Forumi Horizont Gjithsej 89 faqe: « E parė ... « 71 72 73 74 75 76 77 78 79 [80] 81 82 83 84 85 86 87 88 89 »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Shkelqim Cela: meditime moderne (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17531)


Postuar nga Katilesha datė 03 Tetor 2011 - 08:53:

Lightbulb

Radio Marelli

Kush ua mėsoi dallėndysheve
ndėrtimin dhe pėrzierjen
e baltės me barin e thatė tė fushės?
kuman! kuman!
filloi “heroizmi”
muzikė “Skėnderbeu”
ndryshe krisnin revolet
nga pushkėt -

me hile dhe me tė burgosur
tashmė
kaushėt.

Atentatet kėrkonin guxim qytetar
pritat tjetėr oshėtimė
me zė prej shkėmbi e gra me ėmbėr
Shaniko, Pashako
pėrsos mitralozin - tingulli
sharrs
sharronte gjuhėt
mitralozi vibronte
si frezė dentisti
si frazė e fundit
dėshmori

citati
gdhendur mbi gur
kusar progonati -
nė gjethe ahu amanetin
shkruar me gėrmat mė kryesore

tė alfabetit
nė mėnyrė lidhore
si duaj fshati
me kallza, kallzo
pra shokėt

thello gjermanishten
unė di vetėm njė fjalė gjermanisht:
Nein!
Juaji, Albert Einstein
(dhe ali abdihoxha)
padija nuk ėshtė argument
lexuar rastėsisht te libri i Engelsit
me lėkurė kapaku e titull varaku
me njė Spinoza, Spinoza, patjetėr spiun ky
pra atentat
planin gati
pėrsose dhe mė krismėn e nagantit

tingullimin
n’emėr tė popullit
pēshshsh pēshshsh… ahhh! (krisma dhe pastaj Ndrek Luca)
sot ka hit-parade
tha Dani

vėllai mė i madh i njėrit
dhe brutal ktheu radion
Sėr Danieli…

†††

…heroi ynė s’ishte vrarė ende
nė llambat Marelli

ku skuqte nė faj korrenti
nė vend tė parė sėrisht
alansorrenti

numero ēģnkue
ēfarė thotė, ēfarė thotė?
thotė ti… dhe gjashtė…
e bukur melodia
(derr konge)
ajt·pra·lujm·prap·ku·e·lam…
brerje krimbore, heroi i ditės
na vdiq nė veshė
njė frekuencė
dy milimetra pėrtej “hi-paresė”
shtyrė nga valė tė mesme
detesh tė shkurtėr
malesh tė gjatė
vetmor, fillikat

pa vėmendjen tonė
prej kėsolli dhe vjeshte
Bekim Fehmiu u lidh me litarė
po ne pse jo
pėr Alan Sorrentin?
me baltė t’i bllokonim veshėt
“baltėėė… nga kjo tņk e lashtėėė”

(e zgjatur agoni e heshtjes pas fjalės “baltė”)
qerpiēėt qortonin tradhtinė e parė
klasore
infla(ma)cionin fillestar
nė bursėn e heronjve.

†††
Kukamfshehtas me botėn:
hapa dollapa
kush botė ėsht mbrapa
s’lu!

Pas vrimash tė zeza fshehur
veē tė na gjejnė
fosile palč
ontologji
eshtėr kėtu
kallus atje
gurėzuar
gravurė
drurė bėrė gurė,
mall silikat
gjall’ fillikat,
tharė rremba buzėsh
shenja prej gjethesh
karbonifere
gdhendur nė shist
gjendur nė trist
jorgane dheu
velenxa flokėbari
kusare gusmari…

…dhe pėr apetajzer, ju lutem
fried kallamari…

†††

Vegas & kazino
pėr tė pafatėt lojra fati
wanted: illuminati.

dritėron Monte Karlo
drithėron Monte Kristo
montevideogames

Faria, Faria
ku shkon?
njė shpresė nė thes
bllumbie nė ujėt e zi
ishte abati?
diamantė sintetikė
e ēikėrrima kurbati

na gabuan, nuk kish
illuminati.

†††

Pas kioskash pashitur
gazetat
thashetheme bėjnė
si gra qė s’u doli
fati
paragrafe absurdi
reklama dhėmbėllamba
hyrjet e metrove
terratisur nga nata
si Goja e Beketit
nėpėrēartin ē’artin

pėranash rrokaqiej
gollganelodhur
u mardhin kryqet
nėn cėrma uji
u therin kryet
eshtra silikati!

Na gabuan, pra
nuk kish
illuminati.

†††
PS. (ndjesė e vonė metrike nė abab pėr harresat dhe presjet e munguara nė fundrreshta)


Nė qiellin tim ralluan yjet,
bien njė nga njė,
kristal i hapėsirės thyhet
dhe nuk ngjitet mė.

Qiell i krisur, si tru i krisur,
Shkėlqimin po firon,
tė korra yjesh, kasht’ e kumbisur.
e kumtrit vezullon.

Katror’ i dritės shumėzon masėn
nė yjet me nishan,
nė xhelozira u pėrplasėn,
tė zezat vrima lanė.

Ca kometa pluhurargjėnd,
feksin tek e tuk
seē bėnė njė shenjė pėr tjetėrkėnd,
dhe ikėn s’di se ku.

Tė tjerė yje mpaken e rrudhen
e ē’qe gjigand u tkurr.
ftohen diej, erren e shuhen
sikur nuk qenė kurrė.


Mbeta vetėm dhe kokėn ngrita
tė shihja, me vėrtik,
veē ti qėndroje, si Afėrdita,
o ylli im besnik.


  Gjithsej 89 faqe: « E parė ... « 71 72 73 74 75 76 77 78 79 [80] 81 82 83 84 85 86 87 88 89 »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.