Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 22 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- trekendeshi duhan-alkol-droge (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10469)


Postuar nga NS-6 datė 24 Dhjetor 2005 - 01:52:

Trekendeshi duhan-alkol-droge

Ndoshta eshte trekendeshi me i tmerrshem qe mund te kete mjeksia: 3 elemente qe kane lidhje te gjere njeri me tjetrin dhe qe shkaktojne shume semundje.Nje analize e perberesve te tyre,semundjeve qe shkaktojne,problemeve sociale,kerkimeve qe po behen rreth tyre etj.
Nga janari vetem ne mjeksine e forumit horizont


Postuar nga Isra datė 04 Janar 2006 - 11:18:

erdhi janari po presim ne......:p


Postuar nga NS-6 datė 09 Janar 2006 - 00:11:

or janari erdhi po para 1 ore vuna kome ne dhomen time ketu ne rome una...ene jam bo cop cop...venturis ferris ta nxi jeten per ca te ze be ...

shif kjo mer ej sa e padurushme


Postuar nga Dr_Devil datė 09 Janar 2006 - 21:39:

Nuk jane bere dhe aq shume kerkime se nuk kane gjetur fondet e duhura se i kane penguar gjithmone ata qe kane monopolet e cigareve.

Kane qene te njejtet persona qe kane dhene milionat qe studimin e Virusit te Mosaikut te Tabakut, vetem qe te rritej prodhimtaria e fleteve te duhanit.


Postuar nga NS-6 datė 12 Shkurt 2006 - 00:16:

Oksidi i karbonit

Cod. B12022006

Oksidi i karbonit eshte helmi me i madh i shkarkimeve te makinave dhe ky lloj helmi eshte prezent ne cdo lloj cigareje.Problemi me i madh qe jep kjo lloj perberje eshte fakti qe lidhet me molekulen e hemoglobines ne vend te oksigjenit.Oksidi i karbonit paraqet nje aftesi me te madhe se oksigjeni per te lidhur kete molekule(rreth 200 here me e madhe se oksigjeni kur molekula e hemes ndodhet ne brendesi te hemoglobines ndersa kur ajo ndodhet jasht eshte 20.000 here me i afte se oksigjeni per tu lidhur me ate). Kjo aftesi vjen si pasoje e pozicionimit ne hapesiren 3dimensionale qe marrin secila nga keto 2 molekula. Nderkohe qe oksigjeni formon nje kend qe nuk bie pingul mbi atomin e hekurit,CO e ben kete gje dhe kjo lidhje eshte me e qendrueshme se sa lidhja e oksigjenit.

Normalisht qe shpjegimi i arsyes se pse behen keto lloj formash eshte shume me e ngaterruar sepse marrin pjese shume aminoacide te struktures se hemes por per momentin te mjaftohemi me keto. Me pak fjale oksidi i karbonit e bllokon lidhjen e oksigjenit me hemoglobinen dhe kjo do te thote qe ne qarkullim mberrin me pak oksigjen dhe se organet e ndryshme dhe kjo do te thote edhe nje aftesi me e ngadalsuar per te perftuar energji.Si pasoje vijne edhe shenjat e lodhjes si dhe gjendja si pergjumesh qe mund te vije si pasoje.


Postuar nga Cindi datė 12 Shkurt 2006 - 04:28:

Ne qofte se popullsia Americane, U.S.A. perben vetem 2% te popullsise boterore, vetem 65% e droges konsumohet ne Americe, U.S.A.


Postuar nga NS-6 datė 14 Mars 2006 - 14:26:

Alkil benzeni

Cod. A14032006

Nje perberje e quajtur alkil benzene ndodhet ne duhanin qe perdoret cdo dite.Deri para pak kohesh nuk diheshin mire se cilet mund te ishin efektet e ketyre substancave ne trupin e njeriut por kane filuar te jepen informacionet e para te bera nga american chemical society.Sipas disave kjo substance perdoret edhe ne ushqimin e njeriut por diferenca qendron ne faktin se ne rastin e pare kjo substance mund te arrije ne melci dhe kjo ta heqe si toksike kurse ne rastin e dyte kjo perfundon ne mushkeri dhe keshtu problemi mbetet.Eksperimente ne ndryshme kane lidhur kete substance me kancerin e mushkerive si dhe me shkaterrimin e tyre ne kafshet e laboratorit.

Do kerkoj informacione me teper per kete substance dhe per efektet e saj ne trupin e njeriut sepse keto qe kam shkruajtur me siper po me duken shume te percipta.se shpejti ne kete teme do trajtohen edhe enfizema,kanceri i mushkerive,marjuana,nikotina dhe kokaina.Po ashtu per sa i perket alkolit do shifet demi i tij ne pankreas dhe ne melci (steatoza nga alkoli) etj.


Postuar nga NS-6 datė 17 Mars 2006 - 14:50:

Marjuana...(shkrim nga eng_girl)

Cod. A17032006

Citim:
Po citoj ato qė tha eng_girl
Per te gjithe ju qe deshira, kenaqesia, biznesi, shkolla apo thjeshte kurioziteti ju lidh me te…

*SHENIM*: Materiali i meposhtem eshte nje perkthim i imi nga nje research paper. Me kete dua te them qe gjithcka shprehet aty nuk eshte e thene te jete mendimi im personal dhe nuk deshiroj te komunikoj asnje ide te vecante.

E kultivuar ne Kine 4000 vjet Perpara Krishtit, ajo u perdor fillimisht si ilac. Rreth 1900 Pas Krishtit filloi te perdoret si ilac per te sjelle kenaqesi. Ne vitet ‘60-‘70 ka qene shume e perhapur mes studenteve, duke u bere droga e dyte me e perhapur, pas alkoolit.

Marijuana eshte nje perzierje gjethesh, farash, kercenjsh dhe lulesh te thata e te shtypura te bimes indiane Cannabis Sativa. Ajo permban THC (delta-9-tetrahydrocannabinol /me falni qe nuk di ta perkthej ne shqip) dhe mbi 400 kimikate te tjere. Rritet dhe prodhohet ne klime te nxehte, te thate e ne vende te ngritura.

Perdorues te marijuanes kane te njejtat problema shendetesore sikurse edhe perdorues te duhanit si psh: bronshit akut apo kronik, emfizeme (? Me falni por nuk jam njohese e mire e termave mjekesore; ndoshta dikush mund te me ndihmoje ketu), asma bronkiale dhe crregullime mikroskopike ne nivelin qelizor. Efektet afatshkurtra te saj perfshijne: probleme me kujtesen, te folurin e te mesuarin, takikardi, crregullime ne perceptime (shikim, degjim, kohe, prekje), probleme me te menduarin dhe zgjidhjen e problemeve, humbje koordinimi, rritje te mundesive per tu prekur nga tumori, alergjite dhe infeksionet, tharje goje, skuqje sysh etj. Efektet afatgjata te marijuanes jane: kancer (permban elemente qe shkaktojne kancer), probleme me mushkerite dhe rruget e frymemarrjes (probleme frymemarjeje, kollitje, te ftohur gjoksi, rrezik per te marre pleumoni), ul vlerat e sistemit imunitar (THC rrit mundesite e marrjes se infeksioneve), rrezikon sistemin riprodhues etj. Menyra sesi ajo ndikon personat varet nga disa arsye, nder te cilat: sa e fuqishme eshte (niveli i THC), ate cka perdoruesi pret te ndodhe, ku perdoret, si merret dhe nese perdoruese merr alkool apo droge/barna te tjere.

Efektet psikologjike mund te konsiderohen si effekte negative te padeshiruara, sikurse edhe shume te deshirueshme ne trajtimet mjekesore. Ato perfshijne konfuzion, kunderveprime akute-panike, uri te vazhdueshme, sensin e te qenit mire dhe/ose e te qenit i/e panevojshem/me, humbje perqendrimi, te ndjehurit i/e shqetesuar, atake frike, eufori, amnezi, rritje te procesit te te folurit, etj Efektet sociale te marijuanes konsistojne ne te qenit i/e irrituar, izolim social dhe mendime te pagjykuara (paranoid).

Ajo vazhdon te perdoret gjeresisht ne vendet nga te cilat prodhohet sistematikisht (si psh ne Indi) per kurime tradicionale per efekte qetesuese, hipnoze, antidhimbje etj.



falenderoj shume eng_girl per kete shkrim qe e kishte pergatit qe me perpara dhe e kishte vendosur tek tema "marjuana"...ketu thjesht po bej citim nga ai shkrim,meqenese kishte lidhje me kete teme


Postuar nga Green_Mamba datė 01 Prill 2006 - 13:44:

keni permen trekendeshin duhan,alkool,drog,per mu seshte trekendesh.Eshte katror se keni harru sexin dhe te treja te parat kane vlera bashke me te katren.


Postuar nga NS-6 datė 04 Prill 2006 - 00:12:

ne fakt ate nuk e kam harruar por fakti qe ne me te shumten e rasteve e perfshin tema e AIDS-it si dhe tema e "cfare semundje eshte" thashe te mos e vendos ne kete teme...pastaj per nga perberja nuk eshte qe ka shume per te thene si elementet qe kam zgjedhur ketu...gjithsesi ne te ardhmen mund edhe te fus ndonje shkrim per ate "cep katrori"...


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 22 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.