Forumi Horizont Gjithsej 15 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 150 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- "Kuriozitete nga fleurs de l'orne" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18062)


Postuar nga lule datė 30 Tetor 2010 - 23:26:

E ka aq tė vogėl sa qė nuk e fsheh fare!

E ka aq tė vogėl sa qė nuk e fsheh fare!


Timothy Scott Clark nga Toowoomba (Queensland, Australi) gjatė njė ndeje nė njė pab tė hotelit Southern zhveshi pantallonat dhe ekspozoi “aletin” e tij para tė gjithė tė pranishmėve. Disa bile edhe e fotografuan.
Kur arriti policia nė vendin e ngjarjes pėr ta arrestuar, burri ua sqaroi policisė se nuk e kishte menduar se do tė akuzohej pėr prishjen e rendit dhe qetėsisė publike pasi e kishte penisin shumė tė vogėl.

Pa marrė parasysh penisin e vogėl, Clark ėshtė akuzuar pėr sjellje tė pahijshme nė publik. Ėshtė dėnuar me 300 dollarė, por ky incident nuk do t’i regjistrohet nė dosjen e krimeve. /Telegrafi/


Postuar nga lule datė 30 Tetor 2010 - 23:28:

Australianit iu fut automobili nė shtrat..

Njė australian ia ka borxh jetėn pagjumėsisė: nuk ishte nė shtrat kur tė premten nė mėngjes njė automobil iu fut drejtė e nė dhomėn e fjetjes nė Melbourne.
“Shtrati ishte i shkatėrruar. Krejtėsisht i bėrė copa-copa. Jam i sigurt se nuk do tė mbijetoja sikur tė gjendesha nė shtrat”, tha Dimitrios Basbelis.

Automobili goditi anėsoret e rrugės dhe fluturoi nė anėn tjetėr duke thyer murin e shtėpisė dhe duke pėrfunduar drejt e nė krevat, ndėrsa shoferi dhe bashkėshoferi morėn lėndime tė lehta.

Basbelis thotė se automobili ishte futur nė dhomėn e tij nė momentin kur ishte zgjuar nga shtrati dhe kishte dalė nė dhomėn tjetėr pėr tu lidhur nė internet. /Telegrafi/


Postuar nga lule datė 30 Tetor 2010 - 23:29:

Telefoni bie edhe nė Himalaje, majėn mė tė lartė tė botės

Telefoni bie edhe nė Himalaje, majėn mė tė lartė tė botės

Nepal- Askush nuk ėshtė kurrė vetėm. Telefoni, njė mjet i pazėvendėsueshėm dhe kaq i domosdoshėm komunikimi, tani kėrcėnon tė prishė edhe qetėsinė madhėshtore tė Himalajeve.

Kėshtu, njė kompani telefonike nga Nepali, ka mundur qė tė ēojė shėrbimin 3G edhe nė Everest, majėn mė tė lartė tė botės.

Njė gjė e tillė ėshtė bėrė pėr t’i lejuar alpinistėt qė tė udhėzohen nė rrugėn e tyre gjatė ngjitjes sė vėshtirė nė Himalaje, pėr tė pėrfituar nga interneti i shpejtė dhe telefoni.

Biseda e parė u arrit qė tė kryhej me njė alpinist qė kishte kapur majėn prej 5.200 metrash mbi nivelin e detit.

Ky shėrbim bėhet me dijeni se do tė mbulojė gjithė luginėn Khumbu dhe do tė lejojė pėr komunitetet lokale njė nivel tė komunikimit qė ishte mė parė i mundur vetėm me telefona satelitorė tė shtrenjtė.

/telegrafi/


Postuar nga dylan datė 30 Tetor 2010 - 23:30:

hahahahahahahahhahahaha ket se kisha nigju kurr po sa e kishte ky i gjori hahaha a ke foto pwer ket lajm


Postuar nga lule datė 30 Tetor 2010 - 23:32:

lol


Postuar nga lule datė 31 Tetor 2010 - 15:58:

Organizoi dasmė me buldozer

Organizoi dasmė me buldozer
Se recesioni ka ndikuar edhe nė ditėn mė tė lumtur tė qiftit tė sapomartuar, dėshmuan edhe Zhang Zongquiang dhe Ye Yuzi me dasmėn e tyre tė pazakontė, ku me qėllim qė t’i ulin shpenzimet, kanė angazhuar buldozerė pėr ta marrė nusen.
Dhėndėri Zhang Zongquiang, punon nė njė firmė ku prodhohen makina pune. Ai e shfrytėzoi kėtė mundėsi dhe angazhoi gjashtė buldozerė pėr ta marrė nusen. Nė kėtė mėnyrė dhėndėri kurseu goxha para.

Edhe pse e dashura e tij fillimisht ishte kundėr kėsaj ideje, nė fund pranoi dhe u befasua vėrtetė. Buldozerėt me balona dhe fjongo me lara u bėnė atraksion nėpėr rrugėt e qytetit Pingdingshan.

Martesa e tyre mori njė bukuri tė veēantė dhe ishte krejt ndryshe prej dasmave tjera, e kjo i pėlqeu shumė nuses. Kolonėn e pazakontė tė dasmės e pėrcillte edhe policia.


Postuar nga lule datė 31 Tetor 2010 - 16:01:

Muhamed emri mė i popullarizuar nė Skoci dhe Angli nė vitin 2009

Muhamed ėshtė emri mė i shpeshtė i fėmijėve tė lindur nė Angli dhe Skoci nė vitin 2009, sipas statistikave zyrtare tė publikuara tė mėrkurėn. Oliver ėshtė nė krye tė top listės prej dhjetė emrave qė pagėzohen djemtė. Nėse merren parasysh 12 ortografi me tė cilat paraqitet emri Muhamed, atėherė ky emėr ėshtė i ngjashėm edhe me versionet: Mohamed, Muhammad, Mohammad, Mohammed, Mohamad...
Britania e Madhe, e cila kryesisht ėshtė anglikane, ka mė shumė se 2.5 milionė myslimanė prej gjithsej 61 milionė banorėve, njoftoi bashkėsia islame e Britanisė.

Sa i pėrket vajzave, prindėrit kryesisht pagėzojnė vajzat e tyre me emrat, Olivia, Ruby, Chloe, Emily dhe Sophie. Shtatė vajza tė lindura mė 2009 janė pagėzuar Queen (Mbretėreshė), ndėrsa 109 Princess (Princeshė). 16 djemtė janė pagėzuar King (Mbret) ndėrsa 68 Prince (Princ).


Postuar nga lule datė 31 Tetor 2010 - 23:16:

Hitleri pėr drekė hante bukė me marmelatė

Adolf Hitlerit i pėlqente buka me marmelatė pėr mėngjes dhe dinte tė ishte i kėndshėm nė raport me tė tjerėt, mėsohet nė dokumentet e publikuara. Por Fuhreri, urrente ta shikonin, ankohej pėr shėndetin e tij dhe i pėlqente ta pėrplaste dorėn pėr tavolinė gjatė takimeve, thuhet nė dosjet e arkivit shtetėror tė Gjermanisė.
Kėto detaje nga jeta e udhėheqėsit nazit i dha dezertori 19 vjeēar nga Austria i cili pėrshkroi nė detaje kohėn kur Hitleri kalonte kohėn nė Obersalzberg, nė Alpet e Bavarisė.

Duke pėrshkruar vizitėn e tij ndėrmjet dhjetorit 1943 dhe shkurtit 9144, i burgosuri i luftės tė cilin e arrestuan pjesėtarėt e njėsitit SS, tha se Hitleri ishte i zbehtė dhe i molisur, por dukej shumė i kėnaqur. Sipas tij ai ishte i butė nė kontaktet personale, por po ashtu i gatshėm pėr ta rrahur tavolinėn me grusht gjatė kohės sė mbledhjeve. Ushtari 19 vjeēar pėrshkroi edhe rutinėn ditore tė Hitlerit, duke thėnė se ai zgjohej rreth orės 10 tė mėngjesit, mė pas shkonte tek berberi i tij personal, ndėrsa mė pas fillonte shėtitjen.

Dezertori po ashtu tha se Hitlerit nuk i pėlqente ta shikonin dhe pėr kėtė arsye rojet duheshin qė pa u vėrejtur ta mbanin nėn kontroll. Fuhreri zakonisht hante drekė rreth orės 11-11:30 minuta dhe atė bukė me marmelatė.

Natyrisht pinte edhe kafe. Nė orėt e pasdites priste vizitorė, pėrfshirė edhe mjekun e tij. Nė pėrcjellje tė tij ishte gjithnjė edhe njė asistente 24 vjeēe, e cila ėshtė pėrshkruar si atraktive dhe brune. Ishte e pamartuar. Kur njė oficer i SS-it foli me tė duke mos e ditur se kush ishte, ai mori ultimatum qė brenda 24 orėve ta lėshoj Obersalzbergun. Hitleri udhėtonte gjithmonė nėn pėrcjelljen e jo mė pak se tri makinave dhe gjithmonė ulej nė ulėsen e pėrparme, ndėrsa kur ishte me Eva Braun ulej nė ulėsen e prapme.

Hante drekė rreth orės 13-13:30, punonte deri nė 22:00, ndėrsa shpesh shkonte nė shtrat rreth orės katėr tė mėngjesit. Burimi i cituar ėshtė pėrshkruar si “i arsyeshėm dhe inteligjent dhe shumė i arsimuar pa bindje politike”.


Postuar nga AndreaPirelli datė 01 Nëntor 2010 - 01:33:

Qellimi i temes eshte te diskutojme rreth bukes me marmalate te Hitlerit?? Nese duhet te hame buke me marmalate per dreke ............ ishte thjesht nje kuriozitet per Hitlerin apo kuriozitet se sa e vleresuar eshte marmalata??????


Postuar nga Eria datė 01 Nëntor 2010 - 09:19:

Citim:
Po citoj ato qė tha AmonAmarth
Qellimi i temes eshte te diskutojme rreth bukes me marmalate te Hitlerit?? Nese duhet te hame buke me marmalate per dreke ............ ishte thjesht nje kuriozitet per Hitlerin apo kuriozitet se sa e vleresuar eshte marmalata??????



Mire e ka ne fakt...gjermanet vdesin per marmalate dhe patate


  Gjithsej 15 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 150 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.