Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 6 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Prezenca e ish-presidentit serb ne konferencen a PS-te ne shkoder?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18734)


Postuar nga kurt datė 25 Prill 2013 - 14:21:

Prezenca e ish-presidentit serb ne konferencen a PS-te ne shkoder??

Lajm i vjeter noshta por une sa a pashe! Paska bere buje te madhe ne internet dhe patriotat shqiptar tani jane mese te bindur qe PS eshte tradhtare ndaj kombit shqiptar.

Si e shpjegoni ju kte rast, pranin e nje presidenti serb ne shkoder?!

Majko “mbron” praninė e Tadiēit nė Shkodėr: Tradhtia s’bėhet nė publik

Nga: DARINA TANUSHI


TIRANE - Ish-kryeministri Pandeli Majko, nuk e ka quajtur “tradhti” tė PS-sė ndaj ēėshtjes kombėtare faktin qė ish-Presidenti i Serbisė, Boris Tadiē ishte i pranishėm nė Konferencėn e fundit tė PSE-sė, nė Shkodėr. Nė pėrgjigje tė njė prej miqve tė tij, nė rrjetin social “Facebook”, i cili e pyet se: “Ku janė pikėtakimet e tė majtės shqiptare me tė djathtėn e Serbisė, tė pėrfaqėsuar nga Tadiē”, Majko shprehet se: “Sipas meje, nuk ka ‘pikėtakime’, pasi Serbia nga 1999-ta nuk ėshtė mė fqinj me Shqipėrinė. Nuk i druhem asnjė serbi. Tradhtitė nuk lindin nga takime publike”.

Njė tjetėr koment ka pasuar tė parin, ku njė tjetėr prej miqve nė “Facebook” ka komentuar duke thėnė se: “Tradhtitė manifestohen nėpėr takime publike. Kjo po dėshmon se PS-ja nuk ka simpati nė Kosovė”. Por, edhe kėtij komenti, Majko i ėshtė pėrgjigjur: “Kėto janė dėngla! Ke ngatėrruar faqe pėr tė gjetur ‘tradhtarė’!”. Biseduesit nė “Facebook” kanė dashur tė dinė mė tej, pėr “pikėtakimet programore” tė PS-sė dhe tė djathtės serbe. Por, Majko ka sqaruar sėrish duke thėnė se: “Ēfarė ‘programi’ mund tė na bashkojė ne socialistėt shqiptarė me serbėt!? Kushdo parti shqiptare dhe serbe, tė majta apo tė djathta,
janė tė qarta pėrballė njėra-tjetrės”. “E kaluara, Kosova, Presheva, janė njė realitet therės dhe ēdo ‘program’ i majtė apo i djathtė nuk ka kuptim pėrballė tyre. Si duhet ta gjykoj ēėshtjen e Preshevės, ‘tė majtė’ apo ‘tė djathtė’!?... Ajo qė po ndodh sipas meje, ėshtė komunikimi dhe kaq! Ju jap tė drejtė nė shqetėsimin tuaj, por tradhtitė e kaluara ndaj ēėshtjes shqiptare nuk kanė qenė ‘tė majta’ apo tė ‘djathta’ si pikė takimesh ideologjike. Ishin thjesht tradhti dhe kaq! Dhe nuk parandiej asgjė siē thoni”, komenton mė tej, Majko. “Nuk e takova, Tadiēin, por kjo nuk mė bėn patriot! Apo jo!?”, sqaron ai mė tej, duke bėrė tė ditur se mes tij dhe Boris Tadiē nuk ka pasur asnjė kontakt gjatė konferencės nė Shkodėr.

Nė njė tjetėr moment, duke folur edhe pėr marrėveshjen Serbi-Kosovė, Majko shprehet se: “Me serbėt i bindem veē disiplinės sė kombit tim”. Ai shprehet se Shqipėria dhe Kosova nuk ndahen, sepse sipas tij, “nuk ndahen ato qė lindin bashkė”. Edhe kryetari i PS-sė, Edi Rama e preku, gjatė shpalosjes sė programit tė PS-sė nė Prishtinė, njė javė mė parė, se nė Kosovė ekziston njė opinion jo fort pozitiv pėr PS-nė, ndėrsa Sali Berisha herė-herė ngatėrrohet me Skėnderbeun. Por, mė tej, Rama ka kujtuar mbėshtetjen qė PS-ja i ka dhėnė ēėshtjes sė Kosovės qė nė kohėn e luftės sė UĒK-sė, ndėrkohė qė Berisha ndihmonte me karburant makinerinė e Millosheviēit, kundėr kosovarėve. Rama ka pėrmendur edhe ndihmėn qė ka dhėnė qeveria socialiste shqiptare nė kohėn e krizės humanitare, kur kryeministėr ishte vetė Pandeli Majko.


  Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 6 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.