Forumi Horizont Gjithsej 69 faqe: « E parė ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit »
Trego 69 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Sfera Institucionale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=194)
-- A duhet nje ligj penal per te mbrojtur imazhin kombetar? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16900)


Postuar nga Tulipani datė 10 Mars 2009 - 12:10:

Une nuk u merakosa shume sinqerisht si Glak se keta kriminele do ngelin pa pare familjen nese vendosin te mos kthehen,se nese do merreshim ma ma-ne e ba-ne s'do denonim me asnjeri


Kur e lexova ne fillim kete ide ( delirante sic e quan vete autori) mendova te njejten gje si shume nga ju: e si mund te denohet njeriu 2 here per te njejtin krim?

Por pastaj thashe: ne fakt s'eshte i njejti i krim. Ajo qe po kerkohet ne kete rast nuk eshte te denohet krimi por pasoja qe ka lene ky krim, dmth kete kriminel duhet ta denojme jo sepse ka bere dicka ne nje vend tjeter (denimin e ka kryer tashme) por duhet ta denojme me nje akuze tjeter (demtimin e imazhit te Shqiperise e shtetasve te saj) pra juridikisht qendron.

Une s'jam dakort me formen e paraqitur si fillim teme sepse keshtu si na eshte paraqitur:

- kemi nje denim selektiv e jo te barabarte per te gjithe dmth kush vendos te mos kthehet (gjithmone ne rastin kur kane mundesi te rrine jashte) atehere nuk e kryen denimin, e kjo gje s'mund te jete ne asnje menyre lakune ne nje ligj e mund te perbeje nje pike per mos aprovimin e tij. Nje denim s'mund te perzgjidhet nga i denuari por eshte i detyrueshem.

- nese idea eshte te evitojme qe keta kriminele te njollosin emrin tone atehere me duket se njehere te dale nga burgu e ne rast se vendosin mos kthehen ne Shqiperi, do jene te lire te vazhdojne ne rrugen e krimit aty ku do ndodhen e mund te bejne nje krim tjeter e do jemi ne vend numero.

- nese mendojme se s'do kthehen ne Shqiperi e per kete jemi me shume te sigurte se s'do te infektojne ata te Shqiperise ose s'do te bashkepunojne eshte pak naive sepse do dalin vec individe te tjere e nuk do reduktohen.

- duhet ti bejme nje gjyq si gjithe te tjeret (rikujtojme se asnjeri s'mund te denohet pa patur nje gjyq), hetime, mbledhje provash, avokate te paguar ne rast nga shteti etj.

- duhet percaktuar si, kur dhe qysh personi ne fjale do konsiderohet ne kerkim ose i akuzuar. Psh te arrestohet menjehere sapo shkel token shqiptare ... i bie qe te kemi listen me oraret e daljes nga burgu te gjithe ketyre personave ?! Apo te beje nje xhiro nga familjaret e pastaj te dorezohet vete ne komisariatin me te afert?

Propozimi im:

- ne vazhdimesine e marreveshjes me qeverine italiane (ose me qeveri te tjera) qe te denuarit ta kryejne denimin ne Shqiperi, ata qe do konsiderohen me te vertete demtues te imazhit tone me krimet e tyre atehere pervec denimit te marre e qe duhet ta kryejne ti shtohet nje denim tjeter nga ana e drejtesise shqiptare e kjo te percaktohet me ane te nje ligji te posacem.

- shteti shqiptar duhet te hedhe ne gjyq keta individe per demshperblim e te jete keshtu perfaqesues civil i popullit shqiptar ne nje gjyq civil per te pretenduar deme dhe ne para (kjo ka precedente dhe ne bote e rastet me te fundit jane ato kunder mafias ne Itali)

- krimet qe njollosin Shqiperine s'jane vec individet qe bejne 1 vrasje, perdhunim etj por mbi te gjitha droga e prostitucioni. Shteti shume mire mund te adoptoje menyra per konfiskim pasurie, deklarim pasurie bile dhe tek rrethi familjar. Ndeshkimet ekonomike jane dhe me te renda se 6 muaj burg per mendimin tim. Do te thoni parate e pista kane sherbyer per te mbajtur nje nga patericat e ekonomise shqiptare e fundja dhe bota keshtu ka bere para nesh, si do ta heqim? E vertete, por s'me duket e gabuar ajo teoria se ne keto raste shteti duhet te beje pak si Robin Hood-i ...

se fundmi 2 gjera qe s'kane te bejne me ligjin hipotetik por do ishin te dobishme :

- konsullatat e ambasadat te bejne fushata sensibilizimi e promovimi te Shqiperise ne raste flagrante e te renda

- qeveria me nje ligj te posacem (nese ka ngelur ndonje kacidhe nga ato qe kane shpenzuar qeveritaret e meparshem e tani Topalli & co) te jape fonde speciale shoqatave shqiptare kulturore jo qeveritare ne vendet e huaja per te kunderpeshuar imazhin negativ te krijuar nga shqiptaret me krimet e tyre.

Sepse nese s'jemi te bindur akoma, vec kultura e arti mund ta ndryshojne idene e keqe qe ekziston sot per shqiptaret.

S'do kete ligj, qeveritar apo denim qe mund te beje me shume se sa arti e kultura, se sa komunikimi i idese qe mund te percjellin njerezit me te talentuar te shoqerise tone artistet, ata jane reklama me e mire se ne nuk jemi vend barbar, me njerez barbare e me ndjenja barbare.

Ok merrni thiken e pirunin e bejini cope tani mendimet e mia :p

ps. se kush tha qe ka te tjera probleme e te tjere kriminele para ketyre ... propozoj te hapim nje teme tjeter per ligje hipotetike ndaj politikaneve se ca ne mendje do na vine


  Gjithsej 69 faqe: « E parė ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit »
Trego 69 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.