Forumi Horizont Gjithsej 51 faqe: « E parė ... « 41 42 43 44 45 46 47 48 49 [50] 51 »
Trego 51 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- A duhen lejuar komentet neper gazetat online ? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18707)


Postuar nga robert datė 10 Janar 2013 - 18:24:

Duke lexuar komentin e SHKODRES mbi denimin e gazetave, mu kujtua rasti i para disa ditesh me kolegun tim te punes, po ashtu pjatalares si une, indian. Gjynaf, i thashe une, ajo goca qe e perdhunuan para disa ditesh ata 6 indianet, vdiq ne spital. Hee, me tha, tani keta kriminele duhet te marrin denimin me vdekje!
Vertet, e gjithe India kerkon tani denimin me vdekje. Mirpo, po mendoja une nderkohe, nese keta marrin denimin me vdekje, po ai qe perdhunon nje femije, c'denim do marri? Apo ai qe perdhunon femijen dhe e vret? I bie te kete nje denim me te eger se ai me vdekje.
Keshtu kjo puna e gjykimeve emocionale-shoujane; si dhe e SHkodres ketu, i cili duket nuk i ka lexuar disa komente, qe bukur sqarojne se eshte veshtire kategorizimi i ofendimit dhe shpifjes. Per kete i kujtoj gazeten sensacionale BILD, e cila pas shum e shume gjyqeve, ia ka marre doren sesancioneve (shpifjeve), duke u vene titujve nga nje pikpyetje ne fund. Pra, eshte e kote te harxhohet gjithe ajo kohe, leter, nenpunes per tu marre me formatimin e censurimit. Lerini batakcinjte ta shfryjne dufin, se dufi i tyre nevrastenik eshte si thesi i care, mbaron shpejt.
Eshte e vertete se shpifja mund te demtoje dike mjaft, si tek tregimi aq i mrekullueshem i Mark Tuenit: "Kandidatura per President", ashtu sic (ne nuk e dime sakte) ne rastin e para 1 viti me kandidatin francez per kryetar te bankes boterore (apo europiane me duket), ku tani eshte ish ministrja franceze.
Mirpo, per fat, po kalojme nje kohe e po mesohemi me sensacionet dhe shpifjet apo gjysem te vertetat, keshtu vlera e tyre ka rene e do bjere me shume ne te ardhmen. Perhere e me teper do jene faktet ato qe do vendosin.


  Gjithsej 51 faqe: « E parė ... « 41 42 43 44 45 46 47 48 49 [50] 51 »
Trego 51 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.