Forumi Horizont Gjithsej 17 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 17 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tė ndryshme (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=36)
-- Cila eshte dhurata me e bukur qe i keni bere prinderve? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16870)


Postuar nga mergimtar_akoma datė 24 Shkurt 2009 - 14:10:

Cila eshte dhurata me e bukur qe i keni bere prinderve?

Pershendetje te gjitheve...
E hap kete teme me urimin me mire per te gjithe prinderit ne kete forum.Une nuk jam akoma prind por inshallah se shpejti do te behem..Gjeja me e shtrenjte per mua eshte NENA ime (baba skam) dhe nuk ka kenaqesi me te madhe kur shoh lumturi dhe buzeqeshje ne fytyren e saj..Me te vertete lumturia r prinderve fillon kur fillon lumturia e femijeve..
Them qe dhurata me e bukur per prinderit eshte kur ne,femijet, dalim te suksesshem ne shkolle dhe i bejme ato krenare por them se ka dhe dhurata te tjera pervec shkolles.
Mbaj mend qe kur mbasi mbarova gjimnasin sorollatesha gjithe diten si zagar rrugeve me shoket...Nena ime e shkrete me keshillonte qe te gjeja nje pune dhe te rrija larg shoqerise se keqe...Fatmiresisht nje shok me punesoi tek klubi i tij si kamarier dhe une fillova te punoja por nuk i trgova nenes se kisha filluar pune pasi doja qe ti beja nje surprize...ne fund te muajit pasi mora rrogen e ndala vrapin dhe bleva nje tufe me lule dhe nje torte te madhe per ta festuar diten e rroges...se harroj momentin kur nena hapi deren dhe me pa mua me nje tufe me lule dhe torte ne dore..me te drejte me pyeti se ku i kisha gjetur parat per te blere torten dhe lulet dhe po me shikonte me nje sy qortues...pasi ju betova me shume se 10 here se kisha filluar pune mu hodh ne qafe dhe me perqafoi shume dhe lotet i rrjedhen nga gezimi..Ishte gezim nene qe pa djalin e saj te bere burre , djalin e saj qe ishte i zoti per te punuar dhe i pergjegjeshem per jeten...tani jam 32 vjec dhe mergimtar_akoma dhe akoma nuk e harroj ate cast te bukur ne ate shtepi te varfer por te mbushur me plot dashuri...tani jam i zoti qe te blej me shume se nje torte apo tufe me lule por ato caste lumturie dhe dashurie nuk kane te paguar...
kjo ishte vetem nje dite e bukur ne shtepine tone me nenen time...
shpresoj qe edhe ju do te shkruani dicka speciale qe i keni bere prinderve tuaj per ti bere te lumtur...


  Gjithsej 17 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 17 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.