Forumi Horizont Gjithsej 207 faqe: « E parė ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit »
Trego 207 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Komente (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15321)


Postuar nga Fajtori datė 16 Shtator 2011 - 06:51:

Wikileaks dhe 28 Nentori

Pėrtej tė gjitha historive me emra e mbiemra, komente e stėrkomente tė bazuara nė kabllogramet e ambasadės amerikane, publikuar nga “Wikileaks” dhe ripublikuar nga mediat shqiptare, qėndrojnė dy mėsime tė mėdha.

Mėsimi i parė ėshtė qė nuk kemi institucione. Dhe kjo pėr njė vend qė feston vitin tjetėr 100 vjet pavarėsi, ėshtė e rėndė. Nuk mund tė fshihet as me programe ullinjsh, as me reformat e shkėlqyera, as me histori me spiunė. Nuk shtyhet as me vaj e as me verė. Dhe ngritja e institucioneve nuk ėshtė punė e njė qeverie tė vetme, janė njė arradhė syresh qė kanė dėshtuar nė ngritjen dhe fuqizimin e institucioneve, ndaj pėrgjegjėsia ėshtė e gjithė klasės politike shqiptare.

Mėsimi i dytė ėshtė qė “Wikileaks” nuk ėshtė dhe nuk do tė jetė kurrė njė Watergate (skandali qė pėrfshiu administratėn Nikson me pėrgjimet e kundėrshtarėve dhe qė u finalizua me dorėheqjen e Niksonit). Duke pėrjashtuar mundėsinė qė Berisha tė veprojė si Niksoni, media dhe analistėt e saj po “shqyhen” duke bėrtitur pėr “skandale”, “furtunė”, “vdekje tė republikės”, etj. Ngjan sikur janė tė pakėnaqur qė nuk po ndodh asgjė nė kėtė vend edhe pas publikimit tė kabllogrameve.

Nuk e di ēfarė presin tė ngjasė nė njė vend qė kaloi ‘97-n, Gėrdecin, 21 janarin. Do tė duhej tė reagonin institucionet, prokuroria p.sh., po siē e thamė institucione s’ka. Presin tė ngrihen njerėzit? Pėr tė gjithė ata qė presin revolucion, duhet tė lexojnė Fukuyaman qė thotė se revolucionet sot nuk bėhen nga tė varfrit, por nga klasa e mesme qė nuk ndjehet e pėrmbushur nė potencialin e saj. Klasė tė mesme kėtu s’ka ose ėshtė e dobėt dhe ja ku jemi sėrish nė pikėn e nisjes. Pra, ta flenė mendjen pėr revolucione.

Ndryshime me votė? Kjo ėshtė njė pėrrallė qė nuk funksionon mė. Pėr mė tepėr, zgjedhjet janė larg dy vjet dhe ne kemi provuar disa herė qė harrojmė shpejt. Fatkeqėsisht duket se nė Shqipėri ėshtė e vėrtetė paradoksi qė thotė njė nga personazhet e Ekos nė romanin “Varreza e Pragės”: e drejta universale pėr tė votuar ėshtė armiku numėr 1 i demokracisė. Sepse vota ėshtė pėrgjegjėsi dhe jo tė gjithė e kanė. Sepse vota do mend dhe jo tė gjithė i kanė. Votat mund tė blihen, mund tė shiten, mund edhe tė hidhen pėr tekė, pėr inat tė kėtij apo atij, duke harruar se ėshtė i vetmi pushtet qė i ka mbetur qytetarit e fshatarit. Ndaj ja ku jemi sėrish nė pikėn e nisjes, madje vite dritė mbrapa.

Tė gjitha historitė e tjera tė “Wikileaks” me “I thashė”, “mė tha”, “thuhet se” nuk kanė pikė rėndėsie. Ato do tė mbushin dhe ca kohė kafenetė e shqiptarėve dhe do tė harrohen deri nė njė “Wikileaks” tjetėr. Analistėt do ta kenė shpirtin nė paqe se i shkruan ē’kishin pėr tė thėnė. Politikanėt do ta kalojnė me njė nėnqeshje kur t’ua kujtojnė nėpėr intervistat e radhės. Ndonjė do tė kujtojė qė “Wikileaks” ishte njė operacion i paligjshėm i njė njeriu qė vodhi kodin e kabllogrameve. Po askush nuk do mund t’i mohojė meritėn se nė prag tė 100-vjetorit tė Pavarėsisė, u tregoi shqiptarėve nė pasqyrė se nuk kishin shtet. Atyre qė kishin sy. Edhe pasqyrė.

Valbona Sulce
------------------------------------------------


Shtojce: Pervec kesaj qe ka permendur Valbona, ka nje detaj tjeter qe tregon qe s'ka institucione. Eshte fakti se cdo zyrtar a parti kalon nga ambasada amerikane per tu rrefyer, ankuar ose ndihmuar. Ngjan sikur ambasada amerikane eshte nje organ suprem qe mund te qendroje mbi lojrat feminore te politikaneve tane. Ngjan sikur Shqiperia eshte nje femije budalla qe duhet kontrolluar vazhdimisht sepse ben gabime elementare. Jo me kot fjalet qe thone te huajt, ambasadoret, OSBE, BE, SHBA, jane te vetmet qe shqiptaret i degjojne pa percmim. Ngjan sikur Shqiperia eshte nje protektorat i vendeve perendimore, qe mban nje shtet farse sa per te bindur veten se mund te kete shtet. Por ne te vertete vetem te huajt besojne dhe vetem jashte vendit gjejne shpetim.


  Gjithsej 207 faqe: « E parė ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit »
Trego 207 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.