Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 22 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Arbereshet. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18676)


Postuar nga Piktor datė 24 Shtator 2012 - 17:14:

Arbereshet.

Jetojne ne jug te Italise. Jane shqiptare qe kane emigruar me shumice ne kohen e pushtimit otoman.
Fakti qe vinin nga principata te ndryshme te Arberise ata mbajten te gjalle ne memorien historike emrin e prejadhjes duke u qujatur Arbereshe.
Para disa ditesh ne televizionin italian u dha nje dokumentar. Nder te tjera ne dokumentar u fol edhe per arbereshet traditat dhe zakonet e tyre e pashmangshme edhe kenga e fameshme arbereshe
Lule lule mazza mazaa.

Kush ka kohe te ndjeke te gjithe dokumentarin ndersa per te interesuarit direkt te arberesheve te shikojne 10 minutat e fundit te dokumentarit.

Shikim te kendeshem.

http://www.rai.tv/dl/RaiTV/programm...d278932947.html


Postuar nga Fajtori datė 25 Shtator 2012 - 00:32:

Arbereshet e Italise jane popull shume kurioz. Te gjithe i konsiderojne si pakica shqiptare ne Itali por ne te vertete nuk kane lidhje me shqiptaret e sotem. Kultura e tyre faktikisht eshte ruajtur si 400 vjet me pare, gjuha qe flasin eshte shqipe e vjeter. Nje shoku im eshte arberesh dhe flet me familjen shqip. Por eshte shqipe e vjeter 400 vjet, me fjale tradicionale ose shqiptim te vecante. Eshte e habitshme si kane arritur pas kaq kohe te ruajne te njejten gjuhe dhe te njejtat tradita. Emigrantet e sotem po humbasin gjuhen nga nje brez tek tjetri, kurse ata kane qindra vjet qe mbartin gjuhen e kohes kur iken. Madje dhe emrin e kane historik. Ky shoku im me thote qe therriten "gjegj" sepse keshtu i therriten kur zbarkuan ne Itali (Gjergjer prej Gjergj Kastriotit).

Nje eksponent i tyre eshte Pino Cacozza. Merret me muzike dhe evente kulturore dhe ka nje faqe interneti: http://www.arbitalia.it

Lule Lule Mace Mace eshte kenge tipike qe i perfaqson, por spjegimi i tekstit nuk eshte i qarte. Ajo vajza tha se Mace i thone italisht mazzo, dmth tufe. Sec kam degjuar ca spjegime te tjera qe nuk perkojne.

Shkurt, arbereshet jane popull interesante nga mund te mesojme. Nje gje qe me ben pershtypje eshte se shpesh kane zgjedhur shpate malesh per te banuar, ndoshta si shume te tjere (edhe vete italianet) qe donin te mbroheshin nga sulmet. Sot mund mos beje sens por 100 vjet para nje mur dhe nje koder te bente diferencen.


Postuar nga cecilia datė 25 Shtator 2012 - 08:09:

Arbereshe ka edhe ne Greqi. Dhe ne qytetin ku jetoja njoha nje plak arberesh, ishte mbi 90 vjec nga vitet '92. Fliste nje shqipe te vjeter por te kuptueshme. Me tregonte jeten e tij, une isha femije ne ate kohe e degjoja me vemendje. Femijet e tij i kishin emigruar ne Australi dhe e vizitonin cdo vit. Ishte shume plak i mencur! E kujtoj me nostalgji ate kohe.

Quhej Andrea, plaku i mire!


Postuar nga eliz datė 25 Shtator 2012 - 08:49:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori

Shkurt, arbereshet jane popull interesante nga mund te mesojme. Nje gje qe me ben pershtypje eshte se shpesh kane zgjedhur shpate malesh per te banuar, ndoshta si shume te tjere (edhe vete italianet) qe donin te mbroheshin nga sulmet. Sot mund mos beje sens por 100 vjet para nje mur dhe nje koder te bente diferencen.



Normal Fajtori qe kane zgjedhur malet,se ne mal s`ka si te sulmon tjetri.S`ka rruge.Zgjidhje me te vertete e veshtire.Me mire vdesim nga uria,nga i ftohti sesa te perulemi. Dhe megjithate kane mbijetuar.Punetore te pamatur.Dhe ne maje te majave kane krijuar kushte per te jetuar.

Shume e vertete,edhe ne Greqi ka plot arbereshe.Une ndeshem vazhdimisht me ta.Nje plake me ka folur shqip.Nje goce tjeter me te cilen punoja me thoshte se gjyshja e saj,kur ishte e vogel,e therriste cupic.Po mire i thoja a e di ti c`do te thote cupe? Nga e ke gjyshen?E kur i thoja ajo


Postuar nga kurt datė 25 Shtator 2012 - 14:03:

Me cudit kur thua nuk kane lidhje me shqiptaret e sotem. Ne cfar sensi nuk jane si ne?!


Postuar nga Piktor datė 25 Shtator 2012 - 20:53:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Arbereshet e Italise jane popull shume kurioz. Te gjithe i konsiderojne si pakica shqiptare ne Itali por ne te vertete nuk kane lidhje me shqiptaret e sotem. Kultura e tyre faktikisht eshte ruajtur si 400 vjet me pare, gjuha qe flasin eshte shqipe e vjeter. Nje shoku im eshte arberesh dhe flet me familjen shqip. Por eshte shqipe e vjeter 400 vjet, me fjale tradicionale ose shqiptim te vecante. Eshte e habitshme si kane arritur pas kaq kohe te ruajne te njejten gjuhe dhe te njejtat tradita. Emigrantet e sotem po humbasin gjuhen nga nje brez tek tjetri, kurse ata kane qindra vjet qe mbartin gjuhen e kohes kur iken. Madje dhe emrin e kane historik. Ky shoku im me thote qe therriten "gjegj" sepse keshtu i therriten kur zbarkuan ne Itali (Gjergjer prej Gjergj Kastriotit).

Nje eksponent i tyre eshte Pino Cacozza. Merret me muzike dhe evente kulturore dhe ka nje faqe interneti: http://www.arbitalia.it

Lule Lule Mace Mace eshte kenge tipike qe i perfaqson, por spjegimi i tekstit nuk eshte i qarte. Ajo vajza tha se Mace i thone italisht mazzo, dmth tufe. Sec kam degjuar ca spjegime te tjera qe nuk perkojne.

Shkurt, arbereshet jane popull interesante nga mund te mesojme. Nje gje qe me ben pershtypje eshte se shpesh kane zgjedhur shpate malesh per te banuar, ndoshta si shume te tjere (edhe vete italianet) qe donin te mbroheshin nga sulmet. Sot mund mos beje sens por 100 vjet para nje mur dhe nje koder te bente diferencen.

Diferenca ne te folur nuk do te thote se nuk kane lidhje me shqiptaret e sotem. Ata ruajne nje nga format me te vjetra te toskerishtes. Ashtu sikurse thua ti ehte, Nje fragment i ndalur qe 400 vjet me pare, i izoluar. Megjithate kam lexuar shume per Arbereshet dhe ka nder ta profesore qe flasin me mire se une e ti shqip.
Ndersa ne te shkruar per kuriozitet ishin:
Poshte Municipio-s ishte shkruar Bashkia ndersa ne Kishe ishte shkruar Shen Vlashi etj.
Persa i perket vendbanimit nuk eshte se e zgjodhen pikerisht dhe plotesisht ata por ua dhuruan.


Postuar nga Fajtori datė 26 Shtator 2012 - 02:04:

Citim:
Po citoj ato qė tha kurti
Me cudit kur thua nuk kane lidhje me shqiptaret e sotem. Ne cfar sensi nuk jane si ne?!


Nuk jane si ne sepse nuk flasin gjuhen e sotme, nuk kane mentalitetin e shqiptareve te sotem, dhe nuk kane humbur gjuhen jo per 20 vjet, po as per 400 vjet. Nuk mund te vesh nje shenje paralelizmi mes dy popujve duke i thene "shqiptare te Italise". Efektivisht nuk ka pse perzjehet koncepti i shqiptarit emigrant ne Itali prej 20 vjetesh me komunitetin arberesh qe ka qytezat e veta, zakonet e veta dhe gjuhen e vet, shume larg shqiptarit modern qe vjen nga Shqiperia.

Besoj me kupton.


Postuar nga RAIMONDI datė 26 Shtator 2012 - 04:44:

Arbereshet nuk kane lidhje me ne se e flasin gjuhen shqipe me gabime ortografike loooooooooooooooooooooooooool


Arbereshet jane tamam gjaku yne --Jane nje Deshmi e gjalle e te kalures sone Heroike dhe mbi te gjitha jane nje deshmi e gjalle e vezhdimesise se gjuhes sone

Popujt e tjere per te meuar historine e gjuhes se tyre te para 500 vjeteve shkojne neper Bibloteka dhe .....LEXOJNE librat e historise


__Ndersa ne kemi favorin se per te mesuar historine tone gjuhesore te asaj kohe ,
shkojme tek arbereshet dhe DEGJOJME fjalen e tyre

Porse arbereshet ne shumice jane te ardhur nga Peloponezi , dhe kjo eshte interesante , sepse tregon se para 500 vjetesh ne ate rajon atje eshte folur vetem shqip, dhe aspak greqisht


Po te flitej greqisht atje , sot keta arebreshe do flisnin greqisht , jo shqip


Musolini e nderoi emrin e Rajonit te Arberesheve nga emri : Vendi i grekeve_ qe quhej me pare ne :Vendi i shqiptareve ...

Tregojne se Musolini vajti nje vizite tek arbereshet dhe i pyeti ca gjuhe flisnin _Ata i thane :..Flasim shqip
Atehere ai tha o atehere duhet quajtur vendi i Shqiptareve, jo vendi i grekeve ,
Dhe keshtu u nderua emri i rajonit ku banojne ne shumice arbereshet

Interesant eshte fakti se Shqiptaret e vajtur nga Shqiperia u asimiluan te gjithe , \ndersa keta shqiptare te ardhur nga Greqia nuk u asimiluan


Postuar nga kurt datė 26 Shtator 2012 - 14:37:

Te kuptoj shume mire fajtor, por ktu duhet te kete nje justifikim besoj
Ka lezet me vertet, ne mund te vizitojm veten mbrapa ne kohe..


Postuar nga RAIMONDI datė 26 Shtator 2012 - 15:17:

Citim:
Po citoj ato qė tha kurti
Te kuptoj shume mire fajtor, por ktu duhet te kete nje justifikim besoj
Ka lezet me vertet, ne mund te vizitojm veten mbrapa ne kohe..



Po mire ate e kupton ti, po mua me kupton ?


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 22 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.