Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 4 [5]
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Infarkti, lamtumirė frymėmarrjes gojė mė gojė. Masazhi kardiak shpėton mė shumė (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18045)


Postuar nga NS-6 datė 07 Nëntor 2010 - 01:13:

Te dhenat e mesiperme filluan te viheshin re qe ne 2007 kur Lancet nxorri nje artikull qe vinte ne dukje rezultatet (1) . Para rreth 1 muaji JAMA nxorri nje vleresim tjeter te kesaj nderhyrjeje (2). Aq me teper qe protokollet e ndihmes se shpejte tani e kane perfshire (per sa i perket atyre qe nuk jane mesuar per te dhene ndihmen e shpejte) por duhet te merret parasysh edhe vendi ku duhet te jepet ndihma e shpejte dhe mjetet qe ke ne dispozicion. Nese psh do te duhet te jepet ndihma e shpejte ne rruge nga dikush qe nuk ka eksperience te madhe ne fushen e ndihmes se shpejte, sa ti thuash bej 15 shtypje (ose 30) dhe 2 frymemarrje goje-goje, praktikisht e ngaterron (aq me teper kur do ti jepet ndihma e shpejte dikujt qe nuk di nese ka apo jo semundje te natyres infektive etj etj dhe kjo do bente te humbej edhe me teper kohe). Atehere gjeja me e thjeshte qe mund ti thuash eshte bej vetem shtypjet nderkohe qe pret ndihmen e shpejte.

Nese ke ne dispozicion oksigjen dhe maskat e posatshme atehere mund te kryhet procedura standart. Vetem shtypjet gjithsesi do jene ne gjendje te mbajne minimumin e qarkullimit duke qene se ne mushkeri ka nje presion negativ dhe cdo shtypje dhe kthim mbrapsh ben te mundur qe nje fare sasie gjaku te thirret nga periferia dhe pas nje fare oksigjenimi, nje sasi e vogel mund te rikthehet ne qarkullim (edhe gjate nje CPR te kryer sakte mbahet nje 5% e hedhjes kardiake qe duhet, me ato qe mbaj mend une). Duke qene se llogaritet te jete nje procedure urgjence, sado qe te jete sasia qe kthehet ne qarkullim pastaj, mire eshte!


1)http://www.thelancet.com/journals/l...0451-6/abstract
2) Bobrow BJ et al. Chest compression–only CPR by lay rescuers and survival from out-of-hospital cardiac arrest. JAMA 2010 Oct 6; 304:1447.


  Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 4 [5]
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.