Forumi Horizont
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Muzika (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=16)
-- Frenk, kėngėtari i madh dhe hija e sė ėmės (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18053)


Postuar nga lule datė 31 Tetor 2010 - 22:00:

Frenk, kėngėtari i madh dhe hija e sė ėmės

Njė pasdite dhjetori tė vitit 1915, nė kuzhinėn e njė apartamenti nė zonėn e Little Italy, nė New Jersey, nuk kishe ku tė hidhje kokrrėn e mollės. E gjithė dhoma ishte e mbushur plot me gra qė flisnin me zė tė lartė dhe nė mes ishte shtrirė njė 19-vjeēare qė rėnkonte pėr tė sjellė nė jetė fėmijėn e saj. Ajo ishte Dolly Sinatra. Lindja e fėmijės sė saj ishte shumė e vėshtirė dhe vetėm mjeku qė erdhi me urgjencė arriti ta shtynte dhe tė nxirrte nė dritė foshnjėn qė kishte rreth qafės njė kordon tė trashė. Por fėmija dukej se nuk merrte frymė, ndėrkohė qė nėna ishte nė rrezik jete. Megjithatė Zoti bėri njė mrekulli dhe tė dy nėnė e bir mbijetuan, por asnjėri nuk e harroi brutalitetin e asaj lindjeje shumė tė vėshtirė, qė pėr pak sa nuk ua mori jetėn. Foshnja, me emrin Frenk Sinatra, superylli me zėrin e mrekullueshėm qė mrekulloi botėn, do tė mbante gjatė gjithė jetės disa tė ēara nė fytyrė, “dhuratė” e lindjes sė vėshtirė dhe nuk bėhet fjalė vetėm pėr dėme fizike, por edhe psikologjike. Kėto “tė ēara” do ta shoqėronin deri nė fund tė jetės. Gjatė viteve tė tij tė arta ai nuk do t’i lejonte kurrė fotografėt qė ta merrnin nė anėn e majtė tė fytyrės. Gratė e tė gjithė botės do tė jepnin gjithēka pėr tė qenė nė shtratin e tij, por Frenk, para vetes, ndihej njė shėmtaraq i damkosur e i tallur nga shokėt e shkollės. Edhe kur ishte rreth tė 40-ave dhe nė majėn e suksesit profesional dhe gėzonte tė gjitha oportunitetet mė tė mira qė mund tė gėzonte njė artist nė atė kohė, drama e pėrjetuar nė momentin e ardhjes nė jetė vazhdonte qė t’i “dhembte” nė mendje. Frenk ndihej keq qė gjatė aktit tė lindjes tė gjithė ishin tė interesuar pėr tė shpėtuar tė ėmėn, duke e lėnė atė mėnjanė. Ajo ishte mė e rėndėsishmja. Dhe hija e saj imponuese e shoqėroi Frenk pėrgjatė gjithė viteve tė rinisė dhe tė burrėrisė. Dolly ishte njė krijesė e paparashikueshme, vullkanike, njė grua qė ishte e aftė tė dashuronte dhe tė urrente nė ekstrem. E megjithatė e vėrteta ėshtė se personaliteti i Dolly-t ishte i njėjtė me atė tė tė birit, Frenk. Dolly nė fakt nuk ishte emri i saj i vėrtetė, por njė nofkė qė ia kishin vėnė nė fėmijėri, pasi kishte qenė me tė vėrtetė njė fėmijė shumė i bukur, i kėndshėm dhe mjaft i zgjuar. Ajo kishte njė aftėsi tė lindur pėr gjuhėt e huaja dhe ishte shumė ambicioze. Por mister ka mbetur lidhja e saj me Marti Sinatrėn, njė njeri me njė natyrė tė butė dhe tė mirė, por i paaftė pėr jetėn. Ai kishte njė dukje tė ashpėr, me trupin e mbushur me tatuazhe, por brenda ishte shumė i butė dhe i brishtė. Ishte astmatik dhe i paarsimuar dhe nuk fliste kurrė shumė. Frenk mbante mend nga fėmijėria, kur prindėrit qė ndodheshin nė dhomėn tjetėr, flisnin me zė tė lartė mes tyre, ose mė mirė e ėma bėrtiste, sepse tė atit nuk i ndihej zėri. I ati, Marti, ishte nga Sicilia, ndėrsa njerėzit e Dolly-t vinin nga Italia e Veriut, Xhenova. Kjo dasi gjeografike e bėnte edhe mė tė vėshtirė pėr tė tjerėt qė tė kuptonin se cila ishte arsyeja e vėrtetė qė i kishte bėrė kėta njerėz bashkė. A mos vallė Marti kishte njė sharm tė parezistueshėm qė tė bėnte njė 16-vjeēare t’i binte te kėmbėt? Pas ardhjes sė Frenk nė jetė, ēifti nuk bėri mė fėmijė, ndoshta sepse lindja e Frenk ishte dramatike dhe e kishte dėmtuar rėndė tė ėmėn. Ose ndoshta Dolly vetė nuk donte qė tė pėrsėriste tė njėjtėn dramė me ndonjė fėmijė tjetėr. Por ajo u shpėrblye pėr traumėn e saj nė shumė mėnyra. Ajo zgjodhi qė tė bėhej mamķ dhe mbi tė gjitha tė merrej me abortet qė ishin tė paligjshme nė atė kohė dhe pėr kėtė pati edhe njė histori akuzash. Por duket se Dolly ishte shumė e qartė nė biznesin qė bėnte dhe falė gjuhėve tė huaja qė fliste pati mjaft klientė, veēanėrisht nga emigrantėt e huaj qė hynin nė atė kohė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Puna e saj e ēoi nė vėmendjen e politikanėve tė Partisė Demokrate tė distriktit nė tė cilin jetonte. Tė befasuar nga forca e personalitetit tė saj, ata e panė si njė lidere tė mundshme dhe madje tė suksesshme tė komunitetit. Shumė shpejt ajo u pėrfshi nė politikė, duke pėrfaqėsuar ēėshtje tė ndryshme me raste fushatash, ndėrkohė qė bėnte edhe punėn e vet si mamķ. Dolly kishte njė temperament politikaneje, ishte e palodhur, energjike, nuk para reflektonte shumė pėr atė qė bėnte dhe atė qė thoshte. Pėr sa i pėrket tė birit, Frenk, ajo herė i kushtonte shumė vėmendje, e herė pak. Nė fakt kishte dashur qė ai tė ishte vajzė dhe pėr kėtė arsye, kur Frenk ishte i vogėl, e vishte me rroba rozė. Fėmija ishte shumė i gjallė, tamam si nėna e tij. Por Dolly ishte njė njeri qė nuk e kishte problem tė ushtronte dhunė, ndaj jo rrallė e rrihte tė birin me njė shkop dhe nė ato kohė e rrahura njihej si njė mjet shumė i mirė disiplinimi. Frenk, herė i rrethuar nga njė vėmendje e madhe, por mė sė shumti i braktisur, madje edhe i keqtrajtuar fizikisht, u rrit duke vuajtur pafundėsisht nevojėn e pranisė sė nėnės, vuajti vetminė dhe kaloi disa cikle depresioni. Ai mėsoi gjatė kėsaj kohe qė tė mos i besonte askujt, veēanėrisht tė ėmės. Edhe nė marrėdhėniet e tij me femrat ai tentonte qė tė dėnonte tė ėmėn, duke u treguar shpesh i ftohtė, i rrėshqitshėm dhe jo shumė xhentil. Sinatra ishte djalė i vetėm dhe i tillė u rrit. Ekzistonte njė thashethem, sipas tė cilit Sinatra ende luante me kukulla deri nė moshėn 12-vjeēare. Nė kėtė moshė ai dėshpėrimisht kėrkonte tė ishte pjesė e ndonjė grupi djemsh, ēfarėdolloj grupi qė tė ishte. Ai i pėrdorte paratė e xhepit qė ia jepte e ėma pėr tė “blerė” shoqėrinė. Me kėto para ai i qeraste shokėt pėr ta pranuar nė grupet e tyre. E megjithatė atė e tallnin shpesh pėr veshjen, pėr faktin qė ishte shumė emocional dhe qė ishte disi i ēuditshėm. Nė fakt Frenk ishte emocional, siē do tė vazhdonte edhe gjatė tėrė jetės sė tij. E megjithatė ai vazhdimisht kishte atė ndjesinė se ishte njė njeri i veēantė. Ishte njė ndjesi qė e kishte trashėguar nga e ėma, njė vetėdije e brendshme qė e shoqėronte gjithmonė. Ajo donte dhe pretendonte pushtet dhe para. I tillė ishte edhe i biri. Frenk mund ta ketė pasur tė vėshtirė komunikimin me tė ėmėn, por ai ishte shumė i qartė dhe i prerė kur ishte fjala pėr jetėn e tij dhe pėrfitimet qė merrte nga kjo jetė. Ndėrsa ai rritej edhe familja ishte duke e pėrmirėsuar situatėn financiare. Prindėrit e tij blenė njė lokal dhe aty ajo pėrdorte lidhjet e saj politike pėr t’i gjetur tė shoqit njė punė nė zyrėn lokale tė zjarrfikėsve. Pėr Dolly Sinatrėn nuk ekzistonte fjala “jo”. Kjo bėri qė ajo tė arrinte atė qė donte dhe ta fuste tė shoqin nė njė punė, qė nė atė kohė ishte shumė mirė e paguar. Me shtimin e tė ardhurave ata mund tė pėrballonin tani njė jetė mė tė mirė se mė parė, me mė shumė komoditete. Dhe nė lagjen ku familjet zakonisht flinin tė gjitha nė njė dhomė tė vetme, Frenk kishte jo vetėm dhomėn e tij, por edhe tė gjitha gjėrat me tė cilat luanin dhe kishin nė pronėsi fėmijėt e pasur. Dhe objekti mė i rėndėsishėm i luksit ishte radioja. Radioja ishte mikja mė e mirė e Frenk, qė e shoqėronte gjatė netėve tė vetmisė dhe mbi tė gjitha pėrmes saj ai u fut edhe nė botėn e muzikės. Atėherė ai dėshironte qė tė bėhej kėngėtar. Ndėrsa kalonte nė moshėn e adoleshencės, Frenk e kuptonte se sa shumė i ndjeshėm qė ishte, madje kjo krahasimisht me djemtė e tjerė. Nė mendjen e tij dhe nė zemėr hynin e dilnin pafundėsisht emocione. Atij i vinte turp nga ndjesi tė tilla tė holla, duke i cilėsuar ato si pjesė tė botės femėrore, ndaj kėtė pjesė tė mrekullueshme tė vetes ai e mbante gjithnjė tė kyēur thellė. Me kėto ide ai e braktisi shkollėn kur ishte 16 vjeē. Dolly, qė ėndėrronte qė i biri do tė bėhej njė mjek, apo inxhinier, u inatos shumė dhe ia pėrplasi tė birit nė fytyrė. Nė kėto rrethana ajo shkoi te njė miku i saj gazetar dhe iu lut qė t’i gjente tė birit njė punė nė “Jersey Observer”. Frenk mori njė punė, por as ai as e ėma nuk ishin tė kėnaqur. Frenk vetė e imagjinonte veten sigazetar sportiv dhe njė ditė ai zėvendėsoi njė gazetar, i cili kishte humbur jetėn nė njė aksident automobilistik. Gjatė asaj kohe, edhe pse nuk pati sukses nė gazetari, ai ishte njė djalė me njė pamje tė bukur dhe vishej mirė. Pavarėsisht ēfarė punėsh bėnte ditėn, nė mbrėmje ai kėndonte nė shkollėn e dancit, nė klube tė ndryshme dhe taverna. Dolly, nga ana tjetėr, e ndihmonte me kontaktet qė kishte. Me kalimin e kohės prindėrit u bindėn qė i biri i tyre ishte i prerė pėr karrierėn e kėngėtarit. Ndaj i blenė njė mikrofon shumė tė shtrenjtė pėr kohėn, qė kushtonte 65 dollarė. Kėtu filloi edhe ngjitja e tij drejt biznesit dhe artit tė tė kėnduarit. E ėma e ndihmoi me njohjet e saj qė i biri tė kėndonte nėpėr vende tė rėndėsishme dhe lokale tė shtrenjta. Gjithmonė kur Frenkit i duhej ndonjė gjė, ishte e ėma qė ia zgjidhte problemin nė mėnyrėn e saj shumė kėmbėngulėse, shpesh tė zhurmshme, por gjithnjė tė suksesshme. Me kalimin e mbrėmjeve zėri i Frenk u bė mė i kėrkuari nė tė gjitha lokalet. Ai ishte njė zė i ngrohtė, melodioz, qė tė emociononte dhe qė e shndėrronte njė kėngė nė njė magji tė vėrtetė. Befas u vu nė qendėr tė vėmendjes dhe nisi tė ketė edhe marrėdhėnie me shumė vajza, njė pjesė e tė cilave nga familje tė rėndėsishme.

Frenk ishte njė pėrzierje e jashtėzakonshme e talentit me fizikun dhe mėnyrėn e tė sjellurit. Tė gjitha kėto, donte apo nuk donte, i kishte trashėguar nga e ėma, e cila vazhdimisht edhe kur ai arriti majat mė tė larta tė suksesit e vėzhgonte dhe i ndėrhynte. Madje pėr shumė kohė ajo ngulmoi qė i biri tė ndryshonte emrin shumė italian dhe tė merrte njė tjetėr mė amerikan, qė do t’i siguronte mė shumė sukses. Pėr shkak tė dominimit tė sė ėmės dhe natyrės sė saj shumė tė rreptė, Frenk tentonte gjithmonė qė tė lidhej me njerėz me karakter tė fortė. Ndėrkohė e ėma ishte i vetmi person qė ai kishte me tė vėrtetė frikė dhe frika e brendshme ishte njė nga pikat mė delikate tė karakterit tė tij. Dhe ndoshta kjo lloj lidhjeje bėri qė edhe marrėdhėniet e tij me femrat tė ishin shpesh tė dėshpėruara, tė dėshtuara, marrėdhėnie qė shumė shpesh e depresiononin dhe e linin me zemėr tė thyer. Nensi ishte gruaja e parė e Frenkut, njė vajzė e zakonshme, tė cilėn ai e deshi dhe me tė cilėn qėndroi i martuar deri ditėn kur e la pėr tė mrekullueshmen Ava Gardner. Me Nensin kishte 3 fėmijė. Por edhe pėr kėtė lidhje, si pėr tė gjitha tė tjerat, Frenkut i duhej aprovimi i sė ėmės. Dhe kėshtu vazhdoi ai edhe nė vitet nė vijim, me lidhjen qė nisi me njė dramė dhe vazhdoi po me njė dramė nė jetėt e tė dyve.(Shqip)


 
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.