Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parė ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datė 11 Korrik 2008 - 13:04:

Certi bambini (2004)

Regjia: Andrea Frazzi
Skenari: Diego De Silva, Ferdinando Vicentini Orgnani, Marcello Fois
Aktore: Gianluca Di Gennaro, Miriam Candurro


Gjeja e pare qe terheq eshte nje fotografi perfekte dhe ngjyra te kombinuara. Por pas fotografise se bukur fshihet nje film qe le pa fjale. Eshte e veshtire te spjegohet kjo histori, sepse eshte nga ato filma qe nuk duhet lexuar por shikuar. Eshte sikur te mundohesh te spjegosh "Lucia y el sexo" me fjale.

Megjithate dy fjale duhen thene. Filmi nis ne Napoli ku nje djale hipen ne metro me nje cante sportive. Treni kalon nga stacioni ne stacion dhe djalit i vijne ne mend javet e fundit qe e sollen ne ate metro. Duke u zhytur tek jeta e atij djali cdo gje do humbasi kufijte, e mira dhe e keqja nuk jane me te ndara. Pak nga pak do spostoheni nga jeta e nje femije capken tek bota e te rriturve. Dhe kjo bote ne Napoli eshte dicka me shume sesa filmat me mafioze qe keni pare deri dje. Ky nuk eshte nje "gangster moovie", sepse nuk ndjek historine e ndonje bande nga jashte, por psikologjine e nje cunaku qe rritet ne nje shoqeri te vecante si ajo e Italise se Jugut.

Aktoret kryesore nuk jane te famshem dhe kjo sjell ne mend krijimin e filmit "Ragazzi fuori", i cili ngjan edhe nga tema.

Kush nuk di italisht (ose nuk kupton dialektin) humbet nje film kult. Shikuesi do zhytet teresisht ne ambjentin lokal ku zhvillohet. Eshte krejt kollaj te gjehet paralelizmi me adoleshentet e familjeve te varfra shqiptare, apo me lypesat dhe shitesit e cigareve qe presin jashte klubit ku rrini. Do gjeni Kamzen apo Seliten, zonat informale nga vijne cunaket qe shesin dhe verdallosen rrugeve te Tiranes. Do kuptoni ate pjese te botes qe mund te keni harruar si ka qene.

Kolona zanore eshte fiks sic duhet. Bashke me kolonen zanore filmi ka marre nje seri cmimesh dhe kantidaturash mbi muziken, skenarin, audion, montazhin, regjine dhe prodhimin.


Anglisht:
Certi bambini is the story of the wasted youth of an 11-year-old rascal called Rosario (Gianluca Di Gennaro). Even though the story is fictional (the film is based on the homonymous novel by co-screenwriter Diego De Silva) it is achingly accurate in its portrayal of kids growing up without much of a future in Southern Italy. The stream-of-consciousness technique used in the storytelling (from the point of view of Rosario himself) sets the film apart from many similar stories. Because the environment in which Rosario grows up, a nameless Naples suburb, does not present him with a good versus bad situation that is black-and-white, but a setting in which crime is in the very fabric of daily life, is Certi bambini as much about Rosario's attitudes as it is about the attitudes of Southern Italian society in general. european-films.net


Skena te zgjedhura:


Kenga e mbylljes se filmit (video s'ka lidhje) SUD - Almamegretta:


  Gjithsej 170 faqe: « E parė ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.