Forumi Horizont
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura te njohura te Pavaresise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=210)
-- Luigj Gurakuqi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7728)


Postuar nga volter datė 15 Mars 2005 - 09:40:

Luigj Gurakuqi

Luigj Gurakuqi

Luigj Gurakuqi ėshtė njė nga figurat kryesore tė lėvizjes sonė atdhetare dhe demokratike. I pėrkushtuar tėrėsisht ndaj ēėshtjes sė atdheut, veprimtaria e tij lidhet me ngjarjet mė tė rėndėsishme tė kohės.

Lindi nė Shkodėr mė 1879. Mėsimet e para dhe njė pjesė tė shkollės sė mesme i bėri nė vendlindje, pastaj shkoi nė Itali. Aty mbaroi kolegjin e Shėnmitėr Koronės nė

Kalabri, ku ishte nxėnės i De Radės, dhe vijoi studimet e larta nė shkencat biologjike nė Napoli. Qė kur ishte student, bėri emėr nė shtypin shqiptar si poet dhe publiēist (me pseudonimin Cakin Shkodra dhe Lekė Gruda).
Mė 1908 Luigj Gurakuqi kthehet nė Shqipėri dhe u bė shpejt njė nga udhėheqėsit kryesorė tė lėvizjes kombėtare. Nuk kishte ngjarje tė rėndėsishme tė kohės ku tė mos ishte dora e Luigj Gurakuqit. Mori pjesė nė Kongresin e Manastirit, ishte drejtori i parė i shkollės Normale tė Elbasanit dhe njė nga udhėheqėsit e kryengritjeve tė Veriut (1911-1912). Ai ishte krahu i djathtė i Ismail Qemalit nė gjithė atė punė tė madhe pėr shpalljen e Pavarėsisė. Nė vitet 1921-1923 Luigj Gurakuqi si deputet i Shkodrės u ishte vazhdimisht nė opozitė me Zogun dhe gjithė feudalėt e tjerė. Bashkėluftėtar i Fan Nolit. Luigj Gurakuqi ishte ndėr udhėheqėsit mė aktivė tė Revolucionit Demokratiko-Borgjez tė Qershorit tė vitit 1924. Pas kundėrevolucionit emigroi nė Itali, dhe nė mars 1925 u vra pabesisht nė Bari nga njerėz tė vėnė nga Zogu.

Fan Noli e vlerėsoi lart figurėn e kėtij biri tė shquar tė Shqipėrisė me vjershėn e njohur "Syrgjyn-vdekur", kurse populli pas luftės ia soli eshtrat nė atdhe dhe e deroi me titulin e lartė "Hero i Popullit" dhe "Mėsues i Popullit".

Krijimtaria poetike e Luigj Gurakuqit pėrfshin vitet 1898-1907. Mė pas, krijimtaria e gjerė politike nuk e lejoi tė merrej mė me poezi. Pėr herė tė parė vjershat e tij u pėrmblodhėn nė njė vėllim mė 1941. Nė poezinė e parė, qė ėshtė pėrgjigjje pėr vjershėn "Shko dallėndyshe" tė Filip Shirokės, Luigj Gurakuqi flet pėr gjendjen e mjerė tė Shqipėrisė. Krijimi mė i njohur i tij ėshtė vjersha "Qėndresa", ku gėrshetohen edhe elementė autobiografikė. Poezia ėshtė njė kredo e gjithė jetės dhe e veprimtarisė sė Luigj Gurakuqit. Ai ėshtė ndėr tė parėt qė parashtron kėrkesėn tė ngrihet mjeshtėria artistike nė letėrsinė amtare. Nė vjershėn "Deka e zanave" thekson se Shqipėria ėshtė vendi i poezisė, ēerdhja e zanave, ndaj atdheut i duhet kėnduar me nivel tė lartė artistik. Luigj Gurakuqi shkroi edhe vjersha pėr fėmijėt, tė cilat i botoi nė "Kėndimet" (1912).

Edhe si publiēist Luigj Gurakuqi bėri emėr tė shquar, duke trajtuar problemet mė tė rėndėsishme tė kohės. Botoi te revista "Albania", nė gazetat "Drita", "Liria e Shqipėrisė", "La Nacione Albanese", etj. Si stilist i shquar ai ka lėnė modele tė prozės publiēistike nė dy dialektet.

Luigj Gurakuqi dha ndihmesė me vlerė nė letėrsinė e nė kulturėn tonė si poet, publiēist, orator dhe si hartues i parė i metrikės shqipe.


Postuar nga SHKODRA4001 datė 28 Janar 2013 - 23:19:

Si gjithmone tradhetia ne shqiperi ka fillu nga politikanet antishqiptar ,ahmet zogu vrau LUIGJ GURAKUQIN.Enver hoxha perdori te gjithe dhe ne fund i zhduku,tani ka dal ky tropojani berisha me mesimet e partis se enverit duke eleminu ne fillim ARBEN BROCIN,me vone azem hajdarin me metoden e tij.....mos dal nga tema shkurt eshte fatkeqsi qe populli yne besoon tek keto njerez antishqiptar,ku si shume kemi humbur njerez e koka te meha si i madhi LUIGJ GURAKUQI e shoke....


Postuar nga Piktor datė 29 Janar 2013 - 15:34:

Rregjimi komunist e kishte zakon qe i ngrinte shume lart (jo ne ajer apo eter) figurat antizogiste. Ky helmi eshte kaq i madh e i thelle saqe edhe sot ndryshku ka zene rende e ka hyre thelle.
Ndoshta duhet edhe shume kohe te hiqet ndryshku, koha ben punen e saj.


Postuar nga SHKODRA4001 datė 30 Janar 2013 - 14:27:

Citim:
Po citoj ato qė tha Piktor
Rregjimi komunist e kishte zakon qe i ngrinte shume lart (jo ne ajer apo eter) figurat antizogiste. Ky helmi eshte kaq i madh e i thelle saqe edhe sot ndryshku ka zene rende e ka hyre thelle.
Ndoshta duhet edhe shume kohe te hiqet ndryshku, koha ben punen e saj.

ndryshku nuk hiqet nga nje hekur i keq,por vetem shkrihen se bashku e keshtu duhet dhe me klanet ne shqiperi....sepse vijon e njeta udhe e padrejte!


Postuar nga Piktor datė 30 Janar 2013 - 16:37:

Citim:
Po citoj ato qė tha SHKODRA4001
ndryshku nuk hiqet nga nje hekur i keq,por vetem shkrihen se bashku e keshtu duhet dhe me klanet ne shqiperi....sepse vijon e njeta udhe e padrejte!
Mos e shih boten vetem bardh e zi ka dhe gri siē thote diku fajtori, ka edhe ngjyra te tjera sipas meje.
Duke qene se jam larg ekstremiteteve kuptohet qe kemi distance ne gjykimin e gjerave.
Une ndryshe nga ekstremistet, kam durim. Me durim dhe pune te mire, hiqet ndryshku si nga hekuri i keq ashtu si edhe nga hekuri i mire. Teoria ime eshte se per faj te ndryshkut nuk mund te hedhim poshte hekurin. Imagjino sikurse te kesh gjetur nje relike te vjeter plot me ndryshk e kalkare. Ai qe ja di vlerat nuk e hedh por me kujdes e durim e pastron dalengadale, dalngadale dhe i jep vleren e saj. Nuk ka rendesi pastaj vlera. Nuk premtoj mrekulli tip nje dollar baraz me miliona dollare. Por qe do dale diēka e mrekullueshme besome.


 
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.