Forumi Horizont Gjithsej 213 faqe: « E parė ... « 94 95 96 97 98 99 100 101 102 [103] 104 105 106 107 108 109 110 111 112 » ... E fundit »
Trego 213 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Kuriozitete mjekesore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2834)


Postuar nga NS-6 datė 17 Korrik 2006 - 00:00:

skizofrenija me shume si semundje e zhvillimit te neuroneve

Cod. B17072006

Ne fakt edhe tek skizofrenija ka teori qe dopamina nderhyn ne proceset qe shkaktojne kete semundje por me shume ne dite te sotme skizofrenija shihet si nje semundje e zhvillimit neural se sa nje semundje degjenerative dhe kete gje e konfirmojne edhe analizat e bera neper autopsi.
Jane disa ilace qe veprojne mbi receptoret dopaminegjik si psh bromokriptina (analog i dopamines qe gjen perdorim edhe ne rastin e prolaktinomes ne hipofize) dhe shkaktojne gjendje te ngjashme me skizofrenine,ashtu sic ka edhe ilace qe veprojne ne drejtim te kundert (te ulin perqendrimin e dopamines) qe i kontrollojne shenjat,por duhet te kemi parasysh qe keto do veprojne ne ato zona qe ka perqendrimin me te madh te neuroneve dopaminergjik si psh ne berthamat e bazes (berthama striatale),substanca e zeze dhe berthama te tjera. Me pak fjale ne 3 rruget kryesore te neuroneve dopaminergjik.
Po ashtu mund te themi qe te gjitha ilacet qe veprojne kundra skizofrenise kane si shenjester zonat me perqendrim me te madh te ketyre receptoreve (kryesisht shenjester jane ato D2) zona frontale nuk eshte qe ka nje perqendrim shume te madh te ketyre neuroneve dopaminergjik (gjithsesi ka,bazuar ne ato qe nxjerr tomografia me pozitrone, PET) ose receptoreve D2...
Bazuar ne keto qe thashe me siper nuk mendoj se ka nje lidhje te madhe me skizofrenine. Por ne te njejten kohe nuk jam ne gjendje ta perjashtoj ne menyre definitive duke qene se format e skizofrenise jane mjaft te ndryshme...

per me teper mbi skizofrenine:
-skizofrenia (Cod. A 06082006)
-apoptoza,migrimi qelizor dhe limitet e organeve (Cod. A 29052006)
-


  Gjithsej 213 faqe: « E parė ... « 94 95 96 97 98 99 100 101 102 [103] 104 105 106 107 108 109 110 111 112 » ... E fundit »
Trego 213 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.