Forumi Horizont Gjithsej 36 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 36 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- Pse "Fajtori"? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18796)


Postuar nga Fajtori datė 18 Shtator 2015 - 08:45:

Jam dakort, sa mashtrues ka ne internet nuk gjen ne realitet. Por shpesh njohja e tjetrit nga interneti niset nga pozita te shkujdesura qe lejon njerezit te jene me shume vetja. Fjala vjen, kur takon dike ne realitet do besh kujdes te sillesh me takt, te tregosh diplomaci, dhe mos tregosh gjithe veten tende. Kjo sepse ne realitet risursat per te njohur njerez jane te limituara, do takosh nje njeri te ri sot, nje tjeter pas kushedi sa kohesh. Perderisa takon kaq pak njerez te ri, edhe afrimi eshte i kujdesshem. Krejt e kunderta eshte ne internet, ku mund te takosh nje te ri tani, nje tjeter pas 1 ore, etj. Jo me kot shume njerez zbrazen dhe tregojne veten ne internet me kollaj se ne realitet. Per shembull, sa gay shqiptare kam pare ne internet eshte e habitshme, ne realitet nuk gjen asnje gay, te gjithe fshihen, nuk dalin hapur, etj. Pra si princip njerezit kane me pak per te humbur ne internet nga nje marrdhenie qe shkon keq, prandaj perplasen me shume sic jane.

Mashtrusat ne internet propserojne sepse eshte nje ambjent i tille i lire (ka qene para facebookut te pakten). Ne realitet mashtrusi digjet kollaj sepse pothuajse gjithmone njohjet behen nepermjet dikujt, pra ekzistojne ne nje kontekst grupi social qe po zbuloi mashtrimin e perjashtojne te gjithe. Ne realitet mashtruesi humbet gjithe shoqerine po u zbulua mashtrimi, ne internet humbet vetem nje "peshk".


  Gjithsej 36 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 36 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.