her hands in shame,
Remorsefully the woman weeps,
With heart despairing
(A broken guitar,
A voice stifled
On lips kissed by pain
In the broken melody).

Silent he stands beside the woman weeping
Scolding tears of shame
That dim her eyes.
Some money on the table quickly lays
And goes away,
Leaving the woman lost
In the broken melody.

But when another comes, lust mounts again,
The heated blood
Pounds furiously through the veins,
Benumbing mind
... and only gasps
And grants are heard
In the horrid melody.


Postuar nga Niqua datė 01 Tetor 2006 - 04:24:

Teatri, dashuria ime e madhe


SHKODER, 24 Nėntor/ATSH-M.Malja/.- Ramiz Rama ka plot 30 vite qė jeton me skenėn ėshtė rritur me tė, madje atij i duket se ėshtė lindur aty. Ēdo moment te jetes se tij, ēdo ngjarje e rėndėsisshme ėshtė e lidhur me skenen dhe spektatorėt. Pėr aktorin e njohur shkodran, nuk ėshtė e lehtė tė mumėrojė rolet e luajtura dhe pamundėsinė e veprave tė autorėve shqiptar dhe tė huaj qė ai ka interpretuar. Ai i pėrket atij brezi artistėsh qė ėshtė lauruar nė vitet 60 duke sjellė njė frymė tė re moderne nė mėnyrėn e interpretimit por nė tė njėjtėn kohė dhe njė konceptim realist tė dramės nė veēanti. Mes njė sėrė bashkėmoshatarėve tė tij sot, aktorė tė shquar tė skenės shqiptare si Tinka Kurti, Bep Shiroka, Mirush Kabashi etj dhe nėn regjisurėn e Pirro Manit apo te Kujtim Spahivoglit sudenti Rama, tėrhoqi vėmendjen e publikut qė nė rolet e para te tij. "Nė karrieren time mbi 30-vjeēare numėrohen mbi 65 role nė gjininė time tė dashur, thote aktori, nder te cilet do te veēoja rolet e luajtura te dramat "Cuca e Maleve", "Baca i Gjetajve", "Fisheku nė paje", "Ēėshtja e bletės" etj. Role kėto, qė kanė mbetur nė kujtesėn e tė gjithė shikuesve si imazhe tė papėrsėritshme pėr lojėn e sinqertė dhe tė arrirė tė autorit. Pėr me shumė se tre dekada me rradhe figura dhe interpretimet e tij nuk ka munguar pėr asnje ēast nga skena shkodrane. "Por ajo ēka mbetet e pazėvendesueshme pėr mua ėshtė dėshira pėr tė recituar veprat e autoreve te medhenj, si Fishta, Frasheri, Kadare, Agolli etj", vazhdon tė tregojė Ramizi. "Veprat e tyre me mbushin plot emcion, mė japin jetė dhe me duket sikur ato vargje janė pjesė e jetės sime", thotė Ramizi. Por, jo vetėm kaq. Kritiket e dramės e kanė vlerėsuar Ramėn si nje mjeshter tė plastikes dhe pantomimes. Pėr tė, teatri dhe skena jane si ajri qe ka te domosdoshem tė thithė ēdo sekondė tė jetės. Janė frymėmarrje, pa te cilen "mbytet" e nuk mund te jetoje. Nė jetėn e tij, aktori ka dėshirat, preferencat dhe gjykimet. "Une e dua shumė teatrin. Nė teatėr lind rritet dhe vdes brenda njė nate", thekson Ramiz Rama.


Postuar nga Niqua datė 01 Tetor 2006 - 04:26:

Kush ėshtė vajza, qė iu kushtua "Lule Bora"?
Ėshtė njė histori e ēuditshme, tė cilėn e kanė marrė pėrsipėr shumė vajza tė asaj kohe. Shumė prej tyre kanė thėnė se janė pikėrisht ato , tė cilave u ėshtė kushtuar "Lule Bora. Por vajza e vėrtetė, nga lindi ky frymėzim, tani ndodhet nė Amerikė. Nė njė koncert, qė muzikantėt shqiptarė kishin organizuar nė Nju Jork, ku mes tė cilave ishte edhe gruaja e Simon Gjonit, ata kanė kėnduar edhe kėngėn "Lule Borė""E kanė prezantuar kėtė kėngė si tė Pjetėr Gacit, tė Prenk Jakovės, apo kėngė popullore. Megjithatė, kjo kėngė ėshtė e Simonit",- thotė me bindje gruaja e tij Hermira Gjoni.. "Mbaj mend- thotė ajo, - qė kėtė kėngė e kemi kėnduar shpesh nė Nju Jork, nė shumė koncerte. Dhe kur e kemi kėnduar nė njė koncert, erdhėn e na uruan shumė njerėz. Mes tyre vjen njėra dhe na thotė "Unė jam Lule Bora". U habitėm dhe u mblodhėm tė gjithė pėrreth duke e pyetur. Ajo na tregoi historinė e krijimit tė kėsaj kėnge. Dhe na rrėfeu."Unė atėherė kam qenė gazetare dhe punoja nė gazetėn "Bashkimi. Isha vajzė e re 19- vjeēe. Shkova nė Shkodėr me njė shėrbim. Dikush mė kishte dhėnė njė pako pėr Zef Palin. Atje ku shkova ta takoja nė Shtėpinė e Kulturės, ishte njė kopsht i bukur dhe u ulėm tė pinim njė kafe. Ndėrsa unė i flisja pėr letėrsinė, pėr gazetarinė, etj, ai nxori njė letėr nga xhepi dhe ndėrsa unė vazhdoja tė flisja ai ēuditėrisht shkruante. Kur kishte mbaruar, ma drejton letrėn mua dhe mė thotė: kėtė e kam pėr ty. Pastaj kėputi njė tufė lule bore dhe m'i zgjati mua. U ngritėm pėr tė ikur (unė duhej tė kthehesha nė Tiranė). Por unė nuk e dija qė fati kishte caktuar qė unė tė jetoja atje dhe tė takoja bashkėshortin tim atė ditė. I thashė, po kėto lulet ku t'i ēoj? - Hajde mė tha- tek ime mė se ėshtė e sėmurė dhe jepja asaj lulet. Shkova dhe lulet ia fala nėnės sė tij. Unė mė pas u ktheva nė Tiranė, dhe vazhdova me tė pėrditshmen time. Ndėrsa pas katėr ditėve dėgjoj nė altoparlantin e gazetės "Bashkimi" : " Nga Radio Shkodra do tė dėgjoni kėngėn "Lule Bore". Kėshtu rrėfeu vajza ( Florenca Pali) historinė e vargjeve tė "Lule Borės". Mė tej frymėzimi kishte kaluar tek kompozitori. Gruaja e kompozitorit, Mira, rrėfen se si autori i vargjeve, Zef Pali, sa ishte nisur Florenca pėr nė Tiranė ia kishte dhėnė vargjet Simonit. "Nėse tė frymėzojnė kėto vargje, merri dhe muzikoi"- i kishte thėnė poeti. Ndėrsa Simoni, menjėherė kishte hedhur muzikėn dhe grupi, i miqve tė tyre Tish Daija, Zef Gruda, Tonin Rrota,etj, qė kishin kompleksin e vogėl muzikor nė radio Shkodra e kishin incizuar "Lule Borėn". Ndėrsa Florenca e kishte dėgjuar pas katėr ditėsh nė radio. "Asnjėra nga ato vajza qė thonė se unė jam "Lule Bora" nuk thotė tė vėrtetėn. Nė tė vėrtetė unė jam ajo qė frymėzova ato vargje, e mė pas atė muzikė - kishte rrėfyer Florenca, atė ditė pas koncertit nė Nju Jork.

……………………………..
Ajo vjen ēdo vit nė Shqipėri, qė nga Nju Jorku, ku jeton e punon prej vitesh. Dhe sa ēmallet me miqtė e tė afėrmit qė ka kėtu, rend me vrap drejt arkivave, bibliotekave e sirtarėve, ku mund tė gjeje, ndonjė pentagram tė shkruar nga Simon Gjoni. Dhe vit pas viti, ajo pa se mblodhi vėrtet shumė, kėngė, balada, poema simfonike, pjesė orkestrale, etj. Hermira Gjoni, i kishte vėnė qėllim vetes qė t'i gjente tė gjitha ato ēka kishte shkruar bashkėshorti i saj, kompozitori i shquar Simon Gjoni. Tani duket se ka arritur shumė. "Kam mbledhur 80 % tė veprės sė tij- thotė Mira, teksa rrėfen gjatė njė bisede nė bar "Pizza". Duket se ėshtė shumė e lodhur. Njė ditė mė parė ka takuar e ka folur me qindra njerėz. Mbrėmjen e sė shtunės, ajo ka rrėfyer e ka dėgjuar shumė histori e vlerėsime pėr kompozitorin e njohur. Ka prezantuar veprėn e tij, e ka mbledhur me shumė mund tė cilėn arriti ta botojė nė dy albume. Pastaj e dėgjoi kėngė e romanca qė nuk ishin ekzekutuar kurrė mė parė, dėgjoi edhe pjesė shumė tė njohura, madje edhe ato qė gabimisht pėr shumė vite janė cilėsuar si tė kompozitorėve tė tjerė. Por si pėr ta nxjerrė nė krye tė vėrtetėn pinistja Hermira Gjoni, hetoi pėr shumė kohė dhe arriti mė nė fund qė t'i mblidhte dhe t'i botonte tė plota veprat e tij.
Shumė herė ėshtė lodhur nė kėtė kėrkim, madje edhe ėshtė zhgėnjyer e zemėruar. Ka parė qė notat e hedhura nė pentagrame, me laps plumbi nga kompozitori, nė shumė partitura ishin fshirė, pjesė tė tjera s'i gjente dot se ishin zhdukur… Por edhe e kanė ndihmuar. Kryesisht, kanė qenė instrumentistė, dirigjentė, soprano, apo tenorė, tė cilėt i kishin ekzekutuar nė vite kėngėt dhe muzikėn e Simon Gjonit. Ata ia kanė kthyer dhe ajo ka bėrė ēmos t'i kthejė nė gjendjen e mėparshme.
Kėtė odise kėrkimesh e ka nisur qė nė vitin 1996. E qė prej atij viti ajo sa herė vinte e gjente materiale, i merrte me vete nė Amerikė, e atje i punonte nė qetėsi, i redaktonte dhe vetėm kur ishin gati pėr botim, i linte mėnjanė. "Pas botimit tė dy albumeve tė para "Album me romanca" dhe "Album pėr piano", po punoj pėr njė tjetėr pėrmbledhje tė krijimtarisė sė tij. Nė muajin maj do tė dalė njė album me kėngė lirike tė Shkodrės",- thotė Mira, duke rrėfyer se janė tė gjitha krijime, qė Simon Gjoni i hodhi nė letėr nė vitet e rinisė sė tij. "Ka mbi 200 kėngė, por jam munduar tė zgjedh mė tė mirat e kam pėrmbledhur vetėm 30 prej tyre nė kėtė album",- thotė ajo.
Ndėrsa nė njė album tjetėr pėr tė cilin po punon ende, Mira ka ndėrmend tė mbledhė tė gjithė kėngėt korale. Kėtė album do ta botojė vitin e ardhshėm. Pastaj ka nė plan tė botojė mė vete gjithė veprat instrumentale, pėr flaut, pėr violinė, klarinetė, etj., e nė njė album tjetėr pjesėt simfonike.
Mira ka qenė edhe kritikja e parė, apo vlerėsuesja e parė e veprės sė tij. Madje shumė vepra, ( ato pėr piano), i ekzekutonte ajo e para. Si e tillė, ajo ka pasur fatin ta ndjekė shumė nga afėr krijimtarinė e tij. Dhe kujton shumė nga vepra e tij. Kujton momentet, e krijimit, historitė, datat, dhe miqtė, qė ai ua kushtonte, burimet e frymėzimit dhe bashkėpunėtorėt e tij. Nisur nga kjo histori, ajo edhe gjen shumė prej veprave tė Simon Gjonit. Kjo mė ka ndihmuar mjaft nė kėrkimet e mia",- thotė Mira, duke rrėfyer edhe histori tė veēanta tė shumė prej notave tė hedhura nė pentagrame. Por ka ende pėr tė gjetur. Kanė mbetur edhe ca histori qė ajo kujton qė prej kohės kur ai kompozonte. Veēse atyre historive ajo nuk ua ka gjetur ende partiturat.

Pak pėr Simon Gjonin
Ka lindur nė qytetin e Shkodrės, ku u edukua nė njė familje tė thjeshtė qytetare dhe u arsimua nė gjimnazin Illyricum" tė kėtij qyteti. Shumė shpejt mėsoi kitarėn, trompėn pianon dhe me entuziazėm e me pasion iu kushtua artit tė muzikės. Nė vitet e rinisė sė tij, kompozoi mbi 200 kėngė origjinale, qė shumė shpejt u pėrhapėn nė gjithė Shqipėrinė si "Lule- Borė", "Syt' e tu si drita"" End o vash", etj.
Studimet e larta i kreu nė vitet 1952-1958 nė Akademinė e lartė muzikore tė Pragės ( Ēekosllovaki). Nė 1956-1958 nė qytetin e Pragės dirigjoi Shubert "Rozamunda" "Grieg "Peer Gynt", i Benda "Pygmalion" F.List "Le preludes". Nė vitin 1958 kthehet nė Shqipėri dhe punon nė Teatrin e Operas dhe Baletit nė Tiranė, ku dirigjoi shumė vepra botėrore, tė cilat gjetėn interpretimin e parė si operat "Donixeti "Don paskuale", "Kavallo", "Paliaēot" "Rossini "Berberi i Seviljes" Tish Daija "Pranvera" dhe baletet Vasiljenko "Lola", " Laurencia?", etj. Nėn kujddesin dhe paisonin e tij incizoi shumė vepra tė kopozitorėve shqiptarė: Zadeja, Gaci, Nova, Daija, Harapi, Dungu, Grimci, Zoraqi, Kono, etj. Si dhe muzikėn e disa filmave shqiptarė. Nė vitin 2967 dirigjon nė Kinė veprat e kompozitorėve shqiptarė. Simon Gjoni ėshtė njė nga themeluesit e orkestrės simfonike tė RTSH, me kėmbėngulje dhe disiplinė punoi pėr rritjen, individualitetin dhe zhvillimin e kėsaj orkestre. Nga kompozitorė te parė shqiptarė, ekzekutoi pėr herė tė parė nė Shqipėri: Bethovenin, "Simfoninė nr.7" dhe "Simfoninė nr.8", Mendelson "Ėndėrr e njė nate vere". K.M. Veber "Gjahtari magjik". Belini "Norma", "Bethoven "Leonora", Grieg "Peer Gynt" etj. Aktivitetin pedagogjik e filloi nė vitin 1958 nė liceun artistik "Jordan Misja" dhe mė vonė nė 1967 ėshtė njė ndėr pedagogėt e parė nė themelimin e Konservatorit Shtetėror tė Tiranės, sot Akademia e Arteve. Si kompozitor krijimtaria e tij ka kaluar nė tė gjitha gjinitė qė nga kėnga, romanca, kantata, suita, balada, pjesė pėr piano, klarinetė dhe violinė, si dhe vepra tė mėdha orkestrale, 8 valle simfonike, poema simfonike, suita simfonike e deri nė simfonia nė Mi b. mazhor. Nė fushėn e kritikės muzikore ka lėnė punime tė shumta teorike nė lidhje me temėn arritjet e artit muzikor shqiptar, dhe veprėn e tij, "Instrumenti dhe arti i orkestrimit. Pėr S. Gjonin Ēesk Zadeja, do tė thoshte "Emri i Simon Gjonit do tė mbetet i skalitur nė pentagramin e muzikės shqiptare.


Postuar nga Niqua datė 01 Tetor 2006 - 04:28:

Idromeno, Kol [Nikollė]
(b Shkodėr, 15 Aug 1860; d Shkodėr, 12 Dec 1939). Albanian painter, architect, sculptor and photographer. His grandfather Andrea Idromeno was a painter and a doctor of theology; his father, Arsen Idromeno, was a furniture designer and painter. Kol Idromeno took private lessons in painting (1871–5) at the studio of the photographer and painter Pietro Marubi (1834–1903). In 1875 he won a competition and began studies at the Accademia di Belle Arti, Venice. However, due to arguments with his teacher, he abandoned the school and continued his studies in one of the large studios in Venice (1876–8).


Postuar nga Niqua datė 01 Tetor 2006 - 04:31:

The legacy left by Marubi Dynasty is one of the best-known in the field of European photography in the second half of the 19th century and the first half of the 20th century.
The Marubi Dynasty begins with Pjetėr Marubi, born in Piacenza (1834, Italy) and forced to arrive in Shkodėr in 1856 after persecutions by Austro-Hungarian occupiers. In Shkodėr Marubi begins his artistic activity at several fields simultaneously as a photographer, architect, painter and sculptor.
With his "magic box" of photography (1858) he set off photographing real life outside his studio including political events of the time such as "The Uprising of Mirdita" (1876-77), the Albanian League of Prizren (1878-81) which remained imprinted even on the pages of some renowned European magazines of the time such as "La guerra d'Oriente", "The Illustrade London News", "L'lustration", etc.

"Marubi" Studio was bright and shining in accordance with European parameters, with a vast illuminated space and the most modern equipment (1885-1900). At that time, Pjetėr Marubi chose the sons of Rrok Kodheli from Kodheli i Kodrimės to have the work continued in the studio -- to begin with Mati (who had a short life (1862-1881)), succeeded by Mikel, nicknamed Kel (Marubi), bearing this new surname in honour of the great master.
Kel (Mikel Kodheli) Marubi (1870-1940) began to work at "Marubi" studio in 1885 at the age of 15. After master P. Marubi's death, Kel Marubi became the legitimate inheritor of the studio, transforming it into a true art atelier. He enriched the photograph library with best-known figures of the time such as Fishta, Migjeni, Koliqi, Galica, Gjoluli, Curri, Noli, Zogu, etc., as well as with photos from common people with characteristic national costumes, sights from town and country life, landscapes and other aspects from Albania of the late 19th and the early 20th centuries becoming, in this way, one of the main European figures in both public and chronicle photography of the time because he succeeded in following all of the most important Albanian events for nearly 55 years. Kel was also an ardent patriot and became involved in the movement for the independence of Albania by taking part in founding many societies, such as The Albanian Language in 1908, etc., and in publishing the newspaper Zėri i Shkodrės (The Voice of Shkodėr). Kel Marubi was also known beyond Albania's borders and was often invited to the Court of Montenegrin King for various works in photography.

After Kel's death, Geg took his place. He had studied in Paris in the first cinematographic and photographic Lumičre brothers’ school in France.
In 1970, the entire fund of 150.000 negatives passed to the state. "Marubi Photograph Library" has also been serving for various publications and albums published in France and Italy.
Part of Marubi's photographs has been published in the album "Traces of National History in the Shkodėr Photograph Library" (1982), while selected photos, accompanied with a preface by I. Kadare, had a high-quality publication in an album entitled "Ecrit d'Lumičre".

But the Albanian cultural patrimony in the art of photography has been built by a pleiad of talented photographers and is going on in our times. The most renowned of them are summarized in following account:
Kol Idromeno, born in Shkodėr in 1860 and dead in December 12 1939. He was a versatile artist, who learned photography with old Marubi and translated it into passion, and who, in addition, committed himself to painting. He was outstanding particularly in portraits. In 1922 he was known as the first person that developed motion pictures in Albania or the first steps of cinema.


Postuar nga Niqua datė 01 Tetor 2006 - 04:33:

Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikollės) ėshtė nga shkrimtarėt mė tė shquar tė letėrsisė shqiptare.
Migjeni lindi mė 23 tetor 1911 nė Shkodėr, nė familjen e njė tregtari tė vogėl, ku shumė shpejt vėshtirėsive ekonomike iu shtuan edhe fatkeqėsitė familjare. Kur ishte pesė vjeē, i vdiq nėna, kurse nė moshėn trembėdhjetėvjeē humbi tė atin, e mė pas vėllanė e gjyshen me tė cilėn ai ishte lidhur fort pas vdekjes sė nėnės. Kėto fatkeqėsi e bėnė Migjenin, qė vetiu ishte njė natyrė e mbyllur, tė tėrhiqej nga jeta e moshatarėve tė tij. Pasi mbaroi shkollėn fillore nė Shkodėr, ai shkoi pėr tė vazhduar mėsimet nė Tivar dhe mė pas pėrfundoi seminarin teologjik tė Manastirit.
Vėllimin e tij "Vargjet e lira" (1936) Migjeni e hapte me vjershėn "Parathėnia e parathėnieve" ku shpėrthente gėzimi i tij se shekulli ka nisur tė ēlirohet prej skllavėrisė shpirtėrore. Lajtmotivi i kėsaj vjershe e cila ėshtė njė sintezė e mendimit revolucionar tė Migjenit, ėshtė vargu: "Pėrditė prendojnė Zotat", Njeriu po hipėn nė majėn e fronit, po bėhet zot i jetės, i tokės sė tij, i vetvetes dhe nuk do t'u pėrulet mė "idhujve".
Pas kėsaj vjershat e veta Migjeni i ka ndarė nė gjashtė cikle: "Kangėt e ringjalljes", "Kangėt e mjerimit", "Kangėt e perėndimit", "Kangėt mė vete", "Kangėt e rinisė" dhe "Kangėt e fundit".
Me Migjenin tregimi i realizmit kritik shqiptar njohu kulmin e tij. Tregimet "A don qymyr zotni?", "Studenti nė shtėpi", "Tė ēelėn arkapijat", "Historia e njenės nga ato", "Qershijat", "Bukėn tonė tė pėrditshme falna sot", nė tė cilat pasqyrohet jeta e fshatit dhe qytetit shqiptar nė problemet mė thelbėsore dhe dramatike tė saj, qėndrojnė pėrkrah poezisė sė tij mė tė mirė. Migjeni ėshtė krijuesi i vetėm i letėrsisė sonė tė sė kaluarės qė u shfaq me tė njėjtėn forcė artistike si nė poezi ashtu edhe nė prozėn e shkurtėr.


Postuar nga Niqua datė 01 Tetor 2006 - 04:35:

Ndre Mjeda
Poezia e Mjedės shėnoi kalimin nga letėrsia e Rilindjes romantike, me problematikė kryesisht atdhetare, te letėrsia e Pavarėsisė, ku mbizotėroi problematika shoqėrore dhe realizmi. Ndre Mjeda lindi mė 20 nėntor 1866 nė Shkodėr
Aftėsitė e rralla qė shquanin Mjedėn qė nė fėmijėri, tėrhoqėn vėmendjen e jezuitėve, tė cilėt jo rrallė zgjidhnin kuadro nga shtresat e varfra dhe i futnin nė seminare. Ata e futėn nė seminarin e tyre italian tė Shkodrės. Meqenėse edhe kėtu Mjeda i ri u shqua pėr zotėsi, e dėrguan tė ndiqte studimet e larta nė Spanjė, Poloni, Kroaci dhe Itali. Kėsaj rrethane poeti i detyron njohjen e gjuhėve tė ndryshme tė huaja dhe kulturėn e gjerė klasike, qė do t'i vlejė shumė gjatė veprimtarisė sė tij tė mėvonshme letrare.
Mė 1887 Mjeda 21 vjeēar botoi "Vaji i bylbylit", njė elegji qė ėshtė njėkohėsisht edhe njė kėngė shprese.
Mė 1917 Mjeda mblodhi dhe botoi nė vėllimin "Juvenilja" krijimet poetike, tė shkruara gjatė Rilindjes qė pėr shumė shkaqe s'kishin mundur tė shihnin dritė mė parė. Ai hyri kėshtu nė letėrsinė tonė si poet i shquar. Nė vitet 1920-1924 Mjeda u zgjodh deputet i opozitės, i krahut demokratik.


  Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 31 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.