Forumi Horizont Gjithsej 132 faqe: « E parė ... « 73 74 75 76 77 78 79 80 81 [82] 83 84 85 86 87 88 89 90 91 » ... E fundit »
Trego 132 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqėrore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Degjenerim apo Rigjenerim?! Levizja... e apo e pa-Kontrolluar?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15807)


Postuar nga IQVLORA datė 09 Maj 2008 - 12:22:

Citim:
Po citoj ato qė tha Tulipani
Ej pse mos ta heqim njehere e mire kete fjalen anarki ? Kush ka thene se anarkia si filozofi nuk nenkupton rregullat e normat e veta?



Nese do pyesja : duhen njerez te mire apo ligje te mira ? Ju ke do zgjidhnit ?

S'eshte e vertete qe ne Shqiperi duhen kaq shume ligje per te rregulluar jeten e perditshme bile shume nga ato te tanishmet s'jane per tu hedhur sepse fundja jane kopjim i nje eksperience shume vjecare te perendimit ...
por dhe kjo teori gati proibicioniste e Iqvlores s'me pelqen, rastet negative qe permendet nuk jane perhere pasoje e mungeses se ligjeve njerezit nuk duhen medoemos gjithmone detyruar ti binden nje ligji sepse ne shumicen e rasteve dhe sikur te kete denime te rrepta do ta gjejne menyren per ta thyer ... pastaj si do behemi ne si Amerika paradoksale? Qe shet arme si karamele por ama s'mund te pish ne rruge po se pate shishen te mbledhur me ndonje gje qe mos duket ?

Nese marrim si shembull shtresat te ndryshme te popullsise por ne vecanti ato me te rejat nje menyre me efikase eshte edukimi per ta respektuar ligjin, duhen edukuar se normat e parimet jane formuluar ne emrin e nje interesi te perbashket dhe respektimi i tyre sjell nje harmoni ne shoqeri. Sepse po te perdoresh vetem drurin atehere efekti mund te jete i perkohshem por personit si ngelet gje ne karakter.




Trendafile bukuroshe,une e kam vene theksin ne postimin tim tek moszbatimi i ligjeve te bera ne parlament,qe sigurisht jane te huazuara nga nje shoqeri me histori demokracie te zhvilluar.Pra ligjet jane te mira,por implementimi ose zbatimi i tyre eshte nul.Kufizimi i disa te drejtave te pakices ne te mire te komunitetit ne demokraci behet me ligje te cilat jane te detyrueshme te zbatohen nga te gjithe.A mund te jete e pranueshme qe te pihet duhan ne nje automjet te mbyllur kur brenda tij udhetojne nena me femije te vegjel dhe te tjere qe nuk e pijne duhanin?Patjeter qe jo,po hajde e mbushu mendjen te zbatojne ligjin e shkruar dhe ate te arsyetimit drejtuesve te autobuseve taksive e minibuseve.Vjet erdha nga Serbi-Maqedoni ne Shqiperi.Ne Elbasan sa mbrrita nje shofer taksie me pyeti se ku do te shkoja?I tregova destinacionin tim dhe ram dakord per pazarin.Ne taxi ishte nje cift me nje foshnje,nje grua dhe une i ulur ne vend te pare.Ne Paper shoferi nxori nje cigare te dredhur dhe e ndezi duke leshuar shtellunga tymi si oxhaqet e metalurgjikut.Te lutem fikeni cigaren i thashe,se une nuk e duroj dot,pastaj ketu brenda kemi edhe nje foshnje.Une jam ne vendin e punes me tha dhe s'kam ku te pi duhan.Pi atje ku eshte destinacioni i fundit ose ndale makinen dhe pi cigaren.Jo me tha.Ok i thashe ndaloni se une do te zbres,por te njejten gje do t'ju propozoja edhe ciftit me femije te vogel.Posi thane ata edhe ne do te zbresim e bashke me ta edhe gruaja qe udhetonte me ciftin.Si te keni qef tha shoferi,por mua do te me paguani udhetimin tuaj.Po i thashe une,por ti do te na paguash ne pak me shtrenjte per demin qe na shkaktove duke thithur helmin e tymit te duhanit.Zbritem dhe po kerkonim mjet tjeter per te vazhduar udhetimin.Hajdeni se e fika duhanin na tha shoferi.Jo i tha gruaja sepse brenda makines tuaj qelbet ere e rend mbytese duhani.Mbas pak na mori nje furgon qe udhetonte drejt Durrsit.
Une ne postimin tim, theksin e ve tek zbatimi i ligjit Trendafile e dashur e jo se nuk ka ligje.Ligje ka bolle,por ne nuk kemi nje shtet efikas qe te penalizoj ata qe e shkelin.Demokracia nenkupton zbatimin e ligjeve dhe penalizimin e atyre qe e shkelin.Ndryshe nuk ka se si te behet edukate zbatimi i tyre.Te pabindurin e bind denimi dhe ai per t'i shpetuar penalitetit nuk e shkel ligjin ,por e zbaton ate.Kur je futur ne trafic light me te kuqe,ke parkuar ne vend te gabuar,je futur ne ate pjese te rruges qe ne orare te caktuara eshte vetem per autobuset urban,te eshte bere fotografimi dhe ne shtepi te vjen gjoba;provo po ta mbajti te mos paguash.Atje ku ligji zbatohet ne shqiptaret si qenbirqeni e paguajme gjoben,pa na trokitur polici ne dere,se pastaj hesapi rendohet.Trendafile, une nuk jam prohibicionist i zhvillimit dhe i perqafimit te ndryshimeve ne demokraci,sepse edhe po te doja nuk do te pengoja askend.Nuk hyje ne radhet e fanatikeve,sepse jetoj e punoj ne nje shoqeri ku jo vetem ne, por gjithe bota ka mesuar nga kultura e e saj.Ju thoni se duhet bere edukimi i gjeneratave te reja ne menyre qe ata ta kuptojne qe ligji duhet zbatuar.
Dakord jam deri diku dhe shumica i zbaton ligjet,por ne rastet kur ligji nuk zbatohet si i behet?Pergjigjen ma jepni ju.
Po shikoja nje emision tek BBC qe tregonte sjelljen e te rinjve qe beheshin thumb ne night club apo neper pub-e.Ata dilnin ne oret e vona te nates dhe pshurrnin rrugve ose drejtonin makinen ne gjendje te dehur.Urinimi ishte bere fenomen shqetesues per autoritetet qe pergjigjeshin per pastrimin e rrugve,prandaj ata moren masa duke aktivizuar policine.Ne nje rast, te cilin edhe po e filmonin ata pane nje te ri qe po urininte ne rruge duke hapur dhembet.I kerkuan identifikimin dhe i dhane nje kove me uje e nje fshese dhe e detyruan ta fshinte ate qe beri.Dike qe nuk pranoi e arrestuan dhe i vune nje gjobe sa paga e nje jave.Ndersa ata qe kapeshin duke drejtuar makinen te dehur,penalitetet ishin shume me te renda.Po ne vendin tone a e di qe eshte nje anarshi e vertete.Ju e perligjni anarkine,por cfare ligjesh e normash paska kjo anarki simbas jush?Rremujen totale?A mund te quhet shtet ai vend qe ka anarki e sejcili bene cfare i do qefi pa perfillur ligjet?
Une do te prisja me kenaqesi modele edukuese nga televizionet,te cilat jane me te pastra e objektive se sa poitika dhe organet e tjera te pushtetit.Ne mediat tona ore e minute shikon fytyrat e politikaneve qe na cajne menderen e jo dicka te hajrit!!!!!!Patjeter duhet te merren shembuj nga realiteti europian,jo nga ai amerikan Trendafile ,por do te ishte shume e pelqyeshme nga une nqse do te behej integrimi i tyre me realitetin tone.
Do te isha hipokrit nqse do te pretendoja se jam i pa ndikuar nga periudha ne te cilen ka jetuar brezi im.Brezit tim ,pavaresisht se nuk i pelqen ta pranoj ndryshimin e menjehershem,duhet te pranoj realitetin e ri.Ne e dijme se ju nuk do na pyesni per keto probleme,por te pakten na respektoni e te na degjoni keshtu sic jemi .Une shembujt i kam ne shtepine time.Djemte e mij mendojne njesoj si ju,por ata me respektojne e degjojne dhe kur s'ju pelqen dicka vejne buzen ne gas dhe ndryshojne teme.Koha i kerkon ndryshime te tilla,pavaresisht veshtiresive e pengesave ato na kane trokitur ne dere dhe ne ju kemi hapur deren.Problemi me i veshtire qendron me cecenet e cdo natyre qe femres i japin plumbin e e mbyllin ne shtepi sapo mbush 13 vjet.Ne zonat urbane eshte me e lehte te pranohet realiteti i ri dhe kjo po ndodh me shpejtesi.
Me falni se do t'ju lodh e merzis.Flm!


  Gjithsej 132 faqe: « E parė ... « 73 74 75 76 77 78 79 80 81 [82] 83 84 85 86 87 88 89 90 91 » ... E fundit »
Trego 132 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.