Forumi Horizont Gjithsej 150 faqe: « E parė ... « 46 47 48 49 50 51 52 53 54 [55] 56 57 58 59 60 61 62 63 64 » ... E fundit »
Trego 150 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- "Kuriozitete nga fleurs de l'orne" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18062)


Postuar nga lule datė 07 Shkurt 2011 - 17:08:

Virusi i quajtur “ndėshkimi i Zotit”


Nė shkurt tė vitit 1981 u zbuluan rastet e para nė Amerikė. Si ka ndryshuar jetėt tona virusi i tmerrshėm

30 vitet e AIDS

Nė shkurt tė vitit 1981, nė Amerikė, disa gej u prekėn nga njė sėmundje misterioze. Aktorė dhe njerėz tė famshėm nisėn tė vdisnin. Dikush foli pėr hakmarrje hyjnore. Por, kur u prekėn edhe heteroseksualėt frika i pėrfshiu tė gjithė. Po nisnin 30 vitet mė tė kėqija tė jetės sonė…

“Ky nuk ėshtė vetėm ndėshkimi i Zotit pėr homoseksualėt, ėshtė ndėshkimi qė Zoti u ka dėrguar shoqėrive qė tolerojnė homoseksualėt”. Ishte vjeshta e vitit 1983, kur prifti Jerry Falwell tha nė publik atė qė shumė mendonin privatisht: mbi Amerikėn mėkatare qė kishte pranuar homoseksualėt, gej dhe lezbike nė shoqėri, hakmarrja e Zotit kishte shkaktuar njė sėmundje tė pashėrueshme. Zėrit tė Falwell iu shtuan edhe ata tė shumė pastorėve katolikė dhe protestantė, imamė dhe njerėzve tė Kuranit. Nė vitin 1983, sėmundja misterioze po shfaroste lagje tė tėra tė populluara nga gej, si ‘Castro’ nė San Franēisko, ‘Village’ nė Manhantan apo ‘Dupontė Circle’ nė Uashington, e kėsaj sėmundjeje ēdo ditė i shtohen pacientė tė rinj tė famshėm si aktorė, artistė, njerėz tė famshėm, ndėrsa i riu i parė qė humbi jetėn nga kjo sėmundje ishte kamarieri franko-kanadez Gaetan Dugas. Nė pėrcaktimin e parė zyrtar qė mjekėt i dhanė sėmundjes tė cilėn nuk e kishin hasur kurrė mė parė, u shfaq fjala ‘Grids’: Gay Related Imuno Deficiency Syndrome, sėmundje si pasojė e mungesės sė imunitetit e lidhur ekskluzivisht me gejt. Forma e rrallė e polmonitit qė vriste pacientėt ishte “polmoniti gej”, ndėrsa forma e rrallė qė prekte epidermėn ishte quajtur sarkoma e gejve. Nuk ishte i vogėl numri i mjekėve qė nė atė kohė refuzonin tė trajtonin pacientėt e prekur nga ‘Grids’. Do tė ishin tė nevojshme vite, studime dhe bashkėpunime tė frytshme mes virologėve dhe epidemiologėve, pėr t’i dhėnė virusit famėkeq emrin me tė cilin e njohim sot. Gjithsesi, do tė ishte e nevojshme fytyra e zbehtė e njė djaloshi 13 vjeē nga Indiana, Ryan White, qė ishte infektuar pėrmes transfuzionit tė gjakut, pėr tė prekur njė komb tė tėrė e pėr t’i bėrė ata tė besonin se kėsaj herė hakmarrja e Zotit nuk kishte lidhje fare. Sigurisht qė nga ajo kohė kanė ndryshuar shumė gjėra, dhe sot njė i prekur nga AIDS nuk do tė thotė domosdoshmėrisht se e ka prerė biletėn drejt vdekjes, ashtu siē ndodhte nė vitin 1981. Frika kolektive u pėrhap gjithandej pėr virusin e tmerrshėm, tė cilit as vaksinat nuk i bėnin dot gjė: ndryshoi zakonet, veset, frikat e shoqėrisė, ashtu siē nuk kishte ndodhur kurrė mė parė. Njerėzit nuk arrinin ta besonin dot se mjekėt, ata qė kishin ditur tė shėronin sėmundje tė tmerrshme, tė luftonin epidemitė dhe bakteret vdekjeprurėse apo tė bėnin transplante organesh, nuk ishin nė gjendje ta luftonin. Kishte qė nga vitet e pandemisė sė gripit spanjoll dhe pastaj nga ankthi i poliomielitit infantil nė vitin 1952, qė njė sėmundje nuk kishte ndryshuar zakonet e jetės sė pėrditshme tė tė gjithė njerėzve. Turma e terrorizuar nė ato vite filloi tė ngrihej kundėr mbylljes sė pishinave, sterilizimit tė shkollave, shkatėrrimit tė lokaleve pėr gejt, pėrzėnies sė prostitutave, kur u zbulua se virusi mund tė transmetohej edhe mes sekseve tė ndryshme. Pothuajse gjatė gjithė viteve ‘80-‘90, pavarėsisht pėrpjekjeve tė administratorėve nė ēdo pjesė politike dhe bindjes sė Ronald Reaganit, mė parė i akuzuar pėr indiferencė kundrejt “sėmundjes sė gejve” dhe pastaj i bindur pėr tė vepruar, prindėrit e frikėsuar deri nė palcė i hiqnin fėmijėt nga shkollat ku mund tė identifikohej qoftė edhe njė fėmijė i vetėm qė rezultonte pozitiv ndaj virusit HIV.

Tregimet e infermierėve, dentistėve, kirurgėve qė ishin prekur nga sėmundja pėrmes gjakut tė ndonjė pacienti tė infektuar po lulėzonin nėpėr media. Edhe tė famshmit, qė kishin miliona, nuk mund tė bėnin gjė. Pėrpara kėsaj sėmundjeje ishin dorėzuar tė gjithė. Gazetat tregonin se si kjo sėmundje nga viti nė vit po pėrhapej nė ēdo cep tė globit. AIDS u cilėsua si patologjia e dytė mė e frikshme pas kancerit, por para sėmundjeve kardiovaskulare, qė vazhdojnė tė mbeten nė vendin e parė pėr sa i pėrket numrit tė vdekjeve nė vit. Tridhjetė vjet mė vonė, mendimi i masės ka ndryshuar. Amerikanėt, qė dikur e shihnin atė si emergjencėn mė tė madhe shėndetėsore ishin 46 pėr qind, ndėrsa tani janė 6 pėr qind. Lajmet qė i pėrkasin sindromit HIV janė reduktuar me 1 tė pestėn nė krahasim me atė tė viteve ‘80 dhe studimet e ndryshme shkencore tregojnė se sot, tė prekesh nga kjo sėmundje, nuk do tė thotė se e ke vdekjen tė sigurt. Koha e mallkimeve ka kaluar. Shkenca mė nė fund ka sqaruar se ku dhe kur janė rreziqet e infektimit, sa e rėndėsishme ėshtė tė identifikohet prania e virusit nė gjakun e pacientit pėrpara se AIDS tė shpėrthejė, sa e lehtė ėshtė tė bllokosh zhvillimin, siē ishte rasti i famshėm i kampionit Magic Johnson, mbartės i HIV-it tashmė prej 20 vjetėsh, pa asnjė simptomė nė organizėm. Por pavarėsisht kėsaj, edhe ne sot e kemi tė vėshtirė tė ecim rrugėve tė qytetit ku kjo sėmundje u zbulua pėr herė tė parė, pa e ndjerė paksa frikėn, qoftė edhe pėr pak.

David, pacienti nga Afrika e Jugut: “Seks, drogė dhe rock n’roll. Pastaj zbulova se isha infektuar. Jam 50 vjeē tani, dhe jam ende gjallė. As mjekėt nuk dinė ta shpjegojnė pse. Ndoshta, sepse detyra ime nuk ka pėrfunduar”.

Unė, pacienti i infektuar qė jetoj ende

“Vazhdoj ende tė zgjohem nė mes tė natės pėr tė kuptuar se jam ende gjallė. Nė fillim ishte njė ndjesi si ajo e fajit. Pėrse pikėrisht mua? Kam varrosur shumė prej miqve tė mi tė prekur nga kjo sėmundje. Pushova sė i numėruari nė vitin 1991. Jam gjallė pėr tė treguar njė ditė se dikur ekzistonte njė sėmundje vdekjeprurėse e quajtur HIV. Jam kėtu pėr tė treguar kėtė histori, historinė time”. Ata si ai numėrohen me gishta. Ata qė kanė arritur tė mbijetojnė, edhe shkenca vet nuk di tė shpjegojė pėrse. Nė Universitetin e Kalifornisė, profesor Jay levy ka thuajse tridhjetė vjet qė punon pėr tė zbuluar misterin e atyre qė janė infektuar e vazhdojnė tė jetojnė. David ėshtė njėri prej tyre. Ja se si e tregon ai historinė e tij. “Pėr mjekėt duhet tė kisha vdekur 28 vjet mė parė. Ta tregosh qė nga fillimi historinė time, duket si njė roman. Nė Amerikėn e vitit 1979, revolucioni seksual kishte arritur kulmin. Unė u arratisa nga Afrika e Jugut, ku kėrkohesha nga policia sekrete. Kėrkova Amerikėn dhe pėrfundova nė Los Angelos. Aty gjeta gjithēka: seks, drogė dhe rock n’roll. U gjenda mes njė grupi tė pasurish tė West Coast. Jetė e privilegjuar dhe e egėr. Punoja dhe fitoja shumė pėr njė 20-vjeēar. Kisha zbuluar se jeta ėshtė e bukur. Gjithēka ndodhi drejt fundit tė vitit 1982. U zgjova i djersitur njė natė. Kisha njė kollė tė rėndė, qė mė merrte frymėn e qė vazhdoi pėr mė shumė se gjashtė javė. Pas largimit tė simptomave, mendova se u shėrova. E nisa atje ku e kisha lėnė: seks, drogė dhe rock n’roll. Datat i kujtoj mirė. Ishte marsi i vitit 1983. Miku im, Michael kishte vdekur. Mjekėt thanė se ishte prekur nga ‘Grids’: Gay Related Imuno Deficiency Syndrome. Kur mjeku mė pėrsėriti simptomat, i tmerruar mendova se edhe unė i kisha pasur tė njėjta. Bėra njė analizė gjaku. Ishte pasditja e 13 marsit dhe ditėlindja ime e 22-tė. Mė tha se isha prekur nga ‘Grids’. Mė dha vetėm gjashtė muaj jetė. E ndjeva se po vdisja. Kisha tentuar shumė herė vetėvrasjen nė jetė pėr shkak tė njė adoleshence tė vėshtirė. Mendova, pėrse tė mos e bėj edhe kėsaj here? Nuk dija ē’tė mendoja mė parė, edhe pse fiksimi i vetėm ishte vdekja qė mė dilte para syve nė ēdo sekondė. Pasi u ndava me mjekun, u ktheva nė shtėpi ku mė prisnin miqtė pėr tė festuar ditėlindjen. Unė nuk dija thuajse asgjė rreth kėsaj sėmundjeje. Mė kujtohej qė kisha lexuar vetėm njė artikull me emrin: ‘Sėmundja e re e gejve’. Vetėm nė fund tė atij viti, kėsaj sėmundjeje ju vu emri me tė cilin e njohim sot: AIDS. U bėra pjesė e vullnetarėve tė njė studimi tė Universitetit tė Kalifornisė. Isha mes kavjeve tė para nė botė pėr testet qė do tė bėheshin pėr virusin HIV. Frikė nga vdekja? Ishte katėr korriku i vitit 1983. Papritur, m’u rikthye nė mendje njė libėr qė kisha lexuar qė fėmijė, kur njė i mbijetuar i kampeve tė pėrqendrimit nė Gjermaninė naziste tregonte historinė e tij: ‘Nė kėrkim tė njė domethėnieje tė jetės’, Viktor Frankl. Nė ēdo rrethanė, holokaust, pandemi, fatkeqėsi natyrore, ėshtė gjithmonė dikush qė mbijeton, thoshte Frankl. Aty mendova se, pėrse tė mos isha unė qė tė mbijetoja pėr t’i treguar tė tjerėve kėtė katastrofė tė quajtur AIDS. Unė e di qė Zoti ekziston dhe ėshtė miku im mė i madh. Pėr mė tepėr, e di qė Zoti nuk bėn gabime. Mė ndihmoi tė ndryshoja tėrėsisht jetėn. U ktheva nė Afrikėn time, nė Zambia, ku takova njė mikun tim qė bėnte specializimin nė klinikėn ku unė kurohesha.
Kemi shkruar katėr libra sė bashku, qė kanė shitur miliona kopje nė botė. Por, sot lufta ndaj AIDS ka pėrparuar. Nuk do tė thotė mė vdekje e sigurt. Pėr mua ėshtė bėrė njė zanat: ndihmoj njerėzit tė gjejnė forcėn pėr tė ecur pėrpara. Kujdesi pėr trupin nuk mund tė ketė rezultat pa atė pėr mendjen. Kėshtu, prej 28 vjetėsh bashkėjetoj me AIDS. Kam ndryshuar krejtėsisht jetėn pėr t’iu pėrshtatur trupit tim. Nė orėn tetė ēdo mbrėmje jam nė shtrat, ndėrsa nė 3 tė mėngjesit zgjuar. Dėgjoj kėngėt e mia tė preferuara, bėj joga, luaj me kafshėt, studioj, shkruaj. Ndaj, i nis ditėt plot energji pėr tė ndihmuar tė tjerėt. E di ē’do t’i thosha sot njė djaloshi qė zbulon se ka marrė AIDS? Mos u mėrzit. Sot kjo sėmundje ėshtė njė zgjedhje, me kushtin qė tė mos kesh lindur me virusin HIV apo tė mos kesh pėsuar njė akt seksual tė padėshiruar. E kam fjalėn, pėr 30 vjet me radhė janė dhėnė tė gjitha mesazhet. Nuk i ka lexuar? Nuk i ka dėgjuar? Ka shumė pak njerėz nė kėtė botė qė nuk e dinė se si merret kjo sėmundje. Ėshtė sėmundje qė lidhet me stilin e jetesės, ashtu si kanceri dhe duhanpirja. Tė sėmurėt me HIV nuk janė viktima. Kanė bėrė zgjedhje qė i bėnė tė infektoheshin. Nuk u ngelet gjė tjetėr vetėm tė kujdesen pėr veten. Mua sėmundja mė ndryshoi gjithēka, mė bėri mė tė pėrgjegjshėm. Vazhdoj akoma jetėn time seksuale, sigurisht me mbrojtjet e duhura. Tani po plakem. Po shkoj tek tė 50-at. Nuk e mendoja kurrė se do tė arrija deri kėtu. Mė jep forcė slogani im i vogėl: jam ende gjallė”.

Shqip.


  Gjithsej 150 faqe: « E parė ... « 46 47 48 49 50 51 52 53 54 [55] 56 57 58 59 60 61 62 63 64 » ... E fundit »
Trego 150 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.