Forumi Horizont Gjithsej 56 faqe: « E parė ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 51 52 53 54 55 56 »
Trego 56 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- nje pjese nga mendja ime... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12880)


Postuar nga NS-6 datė 10 Mars 2011 - 09:53:

Tek Po shkruaj keto fjale jam ulur ne sallen e pritjes se Kirurgjise tek Po pres qe pacientja te mbaroje bronkoskopine qe kishte ne program. Nuk u futa brenda ndoshta per te shmang ate karakterin qe paraqesin kirurget kur ndokush nga fusha e klinikes paraqitet ne "zonen" e tyre. Dhe kjo gje duket se u mesohet edhe studenteve qe ne momentin kur shkelin kembe ne ate zone. Eshte nje tentative me treguar nje fare supremacie, dicka qe nuk ka nje rendesi te vecante ne punen qe ben por thjesht per te shfaqur pozicionin qe kane dhe per te ruajtur integritetin e atij pozicioni.
Tek hedh syte here pas here brenda, ajo qe te bie ne sy jane disa figura qe nuk orientohen dot ne ate ambient. Jane studente. I njeh menjehere sepse te kujtojne momente qe ke kaluar ne te shkuaren. kerkojne "te zhvasin" ndonje gje nga ajo praktike qe shohin por qe ne sallen e operacionit eshte mjaft e veshtire. Do donin te kuptonin se ku dallohen ato ene gjaku qe neper libra i kane pare me ngjyra dhe te dallueshme nga organet perreth. Nuk Po them te prekin mjetet e operacionit sepse ato jane pothuajse te paaritshme edhe nga specializandet vete. Ne ditet e sotme rrezikon te kalosh vitet e specializimit ne kirurgji duke mbajtur hekurat nderkohe qe kirurgu me i vjeter punon...e nese nuk arrin te marresh esperience ne kete periudhe me vone behet mjaft e veshtire...eshte shume ndryshe nga fusha e klinikes ku gjithsesi praktika fitohet edhe me sy.

Ok, pritjes time Po i vjen fundi dhe me duhet te kthehem ne boten time...nuk e mohoj qe ndjej nje fare lirimi


  Gjithsej 56 faqe: « E parė ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 51 52 53 54 55 56 »
Trego 56 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.