Forumi Horizont Gjithsej 21 faqe: « E parė ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 »
Trego 21 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura tė shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Kujtime per labin e madh te poezise shqipe (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13090)


Postuar nga Mister_DXP datė 31 Tetor 2007 - 12:53:

 

 

 

--------Vetem jeta s’mund te matet

Dhe ajo qe m’u duk mua e perhershme shkoj e vate
Vate jeta ime vate, me la vetem nje kujtim
S’di, i ziu, c’eshte kujtimi: Vetem shkrep si vetetime
e me ndrit e me tregon gjurmezat e zoteris’ sate

Thone lindi me kemishe, per ate qe paske fate’
meqe une te dua ty, paskam lindur me kemishe
s’di, i mjeri c’eshte kemisha, vetem ish ashtu si ish
midis mishit dhe kemishes futej dor’ e zoteris’ sate

Thone paska paraise, gjith’ lulishte e pallate
tufa, tufa me hyjrira, vargje vargje me humrira
s’di, i ziu, c’eshte hyrija, por hyrirat me te mira
s’mund te ken’, t’u befsha une, ate zjarr te zemres sate


Paska vende gji-ergjend e pallate me shtate kate
ku ka defe, ku ka qefe, ku ka ēupa me kaēupa
s’di, dhe s’di, se c’eshte kaēupi, me pelqen me teper kupa
kur ma mbush e kur ma jep, ajo dore pa mekate

Dy te tretat e nje kohe, te nje shekulli qe vate
vate jeta ime vate, me ‘te bashke van’ dhe fatet
s’di, i ziu, se ku vane, vetem jeta s’mund te matet
vec me ditet qe kalova, ne prani te zoteris’ sate

 

 

Nuk dua te hy ne nje analize te thelle te poezise, por vetem disa fjale per tekniken e vargut. Ne nje varg te tille te gjate eshte jashtezakonisht e veshtire te manipulosh me fjalet. A. Asllani e ka njohur thelle mjeshterine e te shkruarit dhe ka ditur se si te punoje.

ndihet shume mire midis linjave frymezimi i nje shpirti te gjere dhe me bote te ndezur.

Nuk po analizoj rimen e brendeshme dhe rimen logjike, kam bere vetem disa rendime dhe kush do, e kupton vete


  Gjithsej 21 faqe: « E parė ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 »
Trego 21 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.