Forumi Horizont Gjithsej 58 faqe: « E parė ... « 40 41 42 43 44 45 46 47 48 [49] 50 51 52 53 54 55 56 57 58 »
Trego 58 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Nje Nder Traditat Shqiptare, (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7213)


Postuar nga robert datė 07 Dhjetor 2014 - 11:46:

Dhe pa u larguar mirė nga pallati ynė, kur shoh shqiptarin e parė. Ishte Ermiri, edhe ky komshi nė pallatin tim, por nga shkalla tjetėr. Ēun i urtė i shkreti, i pamartuar, se helbete, i ri akoma. Po dilte me njė ēift tė ri me njė fėmijė tė vogėl; patjetėr njerėz tė tij, qė do i kishin ardhur pėr vizitė. -Ej, Miro!.. -i bėrtita.
-Ėshtė pak qull, por ēun i mirė, -i fola me zė tė ulėt kushos.
-Po ku je a i humbur! -i shtriva dorėn dhe e pėrqafova, -ku ke humbur?..
Kisha vėrtet nja tre-katėr javė pa e parė. Ia nisėm prezanti-meve dhe muhabetit, pa e ndėrprerė ecjen, sepse ata nxitonin pėr diku. I kish ardhur e motra me gjithė burrin dhe ēunin e vogėl, e do shkonin tė vizitonin Koloseun dhe ndonjė gjė tjetėr.
-Ohh, ē’mrekulli! -i ndriti fytyra tim kushuriu. Po ky kėshtu, ktheva kokėn dhe e pashė me habi. Por ai, sikur t’mos e kish mėndjen fare tek mua, vazhdoi si gjel: -Me ē’kam parė nė televizor, kanė filluar tė japin edhe shfaqje tė bukura me legjionarė e me skllevėr…
-Po-po, tani nė fillim tė verės gjen mjaft gjėra tė bukura tek Koloseu, -ia priti Ermir djaloja. Edhe ky, thashė me mėndje, paska nisur tė vizitojė Koloseun, sikur nuk kalon aty me autobuz ēdo ditė kur ikėn nė punė.
-Do ta vizitojmė dhe ne! -hodh prapė si gjel kushua im.
-Po tė doni mund tė vini me ne! -na foli ai burri i motrės sė Ermirit.
-Po-po, -u hodh edhe Ermir qulloja. Eh, po kjo kėshtu, pshe-rėtiva pa e pėrmbajtur veten. Nga u miqėsua tjetri aq shumė! Apo shqiptarė hesapi, mendova, si e si tė duken, kur shohin njėri-tjetrin jashtė. Ndėrsa atje nė Shqipėri shahen e therren me njėri-tjetrin si … si ata skllevėrit e Koloseut. Ngrejta duart gjithė buzėqeshje dhe ua vura tek supet dy ftuesve tė dashur.
-Juve ju vaftė rruga mbarė, se ne e kemi planifikuar pėr nesėr! Shumė faleminderit!
Dhe u ndamė duke i zgjatur njėri-tjetrit duart. -Nesėr e ke hapur gjithashtu, mund tė hyni edhe brenda! -mė sqaroi Ermiri i shkretė, a thua se unė aty e kisha mėndjen.
-E di, e di -i thashė, -por shiko, tė ma sjellėsh sot motrėn me gjithė burrin tek mua, se pa njė vizitė nuk ju lė tė ikni.
-Ne vimė, -foli me atė zėrin qull Ermiri, -por tė bije mė mirė ty tė vish, se mė ka sjellė kunati njė raki shumė tė mirė, dhe ti e di qė unė s’e pi dhe aq.
-Ore, lėri dėnglat, -i ngrita zėrin. Ti shkoja unė nga pas njė ēunaku qė… qė mezi fshinte qurrat e veta! -Sot nė mbrėmje ju pres tė gjithve, dhe merre rakinė me vete po deshe, se ia gjejmė dermanin.
Pa u larguar mirė, u kthye ai burri i motrės sė tij: -Dėgjo! Sot nuk ju premtojmė, por nuk e di, a jeni tė hėnėn mbasdite nė shtėpi!?
Eh dreq! Nė shpi jemi, nė shpi, mezi e ruajta pėrzėmėrsinė e jashtme, dhe vazhdova me kushon drejtimin tonė. Ē’mė kish gjetur me kėta shqiptarė derdemenė, thuaj!
-Bėjnė raki tė mirė andej nga an‘ e tij. -fola sa pėr ti bėrė muhabet Sefos. Ndėrkohė po i afroheshim disa dyqaneve dhe kafeneve tė mira.
-Ajd, futemi kėtu! -mė vuri dorėn tek krahu kushua.
-Prit, prit, -ia ktheva. Atė punė e dija unė. Nuk mund tė hyja nė njė lokal tė mbyllur. Dhe as nė atė tjetrin, qė nuk mė pėlqente. Dhe as nė tjetrin, qė ish si larg nga piaca. Gjeta mė sė fundi atė qė doja, dhe u ula. Pak mė tej mė pėrshėndetėn disa shqiptarė tė tjerė, tė cilėt gjithashtu po pinin kafet e tyre. Ca rroskopė i njihja, e ca nuk i njihja. Sidoqoftė i pėrshėndeta duke u ngritur edhe njė herė, e duke iu afruar tavolinės sė tyre.
-Hė zgjebsa ē’bėni! -dhe u zgjata duart tė gjithve. Pas meje edhe im kushėri, tė cilin ua prezantova menjėherė. Ata menjė-herė tėrhoqėn nja dy karrike nga tavolinat e tjera e donin tė mė bėnin vend. -Lėre-lėre, -u thashė, -se kemi tjetėr plan!
E me tė shkėmbyer edhe dy-tre fjalė tė tjera koti, u dhashė shėndenė. Dhe, edhe njėherė i zgjatėm duart njėri-tjetrit. Me kushon u ulėm ca mė tej e nisėm tė shihnim kalimtarėt e rastit.
-Kėtu ka lezet ta pimė kafen! -ju drejtova tim kushuriu.
-Po pse!? Ato kafenetė e tjera dukeshin si pak mė tė qeta!
-Po ē’tė qeta a i humbur! Kėtu je nė piacė. Shikon gjithshka dhe tė shikojnė tė gjitha femrat.
Nisėm tė rrufisim ato kapuēinot e shijshme dhe unė e mbaja me muhabet kushon tim. I shkreti, kish filluar tė bėhej ca si intelektual. Mezi e nxirrte njė tė shkretė fjalė.
Hidhte sytė ndonjėherė kot djathtas-majtas, lart e poshtė, dhe as vetė nuk e di ēfarė shikonte. Mė rrinte pak si i merakosur, sepse bėnte llogarira kur do ta takonim atė kushuririn tjetėr, Titin, kur do tė venim nė shihnim Koloseun, po nė Vatikan a tė lejonin, po ai vendi ku hidheshin monedha a ishte larg, po pėr ata miqtė a na dilte koha ti prisnim, kur aty e kur atje, ku e ēfarė. -Po rri a derbardhė, -i thashė, -tė ēoj unė ku tė duash ti, e ti tė ngelesh i kėnaqur! Tani tė shijojmė kėtė kapuēinon e bukur italiane dhe… hiē mos e vra mėndjen!..
Ohh, kishte lezet ta pije kafen nė njė lokal tė hapur. Poshtė kėmbėve tė tua rrugė kalldrėmi, tavolina e rrombullakėt dhe e pastėr, ai dielli qė tė kėnaqte, ndonse ne ishim nėn ēadėr.
-Mė thuaj o kusho, mė thuaj, -s’mė mbante kėnaqsia, -ja ku e ke atė rrugėn e romakve, si e ka pas emrin, se s’mė kujtohet?..
-Egnatia, -plotėsoi si i mėrzitur.
-Po Egnatia, ja ku e ke, poshtė kėmbėve tė tua! Ja dhe prodhi-met moderne italiane, -dhe tregova tavolinėn me dorė. -Ja dhe ēadrėn, ndonse kjo mund tė jetė kineze! Ja dhe diellin! Ē’do mė ti!? I ke tė gjitha mo Sefo vllai! Si lashtėsinė ashtu dhe modernen! Tė gjitha trataksionet…
-Lėri shakatė ti, por rrufise atė kafe qė tu ftof, e tė nisemi, se tre ditė kohė kam unė!..
E me tė parė orėn, u trondit kushoja si ti kish rėnė qielli nė kokė. -As dy ditė e gjysėm kohė nuk kemi mė! Ora dy, gati!
-E ē’e vret mėndjen a debardhė! E kemi ditėn deri mė dhjetė tė darkės tani. Apo nuk tė janė ndarė akoma punėt e kooperati-vės ty!? Ha-ha…
Sė fundi u ēuam, e nisėm kthimin. -Ja shiko, -nisa ti tregoj ndėrtesat e vjetra, -ē’tė shikosh!? Ka Roma sa tė duash nga kėto! E gjithė Roma ėshtė e vjetėr!
-Po, dhe unė prandaj dua ta shikoj sa mė shumė!
Eh, ē’mė gjeti, thashė. I ka hypur tjetrit nė kokė pėr ndėrtesa tė vjetra. Tė tilla ka sa tė dojė nė Albani!
-Po qendra ėshtė larg? -pyeti pas pak gjithė merak. Nė fakt, as e mora vesh pse pyeti! Kot, apo donte tė shihte ndonjė gjė!?
-Nuk ėshtė larg, jo! -ia futa dhe un kot, sepse nė fakt, me mbi trembėdhjetė vjet nė Romė, unė nuk e dija akoma mirė se kush ishte qėndra e Romės. Aty tek Koloseu, tek Vatikani, apo tek Parlamenti!?. -Gjysėm ore me kėmbė prej kėtu, ose me veturė pėr dhjetė minuta, por kemi probleme me parkimin!.. (Vazhdon)


  Gjithsej 58 faqe: « E parė ... « 40 41 42 43 44 45 46 47 48 [49] 50 51 52 53 54 55 56 57 58 »
Trego 58 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.