Forumi Horizont Gjithsej 167 faqe: « E parė ... « 36 37 38 39 40 41 42 43 44 [45] 46 47 48 49 50 51 52 53 54 » ... E fundit »
Trego 167 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Gerdec (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15561)


Postuar nga Tulipani datė 20 Mars 2008 - 14:41:

Lezhjani nese arsyeton nga pikepamja jote cdo gje eshte e mundur per Cia-n ne fakt kur ka bere lemsh Ameriken e Jugut me lloj lloj lufterash guerrilase cfare na ka neve ?Usa kane qene perhere thike me 2 presa po nejse ...

mund te jete qe ndodhin keto tragjedi sepse kane gisht agjenturat e huaja mund te jete qe kane abuzuar e kane bere lloj lloj gjerash aty ne emer te qeverisjes ... mund te jene shume shkaqe puna eshte qe kjo Shqiperia jone e dashur eshte gjithcka pervecse 1 shtet. Neve na mjafton dhe incidenti me i vogel, me idiot me i parendesishem e te na turbulloje gjithe sistemin qeverises, gjithe jeten e qytetareve.

PSE ? Po sepse ne jemi shtet fantazme. Kemi gjithcka fantazme, kemi ndarje pushtetesh fantazme, kemi organe administrative fantazme, kemi ushtri fantazme gjithcka eshte formale dhe jo funksionuese . Dhe ne fund fare ne kete vend asnje nuk merr pergjegjesi.

Tek ne eshte pare qe gazetat vlojne nga akuzat per korrupsion, ti nxjerrin me fakte , me data e me dokumente e politikaneve te perfshire as nuk i dridhet qerpiku, as nuk japin doreheqje as nje gje.
Ne fund te fundit pse ta bejne ? Mos kemi gje nje sistem gjyqesor ? Jo kemi vec gjykues per ata te shkretet qe skane mundesi te paguajne, qe rrezik dhe token e vet ia kane marre te tjeret.

Ngjarja e Gerdecit do jete vec ngjarja e rradhes, ju lutem prisni per te tjerat!

Do ta kuptojme ne qe kemi nje sistem shoqeror pa piken e pergjegjesise ? E kjo papergjegjshmeri kolektive po na con ne veteshkaterrim?

E ketu diskutohet se Berisha dhe po te jepte doreheqjen s'do te ndryshonte gje. Jo more forumiste te dashur do te ndryshonte qe cke me te.

Do te ndryshonte idea se ne Shqiperi ben cdokush si i do qejfi, se shqiptaret s'jane mish per top, se une si qytetare pretendoj nga ai qe kam zgjedhur te me jape llogari per cdo gje. E s'po flas ketu vec per Berishen por kushdoqofte ne postet drejtuese .

Ketu lexova se po mos ishte ai ,obobo kush do te na drejtoje? Mos u merakosni se bejme dhe pa kete klase politike.

Do te doja jetoja me mire ne nje Shqiperi Anarkiste. Te pakten do te organizohesha vete e s'do shikoja me keto fytyrat.


  Gjithsej 167 faqe: « E parė ... « 36 37 38 39 40 41 42 43 44 [45] 46 47 48 49 50 51 52 53 54 » ... E fundit »
Trego 167 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.