Forumi Horizont Gjithsej 350 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 350 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Albanian Rrace Puro? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18612)


Postuar nga Piktor datė 29 Maj 2012 - 16:51:

Kur diskutojme per rracen, nuk duhet te ndalemi vetem tek koha e Turqise. Perzierja ka ndodhur shekuj me pare se ardhja e Turqve ne Ballkan. Ne fillim eshte periudha romake. Po te ecim udhes Egnatia psh Roma vendoste pergjate asaj udhe njerzit e saj, normalisht besnike qe kishin detyra dhe qellime te caktuara, ne ēdo ure, shteg, udhekryq, qafe mali etj. Keta njerez nuk eshte se ishin romake por edhe nga vise te tjera te botes por qe kishin fituar "qytetarine" romake. Interesante eshte se prane ēdo qyteti deri edhe ne kohet e sotme ishin te rrethuar nga lagje magjypsh apo gabelsh. Ne kete pike kam diskutuar gjere me disa njerez se a eshte e drejte te quhen shqiptare dhe ata qe jetojne brez pas brezi ne keto troje. Askush nuk me tha jo por edhe kishin rezerva per ta aprovuar. Ne ate kohe pata menduar te shkruaja nje liberth, qe do ta titulloja "Jane shqiptare" Mu duk nje ide shume e guximeshme prandaj dhe hoqa dore. Ne fakt e kam kete defekt, heq dore dhe nuk i ēoj deri ne fund keto gjera.
E nisa me romaket por duhej ta kisha nisur me persianet me luften e Polepinezit. Ose , ose me mire me ate te Aleksandrit te madh etj.
Po ndalem tek periudha bizantine pasi gotet dhe sllavet shtynin njeri tjetrin. Nje lufte qe solli renimin e Kostandinopojes dhe gjithe bizantit. Bizanti per te shpetuar prej goteve pasi i kthente ne besim te krishtere sllavet i vendoste si pararoje ndaj sulmeve gote. kjo mbivendosje e sllaveve sillte edhe spostimin e popullsive lokale qe nuk pranonin bashkjetesen me ta duke mos pranuar kuroren e mbreterve bullgare e serbe. Keto spostime i dine edhe te vjetrit e fiseve shqiptare, kam degjuar te thone se kemi ardh nga kroacia, nga prizreni nga morava etj. Duke qene se behet fjale per nje hapsire te gjere dhe ngushtimi i tyre ne kete vend qe sot quhet Shqiperi etnike eshte mese normale qe te gjenden edhe dallime ne dukje e tipare e jo vetem por edhe dialektore qe i bashkon vetem shqipja.
Prandaj eshte mese normale qe te gjesh bionde e ezmere, sybardhe e syjeshil, shkurtabiqe e gjigante , rrumbullake e te thate, topolake e bythethata , hundeshkabe e hunderra, floke te drejta, me onde e kaēurrela.
Siē thote dhe shelgu jo te gjithe gjermanet jane bionde.
Ne fund duhet te sqaruar se eshte e vertete se Shqiperia eshte rrace puro, pasi perbehet nga 98% shqiptare, por kjo nuk i heq asnje presje asaj qe shkruajta mesiper.
Deshperuese eshte fakti se nqs ne trevat perreth Republikes se Shqiperise faktori shqiptar behet gjithnje e me dominues ne numer krejt e kunderta ndodh brenda saj.


  Gjithsej 350 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 350 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.