Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 »
Trego 6 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Argita Malltezi (Berisha) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17485)


Postuar nga AngelDevil datė 04 Dhjetor 2009 - 09:23:

Cila ka qėnė pagesa juaj mujore mesatare gjatė viteve qė keni punuar nė Kosovė?
“Fillimisht ka qenė 7 500 dollarė dhe pastaj, me ndryshimet me futjen e euros janė bėrė axhustimet sipas skemės sė UNMIK. Dua tė them qė kam patur njė kontratė nga mė tė mirat qė kanė patur ekspertėt ligjorė atje.”
Ju punonit si shqiptare apo si staf ndėrkombėtar?
“Si staf ndėrkombėtar.”
Pra paguheshit njėsoj me stafin ndėrkombėtar?
“Po. Pėr t’i dhėnė njė ide, tė gjitha tė ardhurat qė kam pasur si pasojė e punėsimit nė UNMIK i referohen dokumentit qė ėshtė nė fakt dokument standard qė lėshohet nga UNMIK-u, por qė nė kėtė rast ėshtė lėshuar pėr tė marrė vizė nė njė ambasadė ku thuhet qė ”Argita Malltezi, etj, etj, ka punuar nė UMINIK nga 16 prill 2000 dhe vazhdon, sepse nė atė kohė kam pasur kontratėn deri me 31 dhjetor 2005, ka marrė - thotė - njė pagė tė barabartė me 81 402 bruto, qė pas heqjes sė taksave tė OKB shkon 60 325 dollarė pėr vit. Kėsaj i shtohet edhe dieta e misionit qė ėshtė 68 euro nė ditė. 68 euro nė ditė tė konvertuara nė dollarė afėrsisht i bie 82 dollarė nė ditė, shumėzim pėr 365 ditė, shkon diku te 29 mijė e diēka dollarė. Qė tė dyja bashkė arrijnė 90 mijė e diēka dollarė nė vit.”
Pra rreth 7 500 USD nė muaj? Po bashkėshorti juaj?
“Po unė nė fillim pėrmenda, duke iu referuar deklarimit qė kam bėrė nė formularin e pasurisė, shumėn 454 mijė pėr tė gjitha vitet, sepse kėto janė. Kjo ėshtė sasia e parave qė unė kam marrė nė dorė. Ka njė diferencė mes kėsaj shumė dhe asaj qė pėrmenda nga
UNMIK-u, por kjo ėshtė pėr faktin se pėrveē parave qė merrnim, kishim dhe benefite tė tjera, siē ishin kontributet e organizatės pėr fondin e pensionit, pėr sigurimet shoqėrore, pėr sigurimet shėndetėsore pėr tė gjithė anėtarėt e familjes time, dhe biletat qė na
ofroheshin herė pas herė.”
Zonja Malltezi, cilat kanė qenė tė ardhurat tuaja nga viti 1992 deri nė 1997 qė babai juaj ka qenė President i vendit dhe njė nga politikanėt mė tė fuqishėm nė vend?
“Nė fakt periudha ėshtė pak mė e reduktuar se kaq, pasi siē thashė nė periudhėn ‘92-‘96 kam qenė studente. Megjithatė nė kėtė periudhė unė kam pėrfituar njė tė tretėn e apartamentit ku banonin prindėrit e mi nga privatizimi dhe mė pas kemi marrė
nga Enti i Banesave siē pėrmenda edhe mė lart, apartamentin ku banoja, njė kredi nė shkėmbim tė cilit kemi dhėnė njė apartament.”
Pra nuk keni pasur njė pasuri tjetėr?
“Me fillimin e punės nė 1996-2000 kanė qenė tė ardhurat nga rroga ime si pedagoge dhe tė ardhurat nga rroga e bashkėshortit si punonjės i PNUD-it.”
Kryeministri Berisha rezulton se banon nė njė apartament qė ėshtė nė emrin tuaj dhe jo nė emrin e tij. Si shpjegohet kjo? Ka lidhje kjo me kėtė borxh dhe kėtė deklarim?
“Jo qė nė origjinė. Ideja ime ka qenė gjithnjė dhe mendoj qė ėndrra e shumė fėmijėve ėshtė qė tė mbėshtesin prindėrit, por ideja ime ka qenė qė kėtė apartament t’jua bėj dhuratė. Kėtė gjė nuk e kanė pranuar kur ishte momenti qė unė kisha lidhur
kontratėn dhe kisha bėrė pagesėn e disa kėsteve, atėherė mė vonė...”
Pėrse nuk e kanė pranuar?
“Por ndoshta gjithmonė duke iu referuar sakrificave, qė duke ndenjur larg kaq kohė nė Kosovė, duke ndenjur larg kujdesit tė prindėrit, mė vonė arrita nė njė kompromis qė t’u kėrkoj apartamentin e vjetėr, nė tė cilin unė kam ndėrkohė njė tė tretėn dhe likujdimin e
borxhit prej 21 milionė lekė (tė vjetra), duke u dhėnė nė shkėmbim titullin e pronėsisė pėr apartamentin e ri. Kjo ėshtė ajo qė fillimisht ramė dakord, kam kėrkuar tė bėj transferimin nė emrin e babait pėrmes noteristėve tė Zyrės sė Regjistrimit tė Pasurive. Njė gjė e tillė ėshtė e pamundur deri nė momentin kur pasuria tė jetė e regjistruar, pasi ekziston njė titull pronėsie mbi pronėn e vjetėr, ndėrkohė qė nuk ekziston njė titull pronėsie nė apartamentin ku ata banojnė dhe rrjedhimisht nuk mund tė bėhet ky
shkėmbim.”
Nė deklaratėn tuaj tė pasurisė nuk ėshtė pėrmendur qė ju keni njė studio ligjore….
“Deklarata e pasurisė pėrfshin periudhėn 1 Janar-31 dhjetor tė vitit pėr tė cilin bėhet deklarimi. Pra 1 janar 2005-31 dhjetor 2005. Afati pėr deklarimin e kėsaj pasurie ėshtė 31 Mars e vitit 2006. Pėr tė gjitha pasuritė (e tjera) nga 1 Janar 2006 dhe 31 dhjetori 2006 bėhet deklarimi i pasurive nė mars tė vitit 2007. Kjo ėshtė arsyeja, qė unė nuk kam pėrmendur studion dhe tė ardhurat nga studio.
Ėshtė pėrmendur fakti qė Ministri i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Lulėzim Basha ka ardhur ne PD dhe ka marrė deyra tė rėndėsishme si i njohuri huaj ne Kosove. Ėshtė permendur fakti qė zv-Ministrja e jashtme Edit Harxhi ka ardhur ne administratėn shtetėrore si nje e njohura juaj ne Kosove dhe plot detaje te tjera qė madje opozita i ka paraqitur nė njė peme nepotike. Gjithsesi po pėrqendrohem tek po perqendrohem tek keto dy emra sepse jane me te njohur?
“Tė dy rastet qė pėrmendur juve kanė qenė tė njohur tė babait tim shumė kohė mė pėrpara, sesa une t’i njihja. Lulėzim Basha ka qenė njė nga pjesėmarrėsit e levizjeve demokratike te 90-92 dhe ka ruajtur lidhje te vazhdueshme, duke qenė nė pushtet apo ne periudhėn e krizės sė Kosoves. Mori njė vendim pėr tu kthyer nė Shqipėri atėherė kur PD ishte ne opozitė. Dhe kur nuk kishte asnjė tė dhėnė nėse do tė fitonte apo jo. Ndėrpreu njė kontrate pune me UNMIK-un. U kthye dhe u fut nė politike. U angazhua ne KOP. Kaloi nė te gjitha sitat e strukturave te PD-se. Nuk ėshtė nder tė vetmit e KOP-it qė moren poste tė niveleve te ndryshme. Edhe Edit Harxhi prej kohėsh ka pasur lidhje me familjen time. Pėr tė qenė totalisht e sinqertė me Editin kam bėrė tetevjeēaren dhe pastaj kam shkeputur cdo lloj lidhje deri sa u ritakuam nė Kosove.. Nė asnjė rast as pėr kėta tė dy dhe as pėr persona te tjerė nuk kam ndikuar nė emerimet…”.
A keni ndėrmend qė nė tė ardhmen tė angazhoheni nė politikė?
“Fokusi im kryesor pėr momentin ėshtė familja. Fėmijėt i kam nė njė moshė mjaft tė vogėl dhe janė ende nė njė moshė, qė kanė nevojė pėr mua. Nėse njė ditė kur tė kemi realizuar atė qė dua tė realizoj me fėmijėt, dhe do tė jem e interesuar nga politika kjo do tė jetė e hapur. Por pėr momentin nuk kam asnjė plan tė tillė”.


  Gjithsej 6 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 »
Trego 6 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.