Forumi Horizont Gjithsej 207 faqe: « E parė ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 51 52 53 54 55 56 57 » ... E fundit »
Trego 207 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Komente (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15321)


Postuar nga NS-6 datė 19 Qershor 2011 - 15:35:

Milionat e hedhura nė baste

VIZION PLUS. 1500 pika bastesh sportive ka zyrtarisht ne Shqipėri, ndėrkohė qe numri i kompanive ėshtė ulur nga 15 ne 8, kjo jo pėr shkak te uljes se kėrkesės, pėrkundrazi pėr te zvogėluar taksen qe ky biznes i paguan shtetit. Bastet janė kategoria e lojėrave te fatit me e pėrhapur ne vendin tone, ndėrkohė qe me pas vine kazinotė elektronike te shpėrndara ne 190 salla ne te gjithė territorin e Shqipėrisė. Por jo vetėm kaq, ne vendin tone ushtrojnė aktivitetin 9 kompani bingosh kombėtare si dhe dy bingo televizive. Por kėto janė vetėm informacionet zyrtare, pasi nėse i referohemi tregut ilegal numri i kėtyre lojėrave ėshtė edhe njėherė me i larte. Sipas njėsisė se mbikėqyrjes se lojėrave te fatit pėr vitin 2010 janė grumbulluar 2 miliard leke te reja me shume se ne 2009. Duket se bastet janė industria me fitimprurėse e lojėrave te fatit pasi te dhėna nga kėto kompani flasin pėr 3 milion bileta te prera vetėm ne njė ndeshje ne fundjave, ku mesatarja e njė bilete ėshtė 10 euro. Lojėrat e fatit frekuentohen nga te gjitha shtresat e shoqėrisė nga te varfrit te cilėt ėndėrrojnė qe ne pak ore te bėhen milioner, e deri tek te pasurit qe po ne pak ore zbrazin llogarit e tyre me miliona leke. Sipas psikologes Menada Petro, frekuentimi i kėtyre lojėrave sjell dhe probleme te mėdha pėr shoqėrinė. Janė jo te pakta rastet kur kjo varėsi nga bixhozi ka sjelle dhe tragjedi si vrasje apo vetėvrasje. E sa me shume shtohet efekti negativ i kėtyre lodrave aq me shume shtohet edhe etja pėr te fituar e pėr te ndėrhyrė ne rezultatet e ndeshjeve, duke humbur jo vetėm leke, e reputacion por edhe kėnaqėsinė e njė ndeshje reale. Sipas informacioneve zyrtare kulmin e prodhimit te parave kjo industri e ka pasur ne vitet 1999-2000, por atėherė pronaret e kėtyre kompanive ishin te huaj. Ndėrkohė, sot ky biznes ėshtė kryesisht ne duart e shqiptareve. Edhe pse te gjithė pranojnė faktin se bixhozi ėshtė biznesi me fitimprurės, te ndėrhysh ne te ėshtė shume e vėshtirė, gati-gati e pamundur.


Tani, kemi leke apo skemi leke ne shqiptaret se spo e mor vesh?


  Gjithsej 207 faqe: « E parė ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 51 52 53 54 55 56 57 » ... E fundit »
Trego 207 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.