Forumi Horizont Gjithsej 58 faqe: « E parė ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 51 52 53 54 55 56 57 » ... E fundit »
Trego 58 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Nje Nder Traditat Shqiptare, (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7213)


Postuar nga robert datė 07 Dhjetor 2014 - 11:44:

(vazhdim: mikpritje alla shqiptarce):
E kaluam atė natė me muhabet, sa u kėnaqėm. Tė nesėrmen unė mezi u ngrita nga dhimbja e kokės, duket kisha pirė shumė njė natė mė parė, pėrveē kėsaj edhe i kisha pėrzier pak pijet, me ē’mė kujtohej. Tė tjerėt ishin ngritur me kohė e kishin dalė, duket tė bėnin ndonjė njė pazar tė vogėl tė shtuneje, se gruaja ime vdiste pėr tė blerė, e sidomos kur ishte me tė tjerė.
Pasi mbarova me gjith‘ ato shėrbimet e mėngjezit, larje, rruajtje, e mė the e tė thashė, nisa tė vij vėrdallė si trap nėpėr shtėpi. Zakonisht, ishte gruaja ajo qė ma bėnte kafen nė fund jave, kur pėrtoja tė dilja, apo kur binte shi. E bėja dhe vetė xhanėm, mirpo kafja e bėrė vetė nuk mė shijonte asnjėherė, ndaj ose e pija jashtė, ose lija gruan tė ma bėnte. Eh, ē‘kisha dėshirė ato momente ta pija kafen e mėngjezit me kushon tek ndonjė nga klubet e shumtė qė kemi kėtu afėr, por tė gjithė po vonoheshin. Ndaj vazhdoja i mėrzitur tė vija vėrdallė kot, si pordha nėpėr brekė, nga njėra dhomė nė tjetrėn! Edhe ai dreq televizori nuk kish gjė tani paradite! Uf, po bėja! Mė kishin lėnė si njė qen qė ruante shtėpinė.
S’kaloi shumė, veēse kur ua dėgjova zėrat. Ata kalamajtė e mi tė rritur dhe ata tė kushos, bėr-bėr me ato zėra kalamajsh. Ua hapa derėn dhe… ua lashė hapur, duke dalė vet jashtė.
-Nga humbėt, ore tė humbur? -ju drejtova tė gjithve qysh tek shkallėt. -Pėr pak sa qesh duke marrė nė telefon policinė! Do u thosha se mė kanė vjedhur kushon!
-Po pėr mua, nuk do u thoje, -mė ngacmoi kot gruaja, duke mė zgjatur njėrėn nga trastat.
-Po kush tė vjedh ty moj e shkretė! -ia ktheva, duke i vėnė dorėn tek supi e tė vazhdonte vetė pėrpara pėr nė shtėpi, se derėn hapur e kish. Dhe, duke treguar me dorė nga kushurinjtė e ardhur, vazhdova: -Kėta po, kėta i rrėmbejnė nė mes tė ditės, se kujtojnė se janė artista hollivudi, shih si janė, ylla, e kanė ndritur Romėn, shkėlqen Roma qysh nga dje…
-S’tė paska dalė akoma birra dhe rakia ty!
As ia vara mė gruas, por e tėrhoqa pėr krahu Sefo kushuriun dhe bėra pėr poshtė. -Do vemi tė pimė njė kafe tė mirė tani qė,…!...
-O Luan, -mu hodh e shoqja e tij, Drita, -Shelfiu ėshtė bėrė telef nga rruga e djeshme, lėre tė pushojė pak!
-Jo-jo, -u hodh Sefo vėllai, -unė them tė mos humbim kohė, por ti bėjmė njė vizitė Petritit sot, se nesė dhe pasnesėr kemi nė program Romėn.
O-o-o, dhe kjo punė! -Ē’flet moj Dritė! -ju hodha asaj tė ndriturės njė herė. -I njef kėllqet e kėtij ti, moj!? I ka kėllqet ky sa pėr dy qytetarė si puna ime! Mos e shiko kėshtu tė dobėt, se kėshtu duket ky, por ėė-hė!.. Ėshtė burrė zamani ky! Do pij njėherė kafen me burra, e pastaj do shkojmė tek Petriti!.. Ju gratė bėni ndonjė gjė pėr tė ngrėnė, se po vete dhe dreka!..
Dhe njė ta tėrhequr Sefo vėllain e dolėm jashtė. Sa kisha dalė nga banesa, kur pėrplasemi me komshiun qė banonte sipėr nesh, Luigjin. Oho, Luixhi, e rraha tek shpatullat. E prezantova kushon me mikun tim komshi, duke e sqaruar kėtė tė fundit, se si kisha kaq vite pa u takuar me kushon, sepse kushoja im punonte e banonte nė Zvicėr. Luixhi mė buzėqeshte e tundte kokėn. -Mos ju kemi shqetėsuar gjė mbrėmė, -shtova pastaj me zė tė ulėt nė italisht, -se helbete, qetėsi nate, ndėrsa ne me muhabet…
-Ah, nuk prish punė, -ma ktheu miku im komshi, -njė rast i rallė, kaq kohė pa u takuar ti me kushuririn…
-E kam xhentil, e kam, -sqarova mė vonė kushon pėr Luixhin. -Shumė njeri i mirė. E pe, i njef traditat tona… (vazhdon):


  Gjithsej 58 faqe: « E parė ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 51 52 53 54 55 56 57 » ... E fundit »
Trego 58 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.