Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 12 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqėrore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Mosgjetja e motivit per te jetuar ne Shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15831)


Postuar nga IQVLORA datė 08 Maj 2008 - 11:28:

Mosgjetja e motivit per te jetuar ne Shqiperi

Sigurisht i nisur nga pervoja ime jetesore,nga bisedat me pleqte e urte e te mencur,nga ato pak lexime modeste te historise se shqiptarve,kam dale ne perfundimin,se ne si komb,kemi kerkuar nje jete me te mire jashte trojeve tona?Pse?Une mendoj se mosgjetja e motiveve per te jetuar ne Shqiperi i ka bere shqiptaret ta braktisin token meme.Gjate pushtimit te gjate otoman shume shqiptare lane atdheun e tyre dhe u syrgjynosen ne dhera te huaja.Kjo dukuri vazhdoi edhe ne shekullin e fundit qe lame mbrapa.Konica i merzitur e i kaplluar nga nje deshperim i madh,la vatanin dhe emigroi ne USA.F S Noli po ashtu,Ismail Kadareja dhe shume intelektual te tjere.Keta pak intelektual qe permenda kane qene dhe jane elita e popullit tone,Me mijra njerez te thjeshte ne kete shekull lane vatrat e tyre dhe u larguan,por largimi me masiv ishte mbas shembjes se diktatures komuniste.Qindramijra shqiptare u larguan si ne theqafje nga toka ku jua kishte bere koka bam.Edhe tani miliona te tjere mendojne se si te gjejne nje menyre apo nje tjeter per t'u larguar nga syte kembet nga toka bij te se ciles jane.A kam te drejte te mendoj se mosgjetja e motiveve per te jetuar na bene ne shqiptaret te largohemi nga hallemadhja Shqiperi?
Do t'ju lutesha kush deshiron te jap mendimin e tij!
Flm


Postuar nga amor alucius datė 08 Maj 2008 - 15:35:

Ndoshta "motivin" do e zevendesoja me "stimuj"; ne Shqiperi nuk merr stimuj te mjaftueshem per t'u bere nje njeri me i mire. Plus kapitali njerezor nuk vleresohet fare.


Postuar nga AndreaPirelli datė 08 Maj 2008 - 16:44:

Une i shkreti erdha se gjeta i cop pune. Rob i mire me thone te drejten isha ene atje, po ketu u bera profesionalisht shume i mire...... .


Postuar nga ingmetalboy datė 08 Maj 2008 - 17:27:

Besoj qe gjithkush qe ka emigruar jashte ka historine e tij personale dhe te gjithe hallet nuk hidhen ne nje thes. Per veten time shkova ne USA per te vazhduar shkollen. Ne Shqiperi u zhgenjeva se tepermi nga arsimi i larte qe kishte te ofronte Tirana dhe ndaj vendosa te iki. Tani kam 4 vjet qe jetoj jashte, por sa me shume kohe kaloj ketej aq me teper me mbushet mendja per tu kthyer ne Shqiperi kur te mbaroj shkollen. E vertete eshte qe puna qe mund te gjej ketu do te me paguaj shuuume me mire dhe tani sikur u mesova me ca gjera si te qena ( uje, drita, kepucet qe nuk me behen nje here me balte ), por njeriu do me shume se keto ceketira per te qene i lumtur. Une mbetem Shqiptar dhe vetem atje besoj qe vetem atje mund te behem nje njeri i plotesuar.

Une jam dakort qe Shqiperia te pret vrullin ne fillim me ato njeqind probleme dhe budalleqe qe ka, por ne emigrim nuk do te na prehen kurre kockat.


Postuar nga tresh datė 08 Maj 2008 - 20:49:

qejf do kisha je kthim te perkoheshem .....


Postuar nga Ari. datė 08 Maj 2008 - 21:09:

..


Postuar nga Piktor datė 08 Maj 2008 - 21:19:

Citim:
Po citoj ato qė tha ari77labi
..


__________________
SHQIPETARE!!!!,kudo qe jeni kthehuni ne vendin tuaj
se nuk beheni dot pashallar ne vend te huaj..


Ashtu eshte Ari por na zune hallet dhe nuk dime nga t'ja fillojme, lemsh u be kjo pune.


Postuar nga briseide datė 08 Maj 2008 - 21:26:

Me frikson nje e ardhme ne Shqiperi,sikur edhe rruge,drita e uje 24 ore te kisha.


Postuar nga Ari. datė 08 Maj 2008 - 21:42:

do not worry baby,cos i do not drive you blide


Postuar nga briseide datė 08 Maj 2008 - 23:23:

Tani qe me dhe konfermen do me duhet te gjej nje firme tjeter :p


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 12 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.