Forumi Horizont Gjithsej 21 faqe: « E parė ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 »
Trego 21 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura tė shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Kujtime per labin e madh te poezise shqipe (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13090)


Postuar nga IQVLORA datė 31 Tetor 2007 - 12:26:

Gushtin qe shkoi shkova disa dite mbas familjareve te mij dhe im bir i vogli me porositi ti sillja nje liber(ne anglisht).I bleva nje liber me qellim qe ta lexonte gjate kohes kur ish ne plazh ose kur te kish mundesi.Ai i terhequr mbas lodrave me shoke (me te kusherinjte) mbasi e pa me tha se nuk i pelqente.Si te duash i thashe une.Kusherira e tij e vogel 6 vjecare nje vajze teper inteligjente i tha:''Ti duhet ta lexosh njehere,pastaj thuaj se te pelqen apo nuk te pelqen''.

Ai eshte mendimi juaj dhe une e respektoj ate dhe juve,besoj e dini kete.Eshte ceshtje shijesh kjo.Ju pelqen poezite me marinat dhe vidhat..e F A,ndersa une pelqej poezite gjithe muzikalitet te A Asllanit.

Rreth Epopese se Vlores

Konferenca ne Paris

i jep dermen Shqiperise

ca asaj e ca kesaj,

sa per Vlor',po nje murtaj

                ***

eshte qepur, dhe ajo,

u duk puna, domosdo,

na thethiti,na lepiti,

na qelloi na goditi

         ***

Nuk besoj se kam par' enderr...

-Thuaje! hair ishalla!

Bab' merhumi,mor vella,

veshur ngjeshur si nje dhender,

erdhi-erdhi e me tha:

juve ujku nuk ju ha!

            ***

Koken time un' e jap

per nje ender me qitap!

dhe kjo ender do te thote,

frika jone esht' e kote,

a besoni perendi?

Vlora mbeti Shqiperi!

                ***

.........................................

              ***

Konferenca ne Paris

i dha shkelmin Shqiperis',

sa per Vlor' e interlande,

- jo se eshte propagande,-

               ***

Po per fat' te keqin tene

Italis' ja kane dhene!

si e dini e degjoni,

ja vulosi dhe Vilsoni (presidenti Wilson)

               ***

-Kur turqia na plakosi,

 e qe boten e gjakosi,

kur u tha qe baba turku

ka oreksin e nje ujku.

..........................................

Konferenca ne Paris

per coptimin e Shqiperis'

le te bej' cfar' te doje

si me karte edhe me goje!

                ***

Shqiperia ka te zone,

djemte e Shqipes dy milione,

dy milion e ca shqiptare

gati jemi t'u veme zjarre

                    ***

gjithe armiqeve gjer' e thelle,

t'u veje flaka gjer ne qiell!

Sa per Vloren dhe vlonjate

e kan' shkaben mem' e ate

s'ndahet djali nga e jema

s'ndahet koka nga kufoma!

S'shitet Vlora me fermane,

s'vishet burri me tumane

                     ***

Si thote beu qe don paqe,

posht' mesalla me dy faqe!

Mortja vendin qe se ha

kur te rroj' me sadaka!

              ***

Nuk e ka shqiptari fis

qe te thith' nga dosa sise!

E pra fjalen e ka Vlora

ta bej' boten plote dora

               ***

Plote dora... pse Evropa,

qe na beka copa- copa,

me vendime qeshe los,

lepin vulen e vulos!

!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Ja pse na ndezi kenga!

Poezia me fjal's'matet

s'mund te matet sepse kurr,

sepse zemra kur mufatet

edhe heshtja vjersha thur!

                         ***

Thur dhe vjershen me te zjarrten,

thur ate qe s'mund te thuret,

e djeg penen edhe karten

edhe mbush e zbraz paguret!(me raki patjeter)

                   ***

Aty dale me ngadale

mbushet zemra,zbrazet syri,

duket endrra mbi qepalle

se si erdhi, ne sy hyri!

                  ***

Deh,mos befte prokopi

ajo zemer qe nuk digjet!

Po ai qe s'puth e s'pi

si vall' zotit i pergjigjet?

                  ***

Karafilat,dikush thenka,

qenkan lotet e Adamit,

jo sepse na ndezi kenga

e poet Omar Kahjamit

                 ***

Po Omari mekatari,

i thot veres pije rrushi

vashes balte e nje pocari,

domethen' nje poce prushi!

                ***

Dhe prandaj i erdhi radha

vjershetor akcilit plak,

dhe ky flet me re te bardha,

pothuaj gjysem prishanak!

               ***

Me nje pem' si sqep bilbili

her' cimbis e her' cingris,

cimbis fleta trendafili.

cingris zjarrin e dashuris',

               ***

E kudo dhe kurdoher'

kendon kengen e nje kupe,

ne kup' ,pika qe t'i bjer'.

skalit emrin e nje cupe!

Krahasoni muzikalitetin e vargjeve te Aliut me ato te P Kolevices.

Do kete te tjera poezi,te cilat nuk jane bejte, por muzike e bukur qe kullon nga buzet e poetit te talentuar lab.Ai ka jetuar gjer me 1966.Po te ish gjalle kushedi se c'perla do te nxirrte pena e tij, e jo marina e vidha.FLM


  Gjithsej 21 faqe: « E parė ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 »
Trego 21 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.