Forumi Horizont Gjithsej 89 faqe: « E parė ... « 61 62 63 64 65 66 67 68 69 [70] 71 72 73 74 75 76 77 78 79 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Shkelqim Cela: meditime moderne (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17531)


Postuar nga cecilia datė 03 Tetor 2010 - 15:10:

Bad influenza

Viruse guerile,
Pabesi nė ajėr.
Kompiuteri dhe unė tė paimunizuar,
Tė dy me rrufė,
Me halle dosjesh,
Tė dy kujtesė-traumatizuar.

Dje bėra njė gabim,
Windows njė “fatal error”,
Por empati nuk ka,
Nuk ka empati,
Diē kundėr ndihet kudo.

Mes paralelėve tė gripit
Dhe meridianėve tė mi,
Armėpushime tė prishur,
Pėrplasen dhe thyhen
Kundėr, anti gjithandej,
Antibiotikė nė limfė,
Antipasta mbi pjata,
Antimateria mbush dhomėn time
Egoiste
Se ka gjithė ē’i duhet asaj,
Por jo mua,
Antikuarė pa qejf,
Antitrupa nė varrezat e dėshmorėve
Tė sistemeve imunitare dhe politike,
Mbledhur xhunga,
S’dua dhe plas!
Plas e s’dua!
Ja kėshtu.
Kundra.

S’pore tė murrme
Prej njė Jupiteri dashakeq
Si kėrpudhė kozmike
Nxijnė avionėt.
Miliona kuaj troje hingėllijnė pėranash n’eter,
Nė ishujt e sirenave lolitat flakėn tangat,
Gozhdė porn ngulen nė direkėt e ngritur
Tė brekėve lundruese me vela kredit kardi,
Mbyll dritaret, close them Windows,
Shpejt!
Kanata Microsofti kuisin nėpėr erė tė natės.

Qielli reportabėl
Na derdh si zhavor
Nė gryka t’urėta aeroportesh,
Nė betonin e turmės qė ngrin
Mė bllokohen hapat.

Njė zonjė flokėbardhė
Nėn kontroll rastėsor pėr terroriste
Hap kėmbėt dhe krahėt,
Nxjerr inde shamishė dhe organet,
Pankreasin e fisėm prej republikanje,
Mėlēi conservative, gurė tė ēmuar veshkash moluske,
Delir sakrifice,
Kontrollomėni,
Ma lini njė krehėr

Sa pėr njė fjalė tė fundit hollivudi.

Njė buzėqeshje e ngrirė plluskon nė ajėr,
Mijėra mace Qeshire u zhdukėn pėrpas portash
Terse,
Vjedhuraz e pa mjaullimė,
Kanė vjedhur fjalėkalimin - ēelėsin kopil
Pėr bravat e botės,
Formulė Sezami dhe PIN “one size fits all”,
Njė qelizė e fjetur -
Pandemi dhe biznes farmaceutik bilionėsh,
Njė kamikaz nė inkubacion,
Njė bakter pa pasaportė,
Qytetar i vėrtetė i botės,

Nė pikė-kontrollin e fundit
Me kontrollorė buzėqeshės
Kaluan tė gjithė,
Gati pėr influencė tė keqe.


Sa me pelqen modernizimi me te cilen shprehet ky shkrimtar. Bukur shume!


  Gjithsej 89 faqe: « E parė ... « 61 62 63 64 65 66 67 68 69 [70] 71 72 73 74 75 76 77 78 79 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.