Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia e Qyteteve dhe Krahinave te Ndryshme (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=387)
-- Qytetet Tona Ne Shekuj dhe historia e tyre. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5143)


Postuar nga tresh datė 15 Maj 2004 - 23:15:

TEPELENA

Gjeneza e emrit Tepelena eshte shpjeguar ne menyra te ndryshme. Egziston varianti Tepedelene (Koke shpues) krahas Tepe e Lenes (Koder e Lenes) e jo me pak intrigues e bindes eshte emri Antibylyne (perba1le Bylyneve) qe me pas evoluoi ne Tepelene.
Vend-banimi i hershem lidhet me nje keshtjelle te ngritur ne kete pike strategjike ne kryqezim te rrugeve gjate lugine se Vjoses e Drinos. Kete kala turqit e rrenuan gjate rrethimit te vitit 1492. Prej saj ruhen vetem pak gjurme ne pjesen veriore, ndersa ajo qe ndertuan turqit ruhet ne gjendje pak a shume te mire, brenda kalase se ndertuar nga Ali Pasha dhe ka trajten katerkendeshe, 56x40m, me dy hyrje e dy kulla te rrumbullakta.
Ne 1789 Tepelenen e shtiu ne dare Ali Pasha dhe ngriti aty sarajet e veta. Ne 1819, sipas mbishkrimit ne porten
ndore Aliu perfundoi keshtjellen me siperfaqe 4.5 ha me tre porta e tre kulla. Tepelenen, qe deri ne vitin 1820 ishte rezidenca e clyte e Pashait, (pas Janines), me 21 tetor 1809 e vizitoi lordi anglez Bajron i cili ne poemen e tij "Child Harold" eshte shprehur me superlativa per Shqiperine dhe shqipetaret.
Edhe udhetari tjeter anglez Dejvid Erkhart qe vizitoi TepeIenen ne Nendor 1813 duke vleresuar bukurine dhe lavdine e saj e quajti "Kruja e Skenderbeut modern".
Ne shekujt XIX-XX Tepelena ka qene vater e zhvillimit te nje veprimtarie te gjere atdhetare, te zhvilluar, nga Tafil Buzi, Bilbilenjte, Klubi "Bashkimi", heroi Avni Rustemi, legjendari i luftes se 1920 Selam Musa Salaria e sa e sa figura te tjera te ndritufa te populli t te TepeIenes.


  Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.