Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia e Qyteteve dhe Krahinave te Ndryshme (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=387)
-- Qytetet Tona Ne Shekuj dhe historia e tyre. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5143)


Postuar nga tresh datė 15 Maj 2004 - 22:47:

Post Qytetet Tona Ne Shekuj dhe historia e tyre.

PRIZRENIgjatė shekullit 17-tė.

Muharem Cėrabregu
Shkollari S. Pulaha na jep shėnime tė shkruara mbi Kosovėn gjatė shekullit 17-tė.

Nė raportet e tyre, Pjetėr Mazreku, Gjegj Bardhi dhe delegatė tjerė tė Papės, tė cilat i vizituan kėto teritore nė fillim tė shekullit 17tė, jepė dėshmi mbi vendbanimet shqiptare tė Kosovės.

Pėr qytete, ata shėnojnė se janė posaēėrisht me popullsi muslimane qė dominojnė nė to dhe sa ata janė shqiptarė. Njeri nga ata, Pjetėr Mazreku, nė raportin e tij tė vitit 1623 - 1624 shkruan: “Prizreni ka 12,000 frymė turq (dmth. musliman), gati qė tė gjithė prej tyre janė shqiptarė... dhe, pasi kėto, tė kėtij kombi janė 200 frymė katolikė... Rreth 600 frymė serbe jetojnė kėtu”.

Gjeografi turk, Haxhi Kallfa, thotė se Prizreni ishte i banuar krejtėsisht nga shqiptarėt. Evila Ēelebia, udhėpėrshkrues turk i shekullit 17tė, duke folur pėr qytetin Vuēitėrnė qė e vizitoi, thotė se banorėt e tij nuk flasin sllavonisht (boshnjakēe), por shqip ndėrsa turqishtja shfrytėzohej nė administratė Sipas tij, shqipja flitej nė Kosovė dhe Maqedoni (Shkup).

Gjergj Bardhi, arqipeshkv i Tivarit, me rastin e vizitės sė tij nė Kosovė dhe nė Rrafshin e Dukagjinit mė 1638, shkruan pėr Gjakovėn dhe Prizrenin: “Gjitha kėto vende janė shqiptare dhe flasin gjuhėn shqipe”.

Raportet e shekullit 17tė nė shumė raste cekin se kur ata pėrdorin termin “turk” ata mendojnė mbi shqiptarėt tė kthyer nė fenė muslimane, kėshtu duke iu dhėnė njė pėrmbajtje fetare pa marrė parasysh kombėsinė e tyre. Kthimi nė islam nuk ndikoi nė asimilimin kulturoro-etnik tė kėsaj popullate. Ishte shqiptare dhe mbeti shqiptare nė shekujt qė pasojnė, pa marrė parasysh ndėrrimin e fesė, sikurse ngjan nė Bosne, ku popullsia u kthye nė Islam, por pa humbur karakterin etnik sllavonik.

Se shumica e popullsisė urbane ishte shqiptare ėshtė dėshmuar nga regjistart e trojeve tė gjysmės sė dytė tė shekullit 16tė. Nė pajtim me kėto, qytetet kishin kėtė numėr tė shtėpive: Prizreni 557, Prishtina 506, Trepēa 447, Novobėrda 366, Vuēitėrna 286, Janjeva 288, Peja 158, Gjakova 56. Procesi i kthimit nė islam shkoi pėrpara shumė shpejt. Nė Pejė, ajo pėrfshinte 90% tė popullsisė, nė Vuēitėrnė 80%, nė Prishtinė 60%, nė Prizren 56%, nė Novobėrdė 37%, nė Trepēė 21% dhe nė Janjevė 14%. Kėtu nuk ekziston asnjė fije dyshimi se popullsia muslimane qė pėrbėnte shumicėn ishte shqiptare. Kjo dėshmohet qartė jo vetėm nga vėrtetimet e kompiluesve tė raporteve qė e pėrshkruajnė popullsinė muslimane si shqiptare, por njėkohėsisht edhe nga fakti qė, nė shumė raste banorėt e kthyer nė islam gjithnjė ruanin mbiemrat e emėruar krishterė tė prindėrve, ose mbiemrat karakteristike shqiptare si Gjoci, Bardhi, Gjini, Deda, Reēi, Koka. Nga ana tjetėr, thirrjet etnike turke ishin si Turk Bali, Turk Ahmeti. Pėrpos kėtyre, kėshtu edhe banorė tjerė shqiptarė nė qytete, katolikė ose ortodoksė, tė cilėt mund tė identifikohen nga emrat e tyre tė pastėr shqiptarė si banorėt e mahallės “Arbanas” nė Janjevė ose nė mahallėn “Madhiq” tė Prizrenit.

Marrė nė pėrgjithėsi Peja, Gjakova, Prizreni, Vuēitėrna dhe Prishtina kishin shumicėn e familjeve islamike, me 1,006 dhe 547 familje krishtere; 217 zot tė shtėpive mbanin emra shqiptare ose shqiptaro-sllavė, dhe vetėm 300 zot shtėpish kishin emra sllavik dhe tė tipit bizantino-ortodoks tė pėrmendur mė lartė. Kjo tregon qartė se nė kėto qytete popullsia gati krejtėsisht ėshtė shqiptare. Po e njėjta gjendje ekzistonte edhe nė qytetet si Trepēė, Janjevė dhe Novobėrdė. Nė kėto qytete, kryesisht personat e aparatit administrativ, tė kishės dhe tė tregtarėve qenė mė tė fuqishėm, pėr shkak, si qendra tė mėdha xehėroresh tė kohės mesjetare, ata paraqitnin njė interes tė veēantė pėr shtetin serb.

Dėshmia e pranisė sė shqiptarėve nė Kosovė mund tė gjendet gjithashtu nė dokumentet rreth fillimit tė shkrimit dhe mėsimit nė gjuhėn shqipe.

Shumica e shkrimtarėve tė literaturės sė hershme shqipe tė shekujve 16tė dhe 17tė punuan nė rrethet e Kosovės dhe luftuan, mes tjerash, edhe pėr pėrhapjen e shkollės sė mėsimit shqip.

Shkrimtari Pal Hasi, i cili jetoi dhe punoi nė fund tė shekullit 16tė dhe nė fillim tė shekullit 17tė, ishte qė na ėshtė e qartė nga emri i tij, nga visi verilindor mes Prizrenit dhe Kukėsit. Shkrimtari tjetėr, Pjetėr Budi, fillio punėn e tij pėr kultivimin e gjuhės shqipe nė fillim tė shekullit 17tė nė Kosovė, ku ai shėrbeu pėr shumė vjet. Nė njė letėr tė shkruar nė shqip ai ankohet pėr varfėrinė dhe misdijeninė e popullit dhe shpreh keqardhjen e tij qė kėtu nuk ekzistojnė shkolla shqipe. Ngjashmėrisht, Pjetėr Bogdani, Andrea Bogdani dhe Jukė Bogdani, tė cilėt vazhduan traditėn e shkrimit shqip pas Buzukut dhe Budit, ishin gjithashtu nga Rrafshi i Dukagjinit.

Pjetėr Bogdani, udhėheqėsi i kryengritjes sė shqiptarėve gjatė luftėrave austro-otomane, jetoi dhe punoi nė gjysmėn e dytė tė shekullit 17tė, shpesh bisedonte pėr nevojėn e hapjes e shkollimit pėr djemtė shqiptarė nė raportet qė iu dėrgonte Vatikanit rreth situatės sė shqiptarėve nė krahinėn e Kosovės.

Puna pėr kultivimin e shqipes dhe pėr shkollat nė gjuhėn shqipe filloi heret nė Kosovė. Si na ėshtė dokumentuar ai filloi mė sė voni nė fund tė shekullit 16 dhe pat Prizrenin dhe Gjakovėn si qendra, por gjithashtu u pėrhap mė tutje nė lindje nė Janjevė, Gjilan dhe nė rrethinėn e Shkupit.

Tezat se shqiptarėt erdhėn nė Kosovė pas Luftės austro-otomane tė viteve 1683 - 1699, kur tė ashtuquajturat mėrgimet e mėdha serbe nga Kosova supozohet se kanė filluar, ėshtė pėrgėnjeshtruar nga gjendja e prezentuar nė dokumentet e Komandės tė ushtrisė austriake gjatė shkrimeve ushtarake tė pasuar sė bashku me kryengritėsit shqiptar kundėr forcave otomane nė vitet 1689 - 1690.

Kėto dokumente prapė dėshmojnė se Kosova dhe Dukagjini ishin tė banuar nga shqiptarėt para asaj kohe qė i vishet tė sė ashtuquajturave migrime tė serbėve filluan... Ndėr mė tė rėndėsishmet ndėr to janė, sė pari, fakti te Komanda e ushtrisė austriake i pėrfshinte kėto vise brenda kufinjve tė Shqipėrisė dhe nuk ėshtė pėrdorur mė ndėr ta emri serbi nė kuptim politiko-fetar njė emėr qė pėrdorej nga shumė shkrues sidomos nga klerikėt, tė shekjve 15tė - 17tė... Dokumentet austriake cekin se: “Prizreni ėshtė kryeqyteti i Shqipėrsisė”, “se Peja dhe Prishtina pėrfshihen nė Shqipėri” dhe se “gjuha shqipe flitet nė krahinėn e Kosovės”. Perandori i Austrisė, Leopoldi I, personalisht cekė se ushtritė e tij janė duke luftuar nė Shqipėri (kur ata hynė nė Kosovė). Pjetėr Bogdani pėrshkruhet si “arqipeshkv i Shqipėrisė” dhe dioēeza e Shkupit si dioēezė nė Albani.

Sė dyti, ky burim flet pėr njė numėr tė madh tė kryengritėsve shqiptarė tė cilėt iu bashkuan ushtrisė austriake nė vitin 1689. Numri i tyre ėshtė aq i madh sa qė mund tė paraqiteshn vetėm nėse krahina ishte e banuar nga popullsia shqiptare. Nė kohėn kur ushtria austriake ishin duke hyrė nė Kosovė dhe nė Rrafshin e Kosovės, kryengritja kundėr sundimit otoman, qė kishte filluar mė parė arriti kulmin e vet. Nė fillim tė nėntorit 1689, kur forcat austriake, hynė nė Prishtinė, ata qenė tė mirėpritur nga 5,000 kryengritės shqiptarė, nė Pejė nga 3,000 kryengritės shqiptarė dhe nė Prizrend nga 6,000 kryengritės tjerė shqiptarė. Kėtu komandanti i forcave austriake Gjenerali Pikolomini, mbajti bisedė me arqipeshkvin e Shkupit, Pjetėr Bogdanin. Autoritetet Austriake i pranonin shqiptarėt dhe jo serbėt si forcėn kryesore politike qė operonte nė Kosovė. Pėr kėtė arsye ata nėnshkruan traktatin me ata pėr luftėn e pėrbashkėt kundėr otomanėve.

Fakti se ata kishin tė bėnin me viset e popullsisė shqiptare dhe rėndėsia e kryengritjes shqiptare, ishte faktor qė zuri vend tė parė nė planet e luftės tė shteteve evropiane kundėr Perandorisė otomane, qė shtyri Perandorin austriak, Leopoldin I, qė t’u bėjė thirrje popullit tė shtypur tė Gadishullit tė Ilirisė dhe para sė gjithash, ndaj shqiptarėve mė 6 prill 1690 pėr hyrje nė luftė kundėr otomanėve, ai gjithashtu intensifikoi punėn pėr forcimin e kontakteve me kryengritėsit shqiptarė nė Kosovė.

Prania e popullsisė shqiptare ndėr kėto vise gjatė shekujve 15tė dhe 16tė, tė dokumentuar nė Shqipėri, nga burimet otomane dhe austriake, e bėn tė qartė se shqiptarėt janė vendas dhe jo imigrantė tė ardhur pas shekullit 17tė. Kjo tregon se kinse migrimi masiv i serbėve nga Kosova, qė u bė pas kėsaj lufte, me qėllim ėshtė zmadhuar, duke e paraqitur me dimensione aq tė mėdha sa qė pėrbėrja etnike e njė territori mund tė ndryshohej tėrėsisht menjėherė, tė shpjegohet nė kėtė mėnyrė, “deserbizimi” i kėsaj zone. Nė fakt, ishte njė migrim shumė i vogėl i kryengritėsve serbė tė udhėhequr nga Patriku i Pejės. Nuk u shpėrngulėn vetėm serbėt, por sė bashku me ta ishin kryengritėsit shqiptarė, gjurmėt e tė cilėve edhe sot i hasim nė Sllavoni. Sikur kėto migrime tė kishin qenė aq tė mėdha, gjurmėt e tyre do tė ishin regjistruar nė dokumentet lokale otomane dhe nė ato tė Vatikanit, e cila i merrte raportet nga prelatėt e vetė tė dėrguar tė veēantė pėr pėrcjelljen e situatės nė kėto vise gjatė shekullit 17tė dhe 18tė. Njė sasi e madhe dokumentesh materiale nga kėto arkiva janė publikuar, dhe se nuk cekin ndonjė lėvizje tė gjerė tė popullsisė nė Kosovė.

Nga ana tjetėr, ne nuk duhet tė mohojmė lėvizjen e masave serbe nga viset nga Nishi deri nė Beograd, tė ciėt ishin arenė e luftės austro-otomane pėr 16tė vjet (1683 - 1699). Dėshmia pėr kėtė mund tė gjendet nė dokumentet nė lidhje me serbėt tė vendosur nė Hungari nė fund tė shekullit 17tė dhe nė fillim tė shekullit tė 18tė, nė mesin e tė cilėve serbėt nga Beogradi, Smedereva, dhe viset e tjera sllave, si edhe nga Nishi rėndom pėrmenden, por nuk cekėn emrat shqiptare ose serbe nga Kosova.


  Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.