Forumi Horizont
Trego 3 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura te shquara botėrore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=294)
-- Sharl Bodler (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8390)


Postuar nga volter datė 25 Maj 2005 - 11:17:

Sharl Bodler

Sharl Bodler

1821: Mė 9 Prill lind nė Paris Sharl Bodler.

1831/1836: Sharl Bodler vjen tė mėsojė nė Kolegjin local mbretėror. Njė emėrim i ri, ku Bodleri do tė frekuentojė liceun e famshėm Luis-le-Grand.

1839/1842: Sharli hyn pėr pak kohė nė Fakultetin e drejtėsisė, por ėshtė tėrėsisht I tėrhequr pas letėrsisė, sidomos pasi ėshtė njohur me artistė tė tillė si Balzak e Verval. Spikat fortė dėshira pėr njė jetė tė ē’rregullt, dėshirė kjo qė e detyron familjen ta nisė pėr njė udhėim tė gjatė turistik nė Indi. Bodleri, pasi qėndron pak kohė nė ishullin Maurice, e ndėrpret rrufeshėm udhėtimin dhe kthehet nė Bordo. Nė Francė hyn nė zotėrim tė trashėgimisė sė tė jatit e lidhet me artisten mulate Jeanne Duval. Bukuria ekzotike, sensualiteti epshėror, magjia turbullkuese, janė tema tė shumė lirikave tė pjesės sė parė tė librit.

1845/1846: Debuton si kritik arti me dy vepra; ndėrkaq vazhdon tė bėje njė jetė tė shthurur e me mjaft shpenzime, duke eksperimentuar sė bashku me miqtė e tij artistė, rebelė si vetė ai, efektet e hashishit dhe pasioneve mė tė shfrenuara tė ndjenjave. Fillojnė tė shfaqen vargjet e para nė shtypin e pėrditshėm, sė bashku me studime e artikuj tė temave tė ndryshme.

1847: Boton novelėn “Fanfarlo” qė pėrbėn njė lloj autoportreti ironic dhe pėrkthen poemėn e famshme “Korbi” tė shkrimtarit amerikan E.A Poe, me tė cilin ndjen njė afėrsi tė theksuar e pėr tė cilin do tė shkruajė ese mjaft tė bukura e analitike. Suksesi saj i madh do t’i jepte njė shtysė akoma mė tė fortė pasionit tė tij pėr poezinė. Ndėrkaq, forcon nje lidhje dashurie me artisten me “sy tė gjelbėr” Marie Daubrun, shpesh e pranishme si burim frymėzimi nė pjesėn qėndrore tė “Luleve tė sė keqes”

1848: Bodleri ėshtė nė mes tė barrikadave, i ndezur nga idelaet revolucionare, qė do t’i braktisė mė vonė pėrfundimisht pas grushtit tė shtetit tė L. Napoleonit mė 2 dhjetor 1851.

1857: Botimit tė parė tė paralajmėruar tė “Luleve tė sė keqes” gjykata i pėrgjigjet me njė gjobė prej 300 frangash, pėr krimin e pėrdhosjes sė moralit tė shoqėrisė, duke i hequr botimit gjashtė poezi. Nė kėtė kohėperėndon edhe ylli i artistes M. Sabatier tė frekuentuar prej 5 vjetėsh e fortėsisht tė idealizuar nga Bodleri, deri nė atė pikė sa shumė biografė besojnė se kjo mund tė ketė qenė shkaku i thyerjes sė raportit tė tyre. Dėshmi tė shkrimtarėve bashkėkohorė qė vizitonin tė njėjtin salon me poetin, e pėrhskruajnė atė si njė grua me njė inteligjencė tė jashtėzakonshme e njė bukuri tė rrallė.

1864/1865: Gjashtė poema tė vogla nė prozė shfaqen nė “Le Figaro” nėn titullin “Le spleen de Paris”, ndjekur nga dy nė “La Vieparisienne”, tre nė “L’Artiste”. Nė Belgjikė, ku shkon pėr t’u kuruar, njė revistė I publikon poemėn nė prozė “Qentė e mirė”.

1866: Botohen 23 poezi tė reja nėn titullin “Mbeturinat”. Nė fund tė marsit Bodleri goditet nga njė paralizė qė i heq mundėsinė pėr tė folur.

1867: Pas transportit nga Belgjika, nė njė shtėpi mjekimi nė Paris Bodleri nuk jep shpresa pėr pėrmirėsim dhe vdes mė 31 Gusht.


Postuar nga volter datė 25 Maj 2005 - 11:32:

Bashkebisedim

Bashkebisedim

Ti je nje qiell i bukur vjeshte, roze e tere ciltersi!
po si nje det, trishtimin ngjit mbi mua duke u dridhur,
e le pas duke rreshqitur mbi buzet e mia mavi,
kujtimin pervelonjes te baltes se tij te hidhur

Dora jote pershkon me kot gjoksin tim qe lengon:
mikja ime, s'eshtye vetem nje vend i shkrumbuar,
prej thonjeve dhe dhembeve te grave, ajo qe kerkon.
Ndaj mos kerko me: Zemren bishat ma kane gllaberuar.

Zemra ime eshte nje pallat prej turmes i perdhosur;
brenda saj njerezit dehen, zihen, ngelen te sakatosur!
Parfumi i embel i qafes tende sec po me ndjell...

A do pra, kamzhik i rende shpirtrash, ti Bukuri!
Me syte zjarrt' qe shndrisin si ne dite festash nje qiell,
ato mbeturinat e lena prej bishave ti kthesh ne hi!


Sharl Bodler, Lulet e se keqes


Postuar nga moonlight datė 01 Nëntor 2014 - 11:23:

Shtrati i dashnoreve

Shtrati yne do tė jetė i parfumuar
e divanet perreth, tė thellė si varre
stolisur plot lule tė rralla
mbledhur enkas nėpėr qiej.

Duke djegur prushin e fundit,
zemrat tona do bėhen pishtarė
e do hedhin njė dritė tė dyfishtė
nė zemrat tona si dy pasqyra binjake.

Nė njė mbremje nė rozė e blu mistike
ne do tė reflektojme tė njejtėn dritė
pėrzier plot vaj, rrėnkime e lamtumira.

Pastaj njė Engjell
duke hapur portat
e qiejve do na ringjallė
e flakėt e shuara do rimarrin jetė,
e ne do tė jemi pėrsėri sė bashku
besnikė e tė lumtur…


 
Trego 3 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.