Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia e Qyteteve dhe Krahinave te Ndryshme (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=387)
-- Qytetet Tona Ne Shekuj dhe historia e tyre. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5143)


Postuar nga tresh datė 18 Maj 2004 - 21:32:

VOSKOPOJA

Voskopja duket ne histori ne mesjete ne shek e 14. Ne ate kohe njihej si Moschopolis. U mor nga Otomanet ne shek e 15-te dhe u zhvillua si qender tregtare. U rrit shpejt dhe vecanerisht u lulezua mbas futjes se Venecianeve ne Ballkan i cila vepronte si port nderlidhes midis Venecias dhe Kostandinopojes. Tregtare nga Vlora kishin shpenzuar ne qytet dhe me lidhje deri ne saksoni, Budapest, Kostanca, Trieste dhe Poloni. Nga mesi i shek 18 mbi 50 000 vete mund te ken jetuar ketu afer dhe 30 000 ne qytet brenda, ishte qyteti i dyte me i madh ne Turqine Europiane mbas Stambollit. Kishat e para u ndertuan ne shek e 17. Ne 1720 shtypi i par i botuar (printuar) ne Ballkan u themelua ketu. Shkrimtaret Theodhor Kavlioti dhe Theodhor Haxhifilipi jetonin ketu. Midis 1741-51 nje shkoll ishte ne veprim. Por pasuria e qytetit rriti xhelozin e bejlereve Turq ne pjeset prreth ballkanit dhe midis 1769-89 ekspedita te ndryshme u derguan kunder Voskopojes, dhe shum Kristjan u vran uapo u ndoqen nga qyteti dhe u dogjen shtepit.
Nė librin mė tė fundit pėr Voskopojėn me autor Aurel Plasarin me titullin "Fenomeni Voskopojė" analizoet nė mėnyrė shkencore, selektive, historike zhvillimi dhe rėnia e kėtij qyteti qė siē shprehet autori:"ofron sot jo vetėm pėr historianėt, por edhe pėr teoricientėt e historisė, njė shembull se si progresi historik ėshtė realizuar nė raport me diferencimin nė pėrsėritje tė fakteve historike..." Mė tej Plasari thekson:"Voskopoja ia doli nėn kėtė Perandori (Perandorinė Osmane, shėn. ynė) tė gėzojė privilegje tė rėndėsihme dhe njė autonomi thuajse tė plotė. Arriti tė ketė gjykatėn e vet, trupin e vet gjyqėsor, njė polici tė brendėshme, xhandarmėri tė karvanėve dhe rrugėve, organizime korporative, liri fetare, deri edhe sigurime shoqėrore. Mbas vitit 1700 ajo u shfaq si qendėr e madhe tregėtare, por edhe industriale me njė industri metalurgjike, kryesisht armėsh dhe argjendarie. Diku aty ku sot shtrihen ara, apo skėrnishte, fabrika tė ndryshme punonin pėr tė zėvendėsuar gjithnjė e mė shumė prodhime perėndimore me prodhime vendi. Njė rrjet rrugėsh i organizuar e i ruajtur mirė, ndoshta mė mirė nga sot, punonte jo vetėm brenda Gadishullit: me Vlorėn, Durrėsin, Ulqinin, Elbasanin, Strugėn, Kosturin, Larisėn, Beogradin apo Sarajevėn, por pėrtej tij, me Evropėn e me kontinente tė tjera duke e lidhur Voskopojėn me marrėdhėnie tregėtare me Gjenovėn, Livornėn, Sardenjėn, Napolin, Ankonėn (port qė i pėrkiste shtetit papnor), Venedikun, Triesten, me Republikėn Autonome tė Raguzės, me armatorėt e "Bokave tė Kotorrit", Kastelnovo, Perast, Dobrota, me Siqilinė, Maltėn tregjet e Francės dhe Spanjės, Lajpcingun, Vjenėn, Poznanin, Budėn dhe Pestin, nė pėrgjithėsi me tregjet e mėdha tė lindjes dhe qendrės sė Europės, deri nė Egjipt, Kostandinoojė dhe Azi tė Vogėl. Eshtė fjala, pra, pėr njė qytet qė arrin tė bėhet, mes viteve 1720-1770, metropol i vėrtetė i Gadishullit tė Ballkanit, me rreth njėzet e katėr kisha, me njė shtypshkronjė, njė bibliotekė, madhe njė "akademi", me lagje tė shumta tė pasura me tregje tė lulėzuara..."Qyteti i vendosur mes malesh nė njė lartėsi rreth 1220 m mbi nivelin e detit, rrethuar me pyje, nė autorė tė ndryshėm ka si popullsi: 100.000 nė 60.000 banorė; dhe nga 60.000 nė 30.000 deri nė 15.000 banorė. Madje nė shkrimin e tij Dr. Reiner Sorries "Byzantinisches Albanien" (Shqipėria Bizantine) nė vitin 1989 u tėrheq vėmendjen historianėve pėr anashkalimin e rėndėsisė sė qytetit tė Voskopojės qė sipas tij:"... nė kulmin e zhvillimit tė qytetit, Voskopoja, qė tek ne as nga emri s'ėshtė i njohur, me 25.000-30.000 banorė nė shek. 18, fshihte nė muret e saj mė shumė njerėz se qytete kaq tė njohur si:Athina, Sofja, Beogradi, qė s'arrinin as 20.000 banorė. Prandaj s'duhet tė na shpėtojė nė njė artikull pėr Shqipėri ky qytet me rėndėsi historike dhe qė pėr historinė e Ballkanit nuk pėrfillt. Edhe nė Historinė e Artit Bizantin, Voskopoja deri tani s'ėshtė marrė parasysh..." Sipas dr. Sorries: "Sipėrfaqja e qytetit arrinte nė 1.800 hektarė, perimetri i mureve tė qytetit ishte 6 km... nėpėrmjet saj realizohej posta diplomatike me korrier midis Stambollit dhe Venedikut..." Nė fakt pėr Voskopojėn ėshtė shkruar nė mėnyrė objektive dhe subjektive nga autorė tė ndryshėm qė pas rėnies sė saj deri nė ditėt e sotme


Qyteti ra ndjeshem sepse Korca u rrit si kryeqender e zones dhe pati deme te medha gjat luftrave Ballkanike 1912 -13 dhe me von ne luften kunder fashisteve.


  Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.