Forumi Horizont Gjithsej 58 faqe: « E parė ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit »
Trego 58 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Nje Nder Traditat Shqiptare, (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7213)


Postuar nga robert datė 07 Dhjetor 2014 - 11:43:

Ne me lejohet, po hedh nje tregim (cka nga pikpamja letrare, por per temen qe trajton shtyhet), i vitit 2009, me ide te fund-viteve '90, i cili ka te beje me traditen (ne thonjza) te mikpritjes (edhe) shqiptare, e te cilin po e ndaj ne dy-tre pjes.

Mikpritje alla shqiptarēe

Oh ē’gėzim i madh kur mė erdhi kushuriri! Kaq vite pa u takuar! Po shyqyr qė erdhe o kusho, i thashė, dhe e rroka nė qafė. Tė humbi njeriu kėshtu si ty!.. E pas takimit tė sė shoqes dhe dy kalamajve qė kish bėrė, e rroka edhe njė herė nė krahėt e mi. Po ku je or burr‘ i dheut, i fola gjithė gėzim. E pa kaluar shumė i nxora njė birrė tė ftohtė, pėr kokė tė birrės, ta mblidhte veten.
-Ajd‘ gėzuar! -bėrtita fort, sa dhe komishinjtė do e kishin dėgjuar.
-Po prit, se s’jemi ulur akoma mirė!.. -ma ktheu me atė ndrojtjen e vet, siē e kishte zakon, -Tė marrim njėherė frymė!
-O po, -thashė, -tė mė vijė kushua dhe unė tė rri si kėrcu! Po hajde ore, se do ta tundim qė ē’ke me ‘tė!
Isha vėrtet i gėzuar. Tė mė vinte kushuja nė shtėpi e tė mė gjente mu nė mes tė Romės! Hera e parė qė mė vinte! Kaq e kaq vite pa u parė! -Kur jemi takuar sė fundi o kusho? -e pyeta sa pėr muhabet. -Po… -dhe nisi tė mendohej, -mė duket para tre vjetėsh u takuam nė portin e Durrsit, ti po ktheheshe e unė po largohesha.
-Ah. lėre atė pesė minutsh, -iu hodha menjėherė, -flas qysh kur nuk jemi takuar tamam, or burr i dheut!..
-Po ka, ka mė shumė se pesėmbėdhjetė vjet, qysh nė kohė tė atėhershme, kur s’dilnim dot si sot.
-E pra, -i thashė, -kemi vite, qysh kur isha unė tek ty nė fshat.
Dhe i kujtova jo vetėm atė rast tė fundit, aty nė ardhje tė pluralizmit, tek i kisha vajtur nė fshat, por i kujtova edhe rastet e mėpėrparme, kur ishim akoma tė rinj e biles, fėmijė.
E ndėrsa mė jepte tė drejtė, unė i pėrplasja nga pak shishen e birrės. Isha vėrtet i gėzuar, do festoja, sa ta merrte vesh kushua qė isha i gėzuar. -O po, mė gėzove dhe mė nderove, -i thashė. Dhe mezi e kandisa ta kthente atė tė uruar birrė. -Shtroje kėtu shpejt, -i thashė gruas, -se do ta festojmė… mė sill dashin ta therrim… ha, ha… bėj shaka, o kusho vėllai…
-Ti e di, o Luan, -mė foli pas pak seriozisht kushoja, -unė tre ditė leje kam, dhe kėto tre ditė thashė tė tė takoj ty kėtu nė Romė, takoj edhe Titin, po ia dite shtėpinė, e them tė vizitojmė edhe pak Romėn e bukur.
-O po tė gjitha do i bėjmė or Sefo djali, po prit tė nxjerrim mallin, -iu hodha dhe ting, i pėrplasja shishen pėr tė kusheditėn sa herė, sepse mezi e vinte nė buzė. -Tė gjithė do i vizitojmė. Qysh nesėr tė shtunėn! E biles edhe tė hėnėn do marr pushim o kusho, vetėm e vetėm qė ti tė kėnaqesh, se … se mė bėhet zemra mal mė bėhet, qė tė shoh.
Ma mbush frigoriferin plot, i thashė gruas pak mė vonė me zė tė ulėt. Asgjė mos ti mungoj kushos! Kemi zakone shqiptari ne, i shfryva me gjithė stėrklat e birrės. -Pse, unė ēfarė jam?... -ma ktheu gjithė ironi, -Kanadeze?
-Ik, ik, se nuk merr vesh fare nga mikpritja, -ia ktheva gjoja si i mėrzitur, duke u larguar dhe afruar kushos. Isha vėrtet i gėzuar sa s’mė mbante vėndi. -Mė shkruaj nė njė listė, ku do tė tė ēoj vllai ty! -ia shtrova detyrė kushos. Dhe vėrtet, kisha pėr ta ēuar me atė rrangallen time, fiat i shtatdhjet e gjashtės, ku ti donte e bardha e zemrės.
-Po ti i di atraksionet e Romės! -ma ktheu i qetė.
-I di qė ē’ke me ‘tė trataksionet unė, -i thashė, -tė shėtit vėllai ty kusho, qė mė paske mėsuar dhe fjalė tė mėdha! (vazhdon):


  Gjithsej 58 faqe: « E parė ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit »
Trego 58 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.